Tmerr në avionin e linjës Tiranë-Xhenova,rrefejne te mbijetuarit

Tiranë, 23 qershor NOA - Tmerr kanë përjetuar 74 pasagjerët e fluturimit të linjës Tiranë Xhenova, kur avioni i kompanisë “Belle Air” humbi kontrollin e motorëve dhe ra pikiatë (pingul) në malet e Kroacisë, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë dhe rrëfehet nga të mbijetuarit e saj.

Sergei (Xhino) Palu, një biznesmen 35-vjeçar nga Tirana i cili jeton në Itali, tregon me detaje për agjencinë e lajmeve NOA, minutat e tmerrit në avionin LZ 101 të "Belle Air", fluturimi Tiranë-Xhenova, ora 18.00 e datës 22.06.2009..

Sergei sqaron se ai së bashku me 73 pasagjerë të tjerë, mes të cilëve shumë gra dhe fëmijë, ishin drejtuar dje në orën 18.00 për në Itali, nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, “Nënë Tereza”, me destinacion të drejtpërdrejtë, qytetin e Xhenovas. Ai sqaron se "si zakonisht, avioni u nis me vonesë dhe pikërisht në 18.45".

“Ne kishim plot 40 minuta që gjendeshim në fluturim, ndodheshim pranë maleve ndërmjet Malit të Zi dhe Kroacisë, kur befas ndjemë se motorët e avionit ranë në qetësi”, - tregon ende nën panik nga ngjarja e disa orëve më parë, i riu dëshmitar në ngjarje.

“Duke qenë se ulësja ime ishte pikërisht pranë motorëve, e ndjeva lehtësisht se motorët nuk po punonin më, por më e rënda e gjithë kësaj, ishte se në çast, avioni ra në pikiatë”.

Sergei Palu në avion gjatë momenteve të tmerrit që tha se përjetoi

Sergei Palu në avion gjatë momenteve të tmerrit që tha se përjetoi
Sergei, detajon se rënia pingule, vazhdoi për të paktën katër minuta. Referuar të dhënave që ofrojnë pilotët në Rinas, kjo përkthehet me rënie pingule prej katër mijë metrash, ose një mijë metra në minutë.

“Në ato çaste, çdo gjë doli jashtë kontrollit. Maskat dolën papritur dhe që të gjithë njerëzit që gjendeshim në avion, u përpoqëm të marrim frymë përmes tyre. Por kjo ishte e pamundur pasi maskat thjeshtë nuk kishin oksigjen dhe në ato çaste që na dukeshin të pambarimta, ne nuk arrinim të mbusheshim me frymë dhe presioni në mushkëri që ne po përballonim ishte shumë i lartë”.

Sergei tregon edhe situatën që përjetuan pasagjerët e tjerë.

“Unë gjendesha në sediljen pranë motorëve të krahut të djathtë dhe pas meje kisha një grua me dy fëmijë të vegjël të cilët klithnin me të madhe. E shkreta, ishte dhe ajo në tmerr dhe nuk arrinte dot të qetësonte jo më fëmijët por as veten e saj”.

Sergei rrëfen se kjo situatë, që zgjati afro katër minuta, nisi të përmirësohet kur piloti bullgar i avionit, me shumë mundim, u përpoq të rivërë në punë motorët.

“Në një moment ndjeva sërish zhurmën e motorëve që duket se u rikthyen në punë. Avioni nisi të ngrihet duke iu larguar maleve mes Malit të Zi dhe Kroacisë”, tregon për agjencinë e lajmeve NOA, Sergei Palu, një ndër 74 dëshmitarët e mbijetuar të avionit të linjës Tiranë-Xhenova.

Ajo që i ka bërë sërish përshtypje të mbijetuarit, është mënyra e kthimit në Tiranë dhe tmerri që vazhdonte për 40 minutat e mëvonshme.

