Top 10 popujt me te shkolluar ne bote

GLOOM

Catch me if you can...
ImagesCA69GH7R.jpg

Edhe pse për disa shkollimi nuk është gjithçka, ndërmjet “shkollës se jetës” dhe bagazhit qe merr nga universiteti ka një ndryshim te madh. Ja 10 shtetet qe kane popujt me te shkulluar.

1. Kanadaja

50% e popullsisë është e diplomuar, ky shtet është mjaft i hapur ndaj studenteve te huaj, një ekologji te zhvilluar, etj. Kanadezet janë mjaft te lumtur.

2. Izraeli

45% e popullsisë se tyre është e shkolluar. Duhet ta keni vene re qe pas ndonjë zbulimi te rëndësishëm ka shpesh emra izraelitësh.

3. Japonia

4. Shtetet e Bashkuara

Edhe pse kontinent mjaft i zhvilluar dhe ka disa nga universitetet me prestigjioze ne bote, Amerika është larg një shkollimi perfekt.

5. Zelanda e Re

6. Koreja e Jugut

7. Norvegjia

8. Anglia

9. Australia

10. Finlanda

Finlanda është një nga shtetet ne te cilin studentet nuk preferojnë te studiojnë drejtësi, shkenca sociale dhe biznes. Këtu preferohet me tepër inxhinieria dhe ndërtimi. (marre nga topito)
 
Titulli: Top 10 popujt me te shkolluar ne bote

Me befason renditja e Finlandes. Ca kohe me pare lexova nje artikull shume interesant mbi Finlanden sipas te cilir thuhej se Finlanda ka sistemin me te avancuar dhe me te mire te shkollimit dhe mesimberjes. Madje mu duke interesante se shkruhej se numri i leximeve per koke banori brenda vitit ishte 17.7 libra (ne kuader te nje popullate diku rreth 6 milion banoresh).
 
Pe: Top 10 popujt me te shkolluar ne bote

Edhe mua me habiti cik reditja qe kane bere per SHBA apo Angline...Nuk mendoja qe Zelanda te kishte kete renditje...Zakonisht keta vendet e zhvilluara ekonomike kane dhe rendiment me te lart ne arsim...
 
Titulli: Top 10 popujt me te shkolluar ne bote

Sigurisht që cilësia me sasinë janë shumë larg njëra tjetrës . Pas disa vitesh edhe Shqipëria do të hyjë në këtë renditje por nuk besoj që të jemi mbas zbulimeve ashtu si Izraelitët, e shumta do të kemi punonjës të komunales ''juristë'' apo kamarierë me degë të tipit ''marrëdhënie ndërkombëtare'' etj etj
 
Pe: Top 10 popujt me te shkolluar ne bote

Dhe mua me duket e habitshme qe Finlanda qeka renditur e fundit pasi vendet nordike mbahen per nje sistem shkollor te zhvilluar :/ A dihet gje si kane arritur ne kte konkluzion apo??
 
Pe: Top 10 popujt me te shkolluar ne bote

Po ne ku ishim ? aha po te ishte per radhe do kishim dale te paret ..... sepse shtyhen/mi si vicat :26:
 
Titulli: Top 10 popujt me te shkolluar ne bote

Duhet te ishte dhe Shqiperia ne liste, po shkollohen te gjithe :p ...masteri eshte ne mode tani
 
Pe: Top 10 popujt me te shkolluar ne bote

Ca Shqiperie aman,kemi akoma analfabetizem...
 
Titulli: Pe: Top 10 popujt me te shkolluar ne bote

Ca Shqiperie aman,kemi akoma analfabetizem...

Analfabetizem ka gjithe andej, se mos vetem ne Shqiperi, vetem qe ne disa vende % eshte shume e vogel, e ne disa te tjera me e madhe:)

Reth temes, shume vende nga ato te permendurat, jane qe hapin dyerte per studentet e huaj, per te bere performance. Pra niveli i tyre i arsimit, rritet jo vetem nga vendasit, por nga grumbullimi njereze te zgjuar nga gjithe bota.
 
Pe: Titulli: Pe: Top 10 popujt me te shkolluar ne bote

Analfabetizem ka gjithe andej, se mos vetem ne Shqiperi, vetem qe ne disa vende % eshte shume e vogel, e ne disa te tjera me e madhe:)

Reth temes, shume vende nga ato te permendurat, jane qe hapin dyerte per studentet e huaj, per te bere performance. Pra niveli i tyre i arsimit, rritet jo vetem nga vendasit, por nga grumbullimi njereze te zgjuar nga gjithe bota.

Zzinna se kam fjalen per Afriken e keta vendet,pasi ne te gjithe Europen arsimi te pakten fillor eshte i detyrueshem e madje te gjobit shteti nese nuk e con femijen ne shkolle...Pastaj varet ca shtrirje i jep fjales analfabetizem,une e quaj nje femije qe nuk shkon kurr ne shkolle as per nje 8-vjecare...
 
Titulli: Top 10 popujt me te shkolluar ne bote

Amerika po ben cmos per tu afruar nje shkollimi perfekt. Jane bere shume research dhe shume programe te ndryshme per rritjen e nivelit te leximit, por disa prej tyre nuk fuksionojne aq sac duhet per shkake te arsyjeve te ndryshme.

