Topalli në Gjenevë: Të ftohet dhe Parlamenti i Kosovës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Topalli në Gjenevë: Të ftohet dhe Parlamenti i Kosovës

Shqipëria është ftuar të marrë pjesë për herë të parë në komitetin përgatitor për Konferencën Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve, nga 186 vende të botës, që pritet të mbahet vitin e ardhshëm.
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, bashku me Francën, Finlandën, Austrinë dhe Spanjën përfaqësoi parlamentet evropiane në këtë komitet, ku ishin përzgjedhur 20 drejtues parlamentesh nga e gjithë bota.

Gjatë takimit të Gjenevës, i organizuar nga Unioni Ndërkombëtar i Parlamenteve, u hodh ideja e bashkëpunimit më të ngushtë mes Unionit dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke parë mundësinë edhe të krijimit të Asamblesë Parlamentare pranë OKB-së.

Në një nga ndërhyrjet e saj gjatë takimit të Gjenevës, Topalli kërkoi që Parlamenti i Kosovës të behët sa më parë pjesë e kësaj organizatë dhe që vitin e ardhshëm të mundësohet prania e kryetarit të Parlamentit të Kosovës në Konferencën e tretë Botërore të kryeparlamentareve.

اështjen e Kosovës Topalli e ngriti edhe në takimet dypalëshe me homologët e saj të Brazilit, Afrikës së Jugut dhe Indonezisë, shtete me ndikim në kontinentet e tyre, të cilët ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Gjate takimeve dypalëshe përveç diskutimeve për nxitjen e bashkëpunimit mes parlamenteve, Topalli evidentoi Shqipërinë si vend tërheqës dhe të sigurtë për investime ekonomike me interes te dyanshëm. /TCH/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top