Topalli: Presim mandatin e tretë

WxP

Staf në FV.AL
TIRANث-"Ne të gjithë presim mandatin e tretë të fitores", u shpreh të dielën në mbrëmje, nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, njëkohësisht kryesuese e listës së kandidatëve për deputetë të kësaj partie, në qarkun e Shkodrës.

Pas mbylljes së votimit në këtë qark, znj. Topalli foli për atmosferën në Shkodër, ku siç tha ajo, qytetarët, mbështetës të PD-së, kanë filluar të kremtojnë fitoren.

Topalli theksoi se procesi i votimit të dielën kaloi qetësisht dhe pa probleme, ndërsa vuri në dukje pjesëmarrjen masive të zgjedhësve.

"Pjesëmarrja sot ishte shumë e lartë, madje shumë më e lartë krahasuar me zgjedhjet e fundit. Pikërisht te kjo pjesëmarrje bazohet dhe entuziazmi ynë për fitoren. Ne të gjithë presim mandatin e tretë", u shpreh Topalli në një prononcim për mediat mbrëmjen e sotme.

(d.b/BalkanWeb)
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    34.1 KB · Shikime: 18

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top