Tom Doshi, i dënuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje !

Malsi

Anëtar i Nderuar
Tom Doshi ka qenë i dënuar dy herë nga gjykata, në një rast për plagosje dhe njëherë tjetër për armëmbajtje pa leje. Faksimilet e njërit prej vendimeve u botuan nga Gazeta Dita, që ka arritur të sigurojë dokumenta të majit të vitit 1990.

Pak ditë më parë, Tom Doshi i kujtoi Spartak Brahos se ai kishte vrarë një ushtar 18 vjeçar, gjatë kohës së komunizmit, duke e quajtur vrasës dhe shpifës.

Botimi i fakteve të reja për deputetin e Shkodrës, vijnë pas përplasjes së fortë në publik mes tij dhe Dritan Priftit, në njërën anë dhe Ilir Metës nga ana tjetër.

Tom Doshi dhe Dritan Prifti u akuzuan të dy nga Spartak Braho si organizatorë të një komploti kundër Ilir Metës, qe synonte destabilitetin politik të vendit.

Ndërsa fotografitë e Dritan Priftit u botuan nga një profil anonim në rrjetet sociale, vendimi i dënimit për Tom Doshin u botuan nga Dita.

Pjesë nga një vendim i dënimit të dytë të z.Doshi nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Rrethit të Durrësit mund të lexohen më poshtë, siç u botuan në gazetë.

Vendimi mban numrin 18 dhe është i datës 25 maj 1990.

Ngjarja ku është përfshirë Doshi është një plagosje e rëndë me thikë.

Nga vendimi mësohen dhe rrethanat e ngjarjes.

Doshi dhe tre shokë të tij, të katërt ushtarë në atë kohë, janë konfliktuar me një grup të rinjsh durrsakë, ndaj të cilëve është qëlluar më thikë, me pasojë dy të plagosur rëndë.

faksimile numer 1_0.jpg

Faqja e parë e vendimit

Në vendimin e gjyqit lexohet:

“Që në bufe Sera të pandehurit kanë ardhur në qejf nga të pirët dhe kanë filluar të thërrasin me zë të lartë, shajnë popullin e Durrësit dhe qytetin e Durrësit. Pasi kanë dalë nga bufe Sera dëshmitari Bashkim është ndarë me të pandehurit dhe katër të pandehurit sic ishin të pirë kanë urinuar prapa bufesë dhe kanë vazhduar rrugën në qendër të qytetit Durrës duke thirrur me zë të lartë fjalë të ndyra si popull filozof, qytetarë filozof, etj sjellje e veprime këto që kanë prishur qetësinë në bulevard dhe kanë tërhequr vëmendjen e popullit që bënte xhiro, pasi ishte një ditë pushimi e djelë…”

faksimile numer 2.jpg

Rrethanat e ngjarjes

Pas kësaj ka ardhur momenti i sherrit dhe plagosja.

Vendimi sqaron se një grup të rinjsh durrsakë në stolat e lulishtes në qendër të qytetit të prekur nga fjalët e grupit të 4 ushtarëve të dehur, ka reaguar ndaj tyre duke u kërkuar të pushojnë.

Gjithcka më pas ka shkuar keq.

Grupi i ushtarëve Tom Doshi, Ymer Lala, Sokol Kopshtari dhe Amir Bushati kanë qëlluar me thikë ndaj tyre.

Dy kanë mbetur të plagosur.

Vendimi sqaron se 4 ushtarët u akuzuan për plagosje të rëndë me dashje ne bashkëpunim.

Por i pandehuri Ymer Lala gjatë hetimit mori përsipër të dyja plagosjet duke thënë që me thikë kishte qëlluar vetëm ai.

faksimile numer 3.jpg

Gjyqi në përfundim ka dënuar Ymer Lalën me 5 vjet heqje lirie, Tom Doshin me 1 vit, Amir Bushatin me 7 muaj burg dhe tre muaj riedukim nëpërmjet punës dhe sokol Kopshtarin me 5 muaj heqje të lirisë dhe 3 muaj riedukim nëpërmjet punës.

faksimile numer 4.jpg

Dënimi për akuzën e dytë

Z.Doshi e ka shlyer tashmë dënimin, por Gazeta Dita ka vëzhguar me kujdes vendimet, pas të cilave ngre dy pikëpyetje.

E para, z.Doshi në këtë vendim dhe në dokumentin tjetër faksimile të listës së të burgosurve figuron me mbiemrin Dashi.

faksimile numer 5.jpg

Edhe në vendimin e Gjykatës, edhe në listën e të burgosurve të 301-shit (më sipër), z.Doshi rezulton si Tom Dashi, shkruan Dita.

Pyetja e dytë që ngre Dita në shkrimin e saj është, nëse Tom Doshi i përket një shtrese të persekutuar nga regjimi komunist. Trupi gjykues e klasifikon familjen e z.Doshi me përbërje të mirë moralo-politike kur shkruan:“Për të pandehurin gjykata…ka parasysh edhe rrezikshmërinë shoqërore të të pandehurit që edhe më parë është dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk ka kthyer rrugë si dhe faktin që i pandehuri ka përbërje të mirë moralo-politike të familjes…”

Pra familja e tij për sistemin e kaluar klasifikohej si një familje me qëndrim moralo-politik të rregullt.
Lapsi.al
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top