Tragjedia e Grehotit ---Nga cikli: Historia e Luftës Civile

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Grehoti është një fshat i Gjirokastrës ku më 14 shtator 1943 ndodhi një tragjedi e cila ka hyrë në histori. Aty u vra komandanti i Ballit Kombëtar Hysni Lepenica së bashku me 35 komandantë çetash të krahinave të jugut. Ishte kjo një humbje e rëndë për Ballin Kombëtar i cili deri në atë moment kishte patur superioritet ushtarak në zonat e jugut si Vlorë, Gjirokastër etj. Tragjedia e Grehotit erdhi si pasojë e një intrige të komunistëve, midis të cilëve Bedri Spahiu, i cili para se të bëhej komunist kishte veshur këmishën e zezë të fashizmit dhe njihej mirë me autoritetet italiane dhe me gjeneralin Kilimeno i cili urdhëroi këtë masakër.

Ja si e përshkruan Petrit Velaj këtë ngjarje në librin e tij "Një dritare burgu":

"Me kapitullimin e Italise fashiste dhe ardhjen e gjermaneve naziste, komandanti Hysni Lepenica i udhezuar nga Komiteti Qendror i Ballit Kombetar, shkoi ne Grehot, ku ishte Divizioni italian "Ferrara" per te marre ne dorezim armet. Italianet kishin rene dakort qe te nesermen, rreth ores 11, do te behej dorezimi i armatimeve e municioneve. Por me pare se koha e caktuar, fshehurazi inkonjito, atje kishin shkuar Bedri Spahiu e Shemsi Totozani, si dhe Beso Gega. Pabesisht ata bien dakort me italianet per te asgjesuar kreun ushtarak te Ballit Kombetar, zotin Hysni Lepenica, i cili ndodhej ne porte. Pas krismes qe u degjua ne drejtim te rojeve italiane u dha urdher te qellohej dhe keshtu filloi lufta e Grehotit. Vrasja e Hysni Lepenices ishte zi kombetare per te gjthe nacionalistet e krahinave. Ne perpjekje me ushtaret italiane, te cilet ishin futur neper transhe, mbeti e vrare gjithe çeta e Hysni Lepenices. Njeri u kap rob. Gjalle mbeten vetem tre. Sot rron Sadik Sinani, ne Lepenice, si nje deshmimtar i gjalle i luftes se pabese te Grehotit. Ai me ka thene se, ne ate beteje u vrane me shume se 150 italiane. Nga luftetaret e cetes se Hysni Lepenices, e cila perbehej me kreret e shume cetave te Ballit Kombetar dhe kishte emrin "Shqiponja", u vrane rreth 36 vete. Lufta u be ne kushtet e erresires, pasi ishte mbasdite. Hataja e Grehotit eshte e mbeshtjelle me nje mister dhe eshte kthyer ne legjende."

Edhe Agim Musta ne librin e tij "Gjëmat e komunizmit në Shqipëri"* konfirmon se intriga për vrasjen e Hysni Lepenicës u përgatit nga Bedri Saphiu, Shemsi Totozani por edhe nga Shefqet Peçi.

Por kush ishte Hysni Lepenica?

Hysni Lepenica ishte një nga firmëtarët e Marrëveshjes së Mukjes dhe komandant i forcave të Ballit Kombëtar për qarkun e Vlorës. Kishte zhvilluar disa beteja të suksesshme kundër italianëve ku mund të përmenden Lufta e Gjormit ku morën pjesë 1600 veta nga Balli dhe që zgjati 36 orë (nga 28 dhjetori 1942 deri më 1 janar 1943), Lufta e Greshicës (5 shkurt 1943), Lufta e Ruzhdijes së bashku me çetat Ballit Kombëtar të Mallakastrës etj.
Në lidhje me Luftën e Gjormit që më vonë u përvetësua paturpësisht nga komunistët, Prof. Abas Ermenji në librin "Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë", shkruan:
"Deri n'atë kohë, ndonëse kishte disa çeta komuniste aty-këtu, pothuajse e tërë masa fshatare e malësore e Shqipërisë së jugës ishte ndën drejtimin e Ballit Kombëtar. Italianët me qeverinë kukëll të Mustafa Krujës, kur panë se politika e këtij për afrimin e rrymavet nacionaliste dështoi, vendosën të bënin një operacion të gjerë në jugë për të shtypur bërthamat e qëndresës. Për këtë qëllim dërguan në Vlorë dhe në Berat, dy bazat ngaha do të nisej operacioni, fuqi të mëdha të përbëra prej Italianësh dhe merçenarësh të rekrutuar si milici fashiste në disa malësi të veriut. Nga Vlora fuqitë fashiste u nisën për operacion në drejtim të Mesaplikut. Por tek Ura e Gjormit i priste kumandanti i çetavet të Ballit Kombëtar t'asaj krahine, Hysni Lepenica, i cili i goditi më 1 Jenar 1943, i shpartalloi dhe i bëri të këthehëshin në Vlorë. N'atë betejë mbeti i vrarë edhe kumandari italian i operacionit, kolonel Clementis."**

Tragjedia e Grehotit ngjau vetëm një muaj pas marrëveshjes së Mukjes, në një kohë që komunistët ende nuk e kishin shpallur hapur prishjen e marrëveshjes, por kishin marrë në fshehtësi udhëzimet për hapjen e Luftës Civile. Grehoti ishte një goditje e rëndë për Ballin Kombëtar pasojat e së cilës ishin fatale sepse shënuan humbjen e superioritetit ushtarak të kësaj organizate në jug të Shqipërisë. Grehoti ishte edhe një humbje e madhe për nacionalizmin shqiptar që humbi bijtë e tij më të mirë, si edhe një humbje e tmerrshme për Shqipërinë e cila tashmë po futej në rrugën e errët të sundimit komunist.



* Agim Musta, "Gjëmat e komunizmit në Shqipëri", Geer, Tiranë 2001, ISBN: 99927-753-8-6, fq. 24
** Abas Ermenji, "Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë", botimi i parë nga Komiteti Kombëtar Demokrat "Shqipëria e Lirë", Paris 1968. Botimi i dytë nga shtëpia botuese اabej Tiranë 1996, fq. 493.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top