TLC ribashkohen pas shtatë vitesh

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Anëtaret e mbijetuara të grupit TLC, Tionne ‘T-Boz’ Watkins dhe Rozinda ‘Chilli’ Thomas do të mbajnë koncertin e parë në SHBA pas shtatë vitesh, pas vdekjes tragjike të anëtares tjetër të bendit Lisa ‘Left Eye’ Lopes.

Fitueset e tre çmimeve Grammy, të cilat kanë bërë paraqitje të rralla që nga vdekja e Lopes në një aksident fatal me veturë në vitin 2002, do të bashkohen me yje të tjera, përfshirë yