Topi: Të përmbyllet me sukses administrimi i votave

WxP

Staf në FV.AL
Vonesat, pengesat apo alibitë për të zgjatur mbylljen e procesit të numërimit të votave janë të dëmshme për integritetin e procesit dhe frymën kushtetuese të shprehjes së sovranitetit të popullit.
Kështu u shpreh presidenti i Republikës, Bamir Topi, pikërisht në këtë moment kur procesi i numërimit i votave të zgjedhjes së 8 majit, po zgjatet.

Presidenti i Republikës u kërkon publikisht partive politike dhe përfaqësuesve të tyre zgjedhorë, si dhe institucioneve ligjore të përfshira në proces, që me transparencë, shpejtësi dhe përgjegjësi të përmbyllin procesin e administrimit të votave.

Kreu i vendit vlerëson se më 8 maj zgjedhësit treguan maturi dhe qytetari.

Top-Channel
 

Attachments

  • TOPI-PESHKOPI-05_tn_5.jpg
    TOPI-PESHKOPI-05_tn_5.jpg
    17 KB · Shikime: 12
Pe: Topi: Të përmbyllet me sukses administrimi i votave

spacer.gif
spacer.gif
42617_12.jpg

TIRANث-
Presidenti Bamir Topi ka vlerësuar se zgjedhjet e 8 majit shënuan progres në realizimin e standardeve ndërsa bën apel për moszvarritje të procesit të numërimit dhe përfundim sa më të shpejtë të tij.

Ky qëndrim vjen përmes Drejtorisë së Informimit Publik të Institucionit të Presidentit të Republikës,ku theksohet se: “Presidenti i Republikës vlerëson se zgjedhjet e 8 Majit shënuan një progres në standardet për zgjedhje të lira dhe demokratike. Me pjesëmarrjen e lartë dhe sjelljen qytetare, zgjedhësit shqiptarë dëshmuan maturi dhe ndjeshmëri për t’u dhënë të gjithë besimin dhe integritetin e nevojshëm procesit zgjedhor. 8 Maji ishte një ditë normale votimi. Qytetarët e thanë fjalën e tyre, e shprehën vullnetin e tyre, bënë zgjedhjet më të mira për ta. Tani është përgjegjësia politike e administrimit bipartiak të zgjedhjeve, që të dëshmojë vullnet të qartë politik për të respektuar votën qytetare. اdo vonesë, pengesë apo alibi për të zgjatur mbylljen e procesit të numërimit tërësor të votave është e dëmshme për integritetin e procesit dhe frymën kushtetuese të shprehjes së sovranitetit të popullit.

Presidenti i Republikës u kërkon publikisht partive politike dhe përfaqësuesve të tyre zgjedhorë, si dhe institucioneve ligjore të përfshira në proces, që me transparencë, shpejtësi dhe përgjegjësi të përmbyllin procesin e administrimit të votive.
(e.m/NEWS24/BalkanWEb)

spacer.gif
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top