Tragjedi kosovare ne kufirin serbo-hungarez?

elbruna

Anëtar i Respektuar
16 qytetare nga Kosova jane regjistruar si te zhdukur ne lumin Tisa qe ndan Serbine me Hungarine.

Lajmi i shperndare nga media te ndryshme eshte konfirmuar sot edhe nga Ministria e Jashtme e Kosoves.

Nje 29-vjec ka shpetuar bashke me dy femijet, ndersa bashkeshortja e tij rezulton e mbytur.

Rama tha se aksidenti ka ndodhur naten e 16 tetorit, mes ores 22:00 dhe 24:00.

Ne Ministrine e Jashtme nuk jepen te dhena rreth rastit, por konfirmohet se ka kontakte te rregullta me zyrtaret hungareze.
TCH
 
15 shtetas të Kosovës dyshohet të jenë mbytur në lumin Tisa
Një varkë me shtetas të Kosovës, në të cilën udhëtonin të paktën 15 persona, është mbytur në ujërat e lumit Tisa, afër brezit kufitar Serbi- Hungari.

Ky lajm tragjik është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, zyrtarë të së cilës pritet të udhëtojnë drejtë Hungarisë.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur një javë më parë, ende nuk dihet saktësisht numrin i viktimave. Media hungareze deri më tani raportojnë se nga kjo tragjedi kanë mbijetuar vetëm tre persona.

Siç mëson agjencia e lajmeve INA të mbijetuarit janë, Blerim Ramaj, bashkë me dy fëmijët e tij Erilden, tre vjeçe dhe djalin Rendi, afër dy vjeç.

Ramaj ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur natën e 16 tetorit, rreth orës 23:00. Ai i tronditur nuk ka mundur të jap më shumë detaje rreth rastit, duke treguar se nuk di akoma asgjë as për fatin e bashkëshortes së tij, Elvira Jaha, 23 vjeçe.

Deri më tani akoma nuk bëhet të ditura detajet. Dyshohet se viktimat e kësaj tragjedie po tentonin për të emigruar në vendet të Bashkimit Evropian.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka vendosur kontaktet me organet hungareze dhe në koordinim thuhet se janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit. /INA/
 
Tragjedi e madhe. Deri kur keshtu, ne ne ikje..................:lexim::lexim:
 
Akoma pa te dhena te plota rreth tragjedise se shqiptareve ne lumin TISA. Nje gje dihet se jane ne kerkim 4 shqiptare nga Kosova. Gjithashtu dyshohet se kontrabandistet i kan detyruar ne mbytje personat duke i hudhur nga anija ne nje lum te thelle rreth 15 metra.

Nje pjese mjafte e madhe e fajit per mendimin tim i shkon edhe vet familjareve qe kan rrezikuar ne nje menyre te tille. Nuk ndermerret nje aventure e tille me femije.

Megjithate institucionet tona akoma nuk caktuan nje dite zije. Eshte kohe fushate. :lexim:
 
edhe mua mu duk e qudtitshme se si ka mundur nje BABA ose nje BURR ti marr femi e grua ne nje udhtim te till , kur e din qe me anije edhe po te shkosh legal , eshte e rrezikshme plus ktu ilegalisht pa logjik me duken , edhe shum e dhimshme .

Ngushllime Familjarve .
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top