Topalli: Turqia mike e madhe e Shqipërisë

Kresha

A pretty face can never trick me
Investimet direkte turke kanë shënuar gjatë këtyre viteve të fundit një shifër rekord prej 860 milion euro nga 135 milion euro që kanë qenë në 2005.



"Ashtu siç ju premtova gjatë vizitës tuaj në Turqi një vit më parë, Turqia njohu Kosovën, ratifikuam protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe iu përgjigja ftesës tuaj për këtë vizitë zyrtare në Tiranë". Me këto fjalë Kryetari i Asamblesë së madhe Kombëtare të Turqisë, Koksal Toptan ju drejtua Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli në takimin e zhvilluar sot në selinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Përpara takimit të dy delegacioneve, z. Koksal Toptan dhe znj. Jozefina Topalli zhvilluan një takim të shkurtër kokë më kokë pa praninë e medies dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit.

Më tej, në takimin mes dy homologëve dhe delegacioneve reciproke, deputetët e Turqisë thanë se ndihen si në shtëpinë e tyre në Tiranë, ashtu sikurse ndihen edhe qytetarët me origjinë shqiptare në Turqi.

Një tregues shumë domethënës është se grupi parlamentar i miqësisë Turqi-Shqipëri ka 360 deputetë nga 540 deputetë që ka Asambleja e Turqisë, vend i cili është shumë influent dhe renditet ndër të parët për potencialin ushtarak në NATO.

Duke vlerësuar si shumë thelbësor rolin pozitiv të Shqipërisë në paqen dhe stabilitetin rajonal, z. Toptan tha se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një kontribut shumë i rëndësishëm jo vetëm për rajonin por edhe për paqen në kuptim më të gjerë.

Toptan: "Ne e dimë se Shqipëria ka ecur shumë përpara ka bërë reforma të mëdha dhe reflekton stabilitet të fortë politik dhe ekonomik. Për të gjithë këtë progres Shqipëria meriton të jetë anëtare me të drejta të plota në NATO. Po ashtu besojmë se shumë shpejt ju do të jeni anëtarë të Bashkimit Evropian."

Kryetarja e Kuvendit, duke rikujtuar vizitën e saj në Turqi dhe takimet me personalitetet më të larta të shtetit , tha se e kujton atë si një pritje shumë të përzemërt dhe të një miqësie të sinqertë.

Biseda në takim, u ndal gjerësisht edhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Investimet direkte turke kanë shënuar gjatë këtyre viteve të fundit një shifër rekord prej 860 milion euro nga 135 milion euro që kanë qenë në 2005.

Shqipëria ka nënshkruar gjatë 18 viteve rreth 125 marrëveshje me turqinë, numri më i madh i marreveshjeve dy palëshe të nënshkruara.

"Ky numër i madh marrëveshjesh, tha Kryetarja e Kuvendit, është një bazë shumë e fortë ligjore që ne të rrisim bashkëpunimin ekonomik edhe më tej.

Investimet turke, vijoi ajo, janë prezent në Shqipëri, si Enka e cila në bashkëpinim me kompaninë amerikanë Bectel po investojnë në projektin më gjigand të infrastrukturës sonë por edhe rajonale, rrugën Durrës-Kukës. Po ashtu Albtelekom po ecën shumë mirë pas privatizimit nga biznesi turk.

Z. Topatan tha se do të ftojë të gjithë investitorët turq të vijnë në Shqipëri, ku investimet e tyre do të jenë të sigurta dhe të besuara. Ai tha se me interes për investimet turke janë sektorët e energjisë dhe turizmit parë faktin se potencialet turistike në Shqipëri janë shumë të mëdha.

Bashkëbiseduesit u fokusuan edhe në shfrytësimin e të gjitha mundësive për të intensifikuar bashkpunimin parlamentar me shkëmbime vizitash të grupeve të deputetëve por edhe stafeve të administratës. (INA)
 
Titulli: Topalli: Turqia mike e madhe e Shqipërisë

Ne Elbasan kjo miqesia ka goditur me shume se ne cdo vend te Shqiperise.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top