Persa i perket atij ne Shqiperi... Me vjen pak turp te them, por kam dy te aferm qe i njoh ne shqiperi, qe po e vazhdonin shkollen per juridik (dhe se ca eshte ajo 3+2 se marr vesh fare, shume pa lidhje me duket) edhe ben 3 vjet, dhe dy te fundit (masterin gjoja, master i thencin) e moren diplomen ne xhep pa shkuar ne shkolle fare. Ca do presim ne nga keta? Mos u shkofshim ne dere per ndonje hall ketyre.
 
Titulli: Top 10 popujt me te shkolluar ne bote

34 milion - Kanada
7.5 milion - Izraeli
128 milion - Japan
313 milion - Amerika
4 milion - Zelanda e Re
48.5 milion - Korea e jugut
5 milion - Norvegji
51 milion - Angli
22.5 milion - Australia
5.5 milion - Finland

Kto jon numrat e popullsis perafersisht pra amerika eshte me popullsi me e madhe se me i bo bashk te gjitha per veq japonis , pra po me duket si matje e gabushme.
 
Pe: Titulli: Top 10 popujt me te shkolluar ne bote

34 milion - Kanada
7.5 milion - Izraeli
128 milion - Japan
313 milion - Amerika
4 milion - Zelanda e Re
48.5 milion - Korea e jugut
5 milion - Norvegji
51 milion - Angli
22.5 milion - Australia
5.5 milion - Finland

Kto jon numrat e popullsis perafersisht pra amerika eshte me popullsi me e madhe se me i bo bashk te gjitha per veq japonis , pra po me duket si matje e gabushme.

Ado llogaritja behet ne baze perqindje te popullates totale..se ashtu Kina me Indin do kishin dale te parat LOL LOL
 
Titulli: Top 10 popujt me te shkolluar ne bote

Me habit qe nuk qeka shqiperia , gjith kto universitete e gjith kto njerez qe po marin shkollen me lek , mah e habitshme .
 
Titulli: Top 10 popujt me te shkolluar ne bote

Interesante... Nje statistik ne 1 nga librat e mi rreth analfabetizmit.
Renditja:

Albania - 1.3%
Bielorussia - 0.6%
Bosnia Erzegovina - 3.3%
Croazia - 1.9%
Macedonia - 3.9%
Montenegro - 2.3%
Serbia - 3.6%

Italia (Ku un studjoj) - 1.6%
Greqia - 4%

Shqiperia sme duket aq keq ne krahasim me kto tjerat, edhe pse kto shtete mund te jen te populluar edhe 5 her me shum se ne ose me shum.

Qipro - 3.2% (Numeron rreth 780.000 banor).
 
Pe: Top 10 popujt me te shkolluar ne bote

Analfabetizmi në Shqipëri vazhdon të jetë një shqetësim për shoqërinë dhe autoritetet.
Fenomeni, i cili në periudhën e regjimit komunist shënoi një rënie të ndjeshme, u ringjall sërisht në fillim të viteve 90, duke u bërë mjaft problematik.

Sipas Altin Hazizaj, drejtor i Qëndrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijve, shifrat e analfabetizmit variojnë nga 2 përqind e popullsisë, sipas të dhënave zyrtare nga ministria e arsimit, deri në 10 përqind, sipas shifrave të pavarura.

Bindja jonë të paktën është që niveli i analfabetizmit është diku mbi 10 për qind.

Altin Azizaj, veprimtar për të drejtat e fëmijëve

"Ka një sërë studimesh ose krahasimesh që bëhen bazuar mbi shifrat që nxjerr ministria e arsimit dhe bindja jonë të paktën është që niveli i analfabetizmit është diku mbi 10 për qind," thotë zoti Hazizaj.

"Po t'i referohemi statistikave janë të paktën mbi 5 000 fëmijë në vit që braktisin shkollën," thotë ai dhe shton se në rang të popullsisë niveli i analfabetizmit është rritur ndjeshëm.
 
Titulli: Top 10 popujt me te shkolluar ne bote

Interesante... Nje statistik ne 1 nga librat e mi rreth analfabetizmit.
Renditja:

Albania - 1.3%
Bielorussia - 0.6%
Bosnia Erzegovina - 3.3%
Croazia - 1.9%
Macedonia - 3.9%
Montenegro - 2.3%
Serbia - 3.6%

Italia (Ku un studjoj) - 1.6%
Greqia - 4%

Shqiperia sme duket aq keq ne krahasim me kto tjerat, edhe pse kto shtete mund te jen te populluar edhe 5 her me shum se ne ose me shum.

Qipro - 3.2% (Numeron rreth 780.000 banor).

Mbase aq jane te raportuar ne Shqiperi, por sa te sakta jane statistikat?!
 
Titulli: Top 10 popujt me te shkolluar ne bote

Mbase aq jane te raportuar ne Shqiperi, por sa te sakta jane statistikat?!

Smund te caktoj nje % sa te sakta mund te jen, ama kto jan statistikat e 1 libri qe e kam bler un ne librari.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top