Tragjedi në Durrës, zjarri u merr jetën trenjakëve të mitur

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Tragjedi në Durrës, zjarri u merr jetën trenjakëve të mitur

Një tragjedi ndodhi në Romanat të Durrësit. Tre fëmijë trinjakë, tre vjeçarë, humbën jetën si pasojë e asfiksisë, nga një zjarr që përfshiu banesën e tyre.

Vëllezërit trinjakë të familjes Konçi ishin të vetëm në shtëpi rreth orës 17:30 minuta të pasdites. E ëma i kishte mbyllur në banesë dhe kishte shkuar në shkollën e fshatit për të marrë vajzat më të mëdha në moshë.

Fëmijët ishin duke luajtur me njëri-tjetrin me shkrepëse dhe zjarri përfshiu fillimisht divanet e shtëpisë dhe më pas perdet.

Gazrat e shumtë që u çliruan nga orenditë e vjetra shtëpiake nuk i kanë dhënë mundësi që fëmijët të merrnin oksigjenin e duhur.

Të miturit nuk kanë patur as mundësi që të hapnin dritaret. Një gjë të tillë është përpjekur të bëjë e ëma dhe fqinjët pasi kanë parë banesën në flakë, por nuk ja kanë dalë dot. Dera kryesore e banesës nuk mund të hapej për shkak të vakumit të krijuar nga zjarri.

As zjarrfikëset nuk mundën dot të ndërhynin në kohë. Kur ata mbërritën nxorën nga banesa vetëm trupat pa jetë të fëmijëve. I ati i fëmijëve punonte disa kilometra më tej Romanatit në një firmë private.

Një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga loja e fëmijëve.

Familja Koçi kishte 5 fëmijë, dy vajza dhe trinjakët që humbën jetën pasditen e së mërkurës. Trupat e tyre pajetë u morën nga morgu i spitalit të Durrësit, në orët e para të së enjtes nga familjarët.

/ Top Channel

1505929152_durres1.jpg


1505929166_durres2.jpg


1505929180_durres4.jpg
 
A sa keq me erdhi,rast vertet i rend pet ate familje ...kur ta kujtosh ata engjuj pa asnje faj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top