Top Channel, lider ne Ballkan

WxP

Staf në FV.AL
Top Channel eshte nje realitet me standarde europiane dhe kete fakt e nenvizojne jo vetem shqiptaret, por edhe te huajt. Eksperte te gazetarise te mbledhur ne Prishtine ne nje debat mbi mediat theksojne se Shqiperia ka patur nje zhvillim te madh te tregut mediatik, ku ne menyre te vecante Top Channel eshte kthyer ne lider ne Ballkan.

Drejtori i Institutit te Gazetarise ne Kosove, Willem Howen, ne nje takim te Institucionit te Medias, u shpreh se ne Shqiperi jane zhvilluar mediat elektronike, duke vecuar Top Channel, qe ka arritur nje nivel shume te larte.

"Vizualisht dhe teknikisht, Top channel eshte i standartit evropian", u shpreh Howen.

Ndersa gazetari kosovar, Agron Bajrami kerkoi qe shteti te mos nderhyje te mediat dhe vete mediat duhet te rrisin me teper nivelin profesional.



Top-Channel
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

Nje gje me te cilen Shqipetaret mund te krenohen,dhe gjithe kjo fale nje personi per tu admiruar Dritan Hoxha.
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

Arritja me e madhe e Shqiperise per 18 vjet eshte TOP-CHANNEL.... !!!!

ME TOP-in NDIHEMI EUROPIANE ME SHUME SE KURRE NDONJEHERE ME PARE NE TE GJITHA DREJTIMET !!!!!!!!!!
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

Televizioni qe mpelqen edhe qe eshte ma i miri te kejt Shqiptaret eshte TOP CHANNEL :D
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

i mire dhe i kohes por ka nje te keqe nuk ka konkurence dhe kjo gje eshte e keqe
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

tani nuk e beri topin me njerez profesional nuk mori njerezit e vet per ti punesuar por profesionista te zote dhe i lumte keshtu behet shqiperia me njerez profesionista ........
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

i mire dhe i kohes por ka nje te keqe nuk ka konkurence dhe kjo gje eshte e keqe

Unë skam vrejtur dallim edhe pse skanë konkurencë. Dua të them dallim për të keq. Secilin vit sjellin risi të shumta! Sikur edhe të kishte konkurencë nuk di si do të kishte reaguar ndryshe. Mund ti shikosh programet me telefon, gjithashtu formatin High Definition programe për fëmijë me dublim Shqip filmat dhe Serialet më të fundit tani edhe me shërbimin e fundit Pay Per View që pak televizione e kanë në Europë
اdo t'mund sillte tjetër po të kishte konkurencë nga ndonjë medium tjetër?!
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

media dihet qe eshte pushteti i 4-tert ne shqiperi po me top channel mduket se del pushteti i pare!
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

Unë skam vrejtur dallim edhe pse skanë konkurencë. Dua të them dallim për të keq. Secilin vit sjellin risi të shumta! Sikur edhe të kishte konkurencë nuk di si do të kishte reaguar ndryshe. Mund ti shikosh programet me telefon, gjithashtu formatin High Definition programe për fëmijë me dublim Shqip filmat dhe Serialet më të fundit tani edhe me shërbimin e fundit Pay Per View që pak televizione e kanë në Europë
اdo t'mund sillte tjetër po të kishte konkurencë nga ndonjë medium tjetër?!
une thashe shume kanal i mire etj etj me tekno;;pgji por kur thashe per konkurencen e kisha tek lajmi qe nxjer sa asnjeanes eshte se nje kanal i vetem behet lehte vegel e cdo individi me pushtet te madh ;)
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

Top Channel TV eshte nje subjekt privat biznesi, i cili mbulon me sinjalin e tij pothuajse te gjithe territorin e Shqiperise. Top Channel eshte gjithashtu i pranishem me sinjalin e tij ne transmetimet satelitore ne te gjithe Europen nepermjet platformes Digitalb, dhe ne Ameriken e Veriut ne satelititn Intelsat America 5. Top Channel u krijua me 30 korrik 2001 dhe qe atehere ka patur nje perparim shume te shpejte dhe sukses cka do te thote qe ndiqet nga nje publik shume i gjere. Suksesi i tij lidhet ngushte me fuqine qe ka patur per te sensibilizuar publikun ne vend si edhe per faktin se me ane te emisioneve te tij ngrihen probleme me te cilat perballet shoqeria shqiptare. Gjithashtu cilesia e larte e emisioneve informative, edukative dhe argetuese i pergjigjen nje publiku te gjere. Ne anketen e fundit te vitit 2003 , Top Channel radhitet si televizioni me shikueshmeri me te larte ne Shqiperi. Sipas kesaj ankete, Top Channel ka fituar 50 % te publikut kombetar duke lene shume mbrapa televizionin e dyte i cili ka perthithur vetem 17 % te publikut kombetar. Te dhenat qe jane perftuar nga qytetaret e konfirmojne kete shikueshmeri te larte.