“Piloti, që unë besoj shumë se na ka mbajtur në jetë në sajë të aftësive të tij për të mbajtur avionin nën kontroll edhe pse e humbi për katër minuta, nisi kthimin për në Tiranë. Në fakt unë pyes pse ai nuk e uli avionin në Maqedoni apo Malin e Zi që sigurisht ishin më afër, por mendoj se ka marrë orientime nga qendra e tij”, shton Sergei.

Në fotot ekskluzive NOA: Gjatë incidentit në avion dhe hapjes së maskave
“Ndërsa u arrit të bëhej kthimi, gjatë të 40 minutave udhëtim ishin sërish nën tmerr. Avioni kishte ulje ngritje shumë të shpeshta që na shkaktuan gjendje të rënduar fizike”, - rrëfem me detaje i mbijetuari.

“Unë pashë qartazi, se piloti e mbante shumë ulët avionin gjatë kthimit, vetëm në lartësinë, besoj të një pallati 15 katësh dhe gjatë tërë kohës fluturoi mbi det deri sa iu afruam Rinasit, kurse stjuardesat dhe piloti, herë pas here na bënin thirrje që të ruanim qetësinë duke u përpjekur të na sigurojnë se nuk ishim më në rrezik për jetën”, - vijon rrëfimi i Sergeit për agjencinë e lajmeve NOA.

Pasi avioni arriti të zbriste në tokë, një makinë ambulance u afrua para portës hyrëse dhe një stjuardesë bëri thirrjen: “Nëse dikush nga ju ka nevojë për ndihmë mjekësore të afrohet”.

Sergei, biznesmen prej shumë vitesh në tregun e automjeteve, tregon në fund se është i pakënaqur edhe me mënyrën si u trajtuan në aeroport.

“Ne bëmë një fluturim që nuk na çoi kurrë në destinacionin tonë dhe në mënyrë absurde, iu nënshtruam për rreth tre orë, pritjes së kontrollit të bagazheve tona, të cilat thjeshtë qëndruan në ajër gjatë gjithë kohës”, thekson Sergei.

Ndërsa pohon një tjetër fakt: “Ajo që më bëri përshtypje ishte fakti se asnjë person nuk na u ofrua për të na bërë një kontroll të detyruar sikundër ndodh në të gjitha rastet në pjesën tjetër të botës, as një kontroll të tensionit dhe asnjë ndihmë psikologjike, aq shumë të nevojshme në të tilla raste”.

Në fotot ekskluzive NOA: Gjatë incidentit në avion dhe hapjes së maskave

Në fotot ekskluzive NOA: Gjatë incidentit në avion dhe hapjes së maskave (Fotot: Sergei Palu)
Edhe mbyllja e kësaj traume psikologjike, nuk ishte aspak e këndshme: “Ne u detyruam që për orë të tëra të kërkonim të drejtën tonë, më së paku, të na jepnin mbrapsht vleftën e biletës së udhëtimit që nuk na e ofruan, pa llogaritur që na prishën axhendën tonë. U desh një këmbëngulje e të gjithë pasagjerëve, shqiptarë, italianë dhe kroatë, mes tyre, disa gra dhe fëmijë, që më në fund, një përfaqësues i “Belle Air të lajmëronte se mund të na rimbursohej bileta”.

e.l/NOA
 
Titulli: Tmerr në avionin e linjës Tiranë-Xhenova,rrefejne te mbijetuarit

Turp ti vije ksaj kompanie .Vitin e kaluar nga 12 ore vonesa ,pardje kishte motra bileten su nis priti 8 ore ne aroport dhe u detyrua u nis dje ncncncn .Ska rregulla asgje dhe biletat stratosfere,ske siguri fare si me fitu leke sbejne as kontrollet besoj :(:(:(:( shyqyr qe spaska perfunduar ne tragjedi ,po per avionet i uroj ksaj kompanie ti thyhen qe te gjithe barraket fluturuse.
 
