TRADHETIA: 5 deputet të PD kalojnë së shpejti me Edi Ramën

legjenda

Tetova
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dha një mesazh të qartë se mazhoranca po tenton të korruptojë deputetë të veçantë të opozitës për të siguruar votat e nevojshme për të kaluar reformën në drejtësi. Në një intervistë për të përditshmen “Panorama”, presidenti Nishani flet për një skenar ky po synohet të anashkalohet opozita.
“Me shqetësim po shoh se ka një skenar për të bërë ndryshime kushtetuese vetëm me votat e mazhorancës. Por votat maxhoranca nuk i ka. Atëherë ku do të gjenden votat e tjera që kjo të bëhet fakt i kryer? Do të merren nga deputetë të veçantë të opozitës? Si do të merren? Përmes korruptimit të tyre? A mund të shërohet sistemi i drejtësisë me një proces që themelohet përmes korrupsionit?
Pra, kushdo që na thotë se kjo nuk është një reformë politike, por çështje ekspertësh, në të vërtetë nuk do që kjo reformë të ecë përpara dhe të realizohet”, deklaroi Nishani.
Nga mazhoranca, ose më saktë nga ajo pjesë që drejtohet nga Edi Rama, janë dhënë sinjale për një tentativë të tillë. Thuhet se disa deputetë të veçantë janë kontaktuar nga ndërmjetës pranë Ramës, për të dhënë votën e tyre në këmbim të favoreve të fshehta që mund të ofrojë pushteti. Flitet gjithashtu se diçka mund të ndryshojë edhe në Partinë Republikane, pasi kryetari i saj Fatmir Mediu mund të tërhiqet nga posti për arsye familjare. Këtë ndryshim, Rama po e pret me interes pasi shpreson që votat e dy deputetëve republikanë të kalojnë brenda gardhit të tij.
Duke llogaritur këto vota, por edhe ato të ndonjë deputeti tjetër opozitar, bashkë me ato të grupimit çam të Idrizit dhe deputetes Mesila Doda, kryeministri mund të ketë bërë kalkulime që i sigurojnë numrat e duhur për të bërë ndryshimet kushtetuese pa përfillur opozitën.
Këto tentativa për të kapërcyer opozitën zyrtare të vendit, nuk është se po bëhen për herë të parë. Edhe më parë, në raste të ngjashme, kur mazhoranca ka qenë në zgrip të numrave, peshkimi në grupin opozitar ka qenë një sport i preferuar. Të paktën në “tregun çam” ka patur sukses në pazaret e saj.
Nëse edhe këtë herë, Rama do të provojë këtë manovër, mund të arrijë numrat por me siguri do të provokojë një tension të madh. Shmangia e opozitës mund të provokojë një konflikt të ashpër politik, që edhe në kushtet e sotme është në prag shpërthimi.
Me siguri, mesazhi i presidentin Nishani ka qenë një paralajmërim në këtë drejtim. Dhe ndoshta për këtë arsye, menjëherë pas deklaratës së tij, ambasadori i SHBA, Donald Lu, i cili ka marrë përsipër negocimin e reformës në drejtësi, shkoi në Presidencë për një takim mbi një orë me kreun e shtetit.
← Ky amerikan e do shokun dhe e respekton… duke i kënaqur nënën me seks
Screen-Shot-2016-01-11-at-8.05.55-PM.png
http://opozita.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top