Topi: Të gjithë të shkojnë në zgjedhje

Erblinaa

Anëtar i ri
Topi: Të gjithë të shkojnë në zgjedhje
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi u bëri thirrje shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 28 qershorit. Apeli u bë të dielën nga qyteti i Korçës ku presidenti Topi ndodhej për t’u uruar Pashkët besimtarëve ortodoksë.

Pasi është pritur në selinë e Mitropolisë nga Imzot Johani, Topi u ka uruar besimtarëve ortodoksë një Pashkë sa më të gëzuar.

“Pashkët në qytetin e Korçës kanë një atmosferë ndryshe nga qytetet e tjera, ndaj dhe unë zgjodha të jem këtu sot”, ka vazhduar presidenti Topi, duke theksuar gjithashtu edhe mirëkuptimin mes feve në Korçë e Shqipëri.

Kreu i shteti ka folur gjithashtu edhe për zgjedhjet e 28 qershorit duke i konsideruar mjaft të rëndësishme, për hyrjen e vendit në BE. Ai është shprehur se të gjithë duhet të shprehin vullnetin e tyre që procesi të jetë sa më i rregullt. /Balkanweb/
 
Titulli: Topi: Të gjithë të shkojnë në zgjedhje

Si jo mo po e tha Topi e ka thene Zoti ncncnncnc
Shqipetaret aq shume jane te zhgenjyer nga qeveria saqe nuk vene me neper zgjedhje dhe normale voton Sala me bandat e tij ne vend te shqipetareve dhe merr votat per qejf dhe thote nuk ka korrupsion votat ishin te drejtja .
Shkoni votoni shkoni se ju ka bere thirrje Topi :D
 
Titulli: Topi: Të gjithë të shkojnë në zgjedhje

Edhe une do kisha shume qejf te votoja por nuk mundem :nevrik:
do votoja per edi ramen
 
Titulli: Topi: Të gjithë të shkojnë në zgjedhje

kot sa votohet qe para zjedhjeve eshte vendosur se kush do fitoje aty korrupsioni ne max .
 
Titulli: Topi: Të gjithë të shkojnë në zgjedhje

Une mendoj se vota eshte nje nga te drejtat me te cmuara qe mund ti jepet nje populli dhe cdo individi!

Jane bere mijra luftra per te arritur kete standart, njerezit kane lene jeten per te patur te drejten e zgjedhjes se perfaqesuesve te tyre, ndersa ne e quajme budallallek dicka te tille.
Ndoshta sepse ne nuk duam te drejta, ne fund te fundit, kenaqemi me pak. Ndoshta shqiptareve asnjehere nuk i ka interesuar e drejta e votes, madje ata qe rrane per vatan e per te kerkuar kete te drejte u quajten tradhetare e u telendisen kushedi se ku..

Edhe une i bashkangjitem mesazhit te Bamir Topit ne kete ceshtje sepse nese duam qe Shqiperia te ece perpara e te futet ne UE duhet patjeter te paraqitet ne lartesine e duhur.

Duke patur parasysh qe nje nga konditat qe duhet te plotesoje vendi yne per te hyre ne BE jane zgjedhjet sa me demokratike dhe te pakorruptuara e te pabojkotuara nga populli, mendoj se kesaj rradhe politikanet nuk do kene mundesi te "shijne ne lem" si ti doje qejfi pasi do jene te kontrolluar nga diplomate te 3 ON (ONU - BE - NATO) dhe mbi te gjitha sepse interesat ne loje jane me te medha. ;)

Populli duhet te marre ne konsiderate te gjitha keto gjera e te nxjerre ne pah te DREJTEN e VOTES!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top