Qe nga krijimi i tij, Top Channel nepermjet programeve te tij te mirenjohura ka qene nje dritare e cila ka pasqyruar per qytetaret shqiptare probleme sociale dhe ekonomike si te individit ashtu edhe te bashkesise. Gjithashtu ai eshte nje burim i besueshem per perhapjen e informacionit. Ne gjithashtu kemi patur bashkepunim gjithnje ne rritje me organizata nderkombetare zhvillimi si UNDP, UNICEF, IOM, OSBE, USAID, Kryqin e Kuq Shqiptar dhe Francez, etj, si edhe bashkepunim te frytshem me shoqeri private nderkombetare si VODAFONE.Vec kesaj, Top Channel bashkepunon me agjenci nderkombetare si REUTERS per shkembimin e lajmeve.

Gazetaria jone perpiqet te jete e paanshme, e drejte dhe e sakte. Thellesia e dijeve ne gazatarine tone, cilesia e analizes dhe larmia e temave, reportazhet dhe investigimet origjinale te drejtperdrejta ne te gjithe vendin jane pikat tona me te forta. Top Channel eshte televizioni ideal per lajme te ores se fundit dhe lidhje te drejtperdrejta te ngjarjeve me te rendesishme te vendit.
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

Stili yne gazetaresk per lajmin mbeshtetet ne:
-Saktesi
-Paanesi
-Analize dhe koment
-Moderim dhe respekt
-Sjellje etike
-Shpejtesi te larte informacioni

Vlerat tona
-Guri themeltar i Top Channel eshte besimi: ne jemi te pavarur, te paanshem dhe te ndershem
-Ne qender te gjithckaje qe bejme qendron publiku
-Ne jemi krenare qe transmetojme cilesi dhe vlera
-Organizates sone i jep gjalleri krijimtaria

Programet tona
Programet e Top Channel perfshijne emisione te ndryshme, shfaqje, edicione lajmesh, emisione ekonomike dhe sociale, argetim(filma, sport etj). Pjesa me e madhe e programeve transmetohen drejtperdrejt. Programi yne perfshin:

Edicione lajmesh dhe reportazhe speciale
Fiks Fare - emision qe ngre probleme dhe kritikon
Shqip - Emision me intervista dhe debat drejtperdrejt ne studio
Top Show - talk show
Portokalli Show - emision komik
Top Fest - promovim i kultures nepermjet muzikes

Edicionet e lajmeve dhe reportazhet
Departmenti i Informacionit mbledh dhe prodhon lajme te perditshme kombetare qe perfshijne fushat sociale, politike, biznesin, kulturen etj. ne Top Channel. Vec kesaj, lajmet e Top Channel ndryshe nga ato te televizioneve te tjera ne vend, raporton dhe ben analiza te thella qe perfshijne te gjithe vendin si ne zonat urbane ashtu edhe ne ato rurale. Me edicionet e lajmeve Top Channel e konsideron publikun si qytetare qe kane te drejte te kene informacion te pavarur dhe te paanshem. Edicionet ofrojne nje panorame gjithperfshirese te lajmeve te dites ne nje menyre te thejshte dhe miqesore.

Fiks Fare
Fiks Fare eshte nje emision i cili kritikon dhe ngre probleme duke perdorur humorin dhe satiren per te denoncuar dukurite negative ne jeten tone si korrupsioni, mashtrimi, fenomene te shkeljes se ligjit nga zyrtare, shkelje te te drejtave te njeriut, ceshtje te zhvillimit te vendit etj. Ky emision eshte ne te njejten kohe edhe informues edhe argetues fale formatit zbavites me muzike dhe kercime nga fillim e deri ne fund. Suksesi i ketij programi dhe gjuha e tij e thjeshte ne perballjen me probleme komplekse te shoqerise shqiptare ka rezultuar nje mjet i rendesishem ne rritjen e sensibilizimit dhe shpeshhere ka qene nje zgjidhje per dobesite me te dukshme qe sjell periudha e tranzicionit ne kete vend. Ky program transmetohet cdo dite menjehere pas edicionit kryesor te lajmeve.