Titulli: Tmerr në avionin e linjës Tiranë-Xhenova,rrefejne te mbijetuarit

Belle Air historikisht ka patur probleme ,vjet pak a shume e njejta gje ndodhi motres time ,nga turbulencat e ajrit ra avioni ne nivelin e detit ,panik brenda ne avion .
 
Titulli: Tmerr në avionin e linjës Tiranë-Xhenova,rrefejne te mbijetuarit

Me ket qe po degjoj tani as qe behet llaf te hipi me ne belle air.Ose traget ose me rruge me makine.Me mire pak me shume ore rruge dhe arrij ne shtepi ,sesa te hipesh e mos te dishe arrin apo jo i gjalle ne aroport.
 
Titulli: Tmerr në avionin e linjës Tiranë-Xhenova,rrefejne te mbijetuarit

po nuk pate nga tia mbash kesaj do i drejtohesh...kete here me nje avion te kesaj linje kam udhetuar sikur ishte ne nje rruge me gropa plus bileta ne stratosfere.
 
Titulli: Tmerr në avionin e linjës Tiranë-Xhenova,rrefejne te mbijetuarit

Mire qe e lexova...Nuk e marr me.Nuk mbaj mend te kem udhetuar njehere si njerezit me te.Heren e parafundit qe e kam marre jam ndjere shuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuume keq ,saqe kur kam vajt ne shtepi ata te mite jane trembur, me kishte ikur komplet ngjyra e fytyres. Edhe ne vere e njejta gje. U nisa nga Bari se nuk kishte bileta nga Roma,dhe isha bere gati te puthja token kur zbrita.
Nuk e di pse nuk vene Albanian Airlines,pse e hoqen...:(
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Tmerr në avionin e linjës Tiranë-Xhenova,rrefejne te mbijetuarit

Sa lek kushton bileta vajtje ardhje per ne Shqiperi ???

Sa mire qe nuk kishim ndonje tragjedi....
 
Titulli: Tmerr në avionin e linjës Tiranë-Xhenova,rrefejne te mbijetuarit

Sa lek kushton bileta vajtje ardhje per ne Shqiperi ???

Sa mire qe nuk kishim ndonje tragjedi....
varet nga 250 euro deri ne 500 varet nga ssezoni dhe sa kohe para e pret bileten ,ate ne dhjetor e paguajta 300 euro dhe e prenotova ne shtator,ta prebotosh 1 jave para se te nisesh ne dhjetor 400 e siper e ke .
 
Titulli: Tmerr në avionin e linjës Tiranë-Xhenova,rrefejne te mbijetuarit

Keni lek ju talionet mos u qani !!!! :p
Nga Athina niseshe nje her e nje kohe ADA AIR por nuk i eci ishte e shtrenjte tani kemi dy linja AEGEAN Airlines dhe Olympic Air te dyja Greke bileta me e lire qe kam gjetur eshte 110 euro vajtje ardhje.....dhe shkoi kaq se jane taksat se Olympic Air e kishte 1 euro bileten LOL
 
Titulli: Tmerr në avionin e linjës Tiranë-Xhenova,rrefejne te mbijetuarit

Shyqyr qe paskan shpetuar dhe une po ja heq vizen kesaj kompanis , dhe mire qe lexova komentet tuaja.
 
Titulli: Tmerr në avionin e linjës Tiranë-Xhenova,rrefejne te mbijetuarit

me vjen keq per ate qe ka ndodhur ne pasagjeret......sa per kete linje nuk di por dhe Ada Air qe ka pasur dikur athina cope cope ishte....tani me mire
 
Titulli: Tmerr në avionin e linjës Tiranë-Xhenova,rrefejne te mbijetuarit

dhe keto komentet me duheshin ... mora konfirmimin e 4 viteve vuajtje , agonie te vazhdueshme me bell air... me duhet te kthehem ne al ne fund te shkurtit :( ... qysh tani me ka kapur paniku....
I urrej , bellair dhe ryanair i urrejjj ... heren tjeter na mbajten nje ore ne ajer se kishte trafik :'( ... zoti qofte me ne !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top