"Tornado" ne Tirane, permbyten shtepi e makina

Зngjεll

___________
"Tornado" ne Tirane, permbyten shtepi e makina
Nga: L.Ndoka
E Enjte, 02 Korrik 2009


20090702053234_artikull.jpg

Dhjetera makina te demtuara, shtepi, por edhe peme jane permbytur dhe rrezuar dje si pasoje e shirave te rrembyeshem, te pazakonte per vendin tone me klime mesdhetare. Me shume, pasoja te tilla te ngjajne me ato qe shkaktojne "Tornadot" apo uraganet (ne rastin me te keq) te pranishme ne Shtetet e Amerikes. Ndersa per vendin tone, fenomene te tilla jane pothuaj te panjohura, te pakten ne masen e djeshme.

Makinat

Me problematike, gjendja eshte paraqitur ne "Rrugen e Elbasanit". Me shume se 26 makina jane permbytur ne garazhin qe gjendet ngjitur me parkun e madh te lojerave. Makinat jane zhytur teresisht ne uje, pas renies se reshjeve te dendura per rreth nje ore pa pushim, duke i bere ato tashme te paperdorshme. Shumica e makinave te parkuara prane kendit te lojerave, tek "Rruga e Elbasanit" kane qene luksoze, por gjithcka eshte demtuar tashme. Aktualisht mesohet se forcat e repartit zjarrfikes te kryeqytetit po punojne intensivisht per largimin e ujit, duke perdorur pompa thithese. Deme te medha jane bere edhe ne rrugen kryesore te kesaj zone. Nje peme eshte rrezuar ne mes te rruges, ndersa asfalti eshte mbuluar me uje. Kjo ka krijuar nje kaos te madh ne trafik, pasi makinat nuk kalonin dot nese nuk "shtyheshin". Nga ana tjeter, pusetat nuk arrinin te thithnin ujin qe ndodhen mbi siperfaqen e asfaltit, per shkak se ishin mbushur me mbeturina.

Zonat e permbytura

Jane dashur vetem pak minuta shi dhe qendra e Tiranes, por edhe zonat periferike te kryeqytetit, te permbyten. Ne vetem pak minuta, reshjet e shiut rrezikuan seriozisht bizneset dhe shtepite e banoreve te zonave te ndryshme dhe nese ato do te kishin rene per me shume se nje ore, pasojat mund te ishin te paimagjinueshme. Pervec "Rruges se Elbasanit", edhe ne rrugen "Karl Gega", ne periferi te Tiranes disa banesa jane permbytur, nderkohe qe jane rrezikuar dhe disa femije, te cilet jane shpetuar fale nderhyrjes se uniformave blu. Shirat e rrembyeshem kane krijuar probleme dhe ne lagjet e reja te Tiranes, ku me te dukshme ato kane qene ne zonen "Komuna e Parisit", apo dhe ne "Unazen e Re". Permbytje jane regjistruar edhe ne rruget e zones se "Don Boskos", rrugen "Jordan Misja", ne zonen e "Porcelanit", etj. Nga te dhenat e para mesohet se jane regjistruar deme te konsiderueshme materiale, megjithate nje bilanc me i qarte do te mund te publikohet gjate dites se sotme.

Reagon bashkia e Tiranes: "Shkak i permbytjeve, kolektoret e tejmbushur"

Bashkia e Tiranes reagoi sot pasdite, ndaj permbytjeve te oreve te fundit ne kryeqytet, duke fajesuar per situaten gjendjen e kolektoreve qe punojne me kapacitete minimale. "Problemi me i madh ne kete moment ne Tirane jane kolektoret, te cilet jane te tejmbushur dhe punojne me kapacitete minimale. Pergjegjesia per kete nuk eshte tek bashkia, por tek Drejtoria e Ujesjelles-Kanalizimeve", eshte shprehur dje drejtori i Puneve Publike ne bashki, Arben Seferi. Ai beri te ditur se zonat me problematike ne kryeqytet jane rruga "Don Bosko", "Jordan Misja", zona e "Misto Mames", rruga "Karl Gega", "Rruga e Elbasanit", etj.

Kolektoret duhej te perfundonin ne prill

Blloqet e pallateve nga Kopshti Botanik ne rrugen "Komuna e Parisit", vazhdojne ende te vuajne pasojat e permbytjes. Zgjidhja e vetme e kesaj situate teper problematike, eshte rindertimi i kolektorit kryesor te qytetit, i cili ishte parashikuar te perfundonte brenda muajit prill. Nje gje e tille do te ndikonte ne mosperseritjen e tmerrit qe kalojne banoret e "Komunes se Parisit" sa here qe bie shi, qofte ky edhe jo i rrembyeshem. Pervec demeve qe iu kane sjelle reshjet e rrembyeshme banoreve te cilet posedojne bodrume, apo qendrojne ne katet e para, mbushja me uje e ketyre pjeseve te pallateve, ka ndikuar drejtperdrejt edhe tek te gjithe banoret e tjere.
 
20080613192159_artikull.jpg


E cuditshme faktikisht ...Rama e ka bere TR lule.
 
Këtë pyetje bëja Salës e nderuar se ai i kishte fondet po kështu është kur mendoni me bindje politike dhe jo me realen
E pra e çuditshme që Sala priste vota nga qytetarët tiranas !!!!!!!!
 
dine not guri tiransit.

me bahet qefi or burrel djali dhe ti mram kishe mledh antaret e forumit dhe kishe caktu ato qe do tju qojne uje luftetarve te veriut.
a e pate te veshtire me i gjete haaaaa.
 
20080613192159_artikull.jpg


E cuditshme faktikisht ...Rama e ka bere TR lule.
Edhe kamataqi Vloren lule e ka bere LOL LOL LOL..po ty ca te duhet me TR moj...shiko aty te dera shtepise
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top