Top Story
TOP STORY eshte nje talk show politik i Top Channel. Ai transmetohet direkt ne prime time diten e Enjte, cdo jave. I drejtuar nga drejtori i informacionit ne Top Channel, Sokol Balla, TOP STORY sjell, sic thote edhe titulli, ngjarjen kryesore te javes dhe protagonistet kryesore te saj. Politika, por edhe kronika dhe shoqeria, debati civil dhe ai politik, zerat ndryshe por edhe zeri i vete njerezve jane te pranishem ne kete debat, ku nuk ka kolltuqe te privilegjuara, por jane te gjithe te barabarte, qytetari me kryeministrin, kryetari i partise me anetarin e thjeshte, viktima dhe fajtori. TOP STORY vazhdon traditen e suksesshme te debatit dhe talk show-t ne Top Channel, por synon nje te Enjte agresive dhe me synimin jo vetem te mbaje ngerthyer audiencat, por edhe t'i perfshije ato ne te, permes opinioneve por edhe pyetjeve telefonike.

I ngjashem me formulat amerikane te talk show, TOP STORY qe me autoritetin e televizionit dhe grupit te tij realizues, te kthehet ne programet me audience maksimale ne ekranet shqiptare.

Shqip
Shqip eshte programi politik me agresiv qe shfaqet te enjteve ne Top Channel. Intervista njeoreshe e drejtperdrejte eshte nje rezultat i kerkimeve te hollesishme dhe investigimeve ne thellesi. Drejtuesja e emisionit ben pyetjet e veshtira duke zbuluar prapaskenat e ngjarjeve qe kthehen ne lajme ne vend. Ne emision ftohen udheheqes politike, intelektuale dhe individe vendim-marres te cilet perballen me ndryshime te medha ne vend. 'Shqip' pasqyron ngjarjet dhe intervistat per zhvillimet politike, sigurine dhe ceshtjet sociale. Sipas nje ankete te vitit 2003 te kryer nga IREX, 'Shqip' radhitej si programi me shikueshmeri me te larte i ketij lloji duke fituar keshtu perqindjen me te madhe te publikut ne vend.

Top Show
Top Show eshte nje 'talk show' i pasuruar me elemente te ndryshme argetues. Programi fton cdo dite nga 6 deri ne 8 individe nga fusha te ndryshme te artit, politikes, biznesit dhe shoqerise qytetare te cilet diskutojne mbi tema te nxehta per shoqerine shqiptare. Forumi i diskutimit trajton tema delikate si varferia, prostitucioni, korrupsioni, jeta ne familje, emigracioni, shoqeria patriarkale dhe ngjarje te tjera ne sporte dhe ne muzike. Opinionet qe variojne dhe debati ndermjet te ftuarve te ndryshem, i jep emisionit nje kendveshtrim te vecante. Perfshirja e publikut ne diskutim eshte menduar mire nga organizatoret te cilet jane te vemendshem qe biseda te perqendrohet tek tema e dites. Top Show transmetohet cdo darke nga e hena ne te premte ne oren 22.30 dhe perseritet te nesermen ne oren 10:00. Te premteve transmetohet ne oren 21.00
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

eshte nder te vetmet televizione qe ne mund te krenohemi...pa patur friken te themi se jemi shqiptare por per mendimin tim ka nje te mete shume te madhe qe eshte shume i majte...nje televizion i mire duhet te jete mbi te gjitha neutral...gjithsesi urime Top Channel
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

bravo ju qofte se kane bere nje pune te papare, dhe vazhdojne te bejn nje pune te papare.
Dhe pse shteti yne i famshem i SALI BERISHES, nuk e donte si televion qe donte ta mbyllte, per faktin se TCH nuk di te mbaj sekrete, por di te thot realitetin, di tu thot popullit shikoni ku jeni dhe cpo behet dhe cdo behet. Gje qe per qeverine tone eshte pak e dhimbshme.
Urime te metejshme gjithe stafit te TOP CHANEL
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

Bravo per punen qe ben stafi i Digitalb dhe dy here bravo per stafin e SuperSport :D
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

Me vjen mire per kete. Eshte i vetmi kanal qe ndjek sa here qe jam ne Shqiperi.
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

Se ve ne diskutim qe top-channel ka bere goxha arritje dhe per kete me bohet qefi , por ajo cka sme pelqen jan edizionet e lajmeve dhe menyren se si e kan ndertuar , shum koti ..
Nuk e di nese e ka ven re dikush tjeter kete , por nuk kam pare ne asnje kanal televiziv tjeter , si ne shqiperi apo dhe jasht shqiperis qe ne edizion lajmeve te flasi me shum per lajme nga bota apo kuriozitete pa kokrren e lidhjes nga me te shumten duke mbushur me shum se gjysmen e trasmisionit e ndersa per lajme nga shqiperia me problemet e verteta te shqiperise te harxhohet aq pak kohe ...
Un cdo here qe me rastis te shoh lajmet , ky fenomen jo vetem qe nuk pergjysmohet , por dita e dites akoma me shum a thu se esht euronews ...
Pastaj ajo qe me habit esht se , kuriozitetet apo lajmet nga bota , kur i jep aty un i kam degjuar me se pakti 3 dite perpara ne radiot apo televizionet italiane etj etj
Nuk them qe mos te ket nje pjese te edizionit te lajmeve edhe per lajmet nga bota , por jo ne kete menyre koti fare :D nejse .. thjesht sygjerim i imi ky ..
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

top chanel eshte vertet nje pasqyrim me i paster i shqiperise te sotme,do,ta quaja une.ka nje programacion per tu vleresuar,dhe per te mos e nderruar tv,ne kanale te tjetra
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

eshte nder te vetmet televizione qe ne mund te krenohemi...pa patur friken te themi se jemi shqiptare por per mendimin tim ka nje te mete shume te madhe qe eshte shume i majte...nje televizion i mire duhet te jete mbi te gjitha neutral...gjithsesi urime Top Channel

Ndoshta sot mund ta shohesh me ate sy. Por nese do ishte e majta ne pushtet, ta dish qe edhe armiku i saj do dukej, pasi eshte mik i se vertetes.

Top Channel gjithmone ka zgjuar interesin publik rreth ceshtjeve shume te nxehta dhe emergjente.

Cdo qeverie i ka hapur probleme dhe ne nje fare menyre duket sikur duke e monitoruar dhe sjelle gjithcka per publikun, e moderon ate.
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

Gjyshja ime thonte qe paraje???? e hedh ujin perpjete

MEDIA ESHTE VEGEL E POLITIKES
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

Gjyshja ime thonte qe paraje???? e hedh ujin perpjete

MEDIA ESHTE VEGEL E POLITIKES

Atje ku media eshte vegel politike, kemi te bejme me diktature. Normalisht qe 80% e mediave eshte e politizuar dhe e financuar nga qarqet politike, por mos te mohojme faktin qe ka edhe media te pavarura, psh BBF-ja LOL
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

Une: Te jete valle hija e Berluskes edhe mbrapa TOP CHANNEL-it???

Publiku: Jo mi cfare thua!!!
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

Nuk ka media ne bote qe ka paanesi perfekte apo qe nuk eshte "viktime" e censures se paku ne ceshtje te caktuara. Edhe nese kjo e fundit nuk eshte direkt nga pushteti, eshte medja vete qe i ben "censurim" publikimeve te saj. Psh eshte jo e rradhe qe per te mos humbur burimin e lajmit medja detyrohet te dorehiqet nga publikimi i nje lajmi te caktuar, i nje ceshtje te caktuar sepse do i kushtonte nje burim te besueshem, do i kushtonte te ardhmen e saj.

Top-Channel eshte vertete nje TV prestigjoze qe e paraqet shqiperine shume hapa me perpara sesa eshte ne bote me teknologjine, profesionalizmin dhe saktesine e tij.

Une shpresoj qe ti shtohet konkurrenca sepse sikur ka nisur te "mplekset" dashuria e shqipetareve ndaj tij ne disa aspekte, ndoshta vetem se do ti zgjeronte vlerat dhe profesionalizmin qe eshte shume afer me te mires se mundeshme ne shqiperi.
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

Atje ku media eshte vegel politike, kemi te bejme me diktature. Normalisht qe 80% e mediave eshte e politizuar dhe e financuar nga qarqet politike, por mos te mohojme faktin qe ka edhe media te pavarura, psh BBF-ja LOL
DORZOHEM:dong:
 
Titulli: Top Channel, lider ne Ballkan

Se kuptoj pse mburreni dhe me televizionet tani...Detyrimisht do shkelqeje Topi,se tv e tjera s'kane teknologjine qe ka kjo tv. Eshte sikur te zgjedhesh miss bukurine mes konkurenteve qe jane te gjitha te shemtuara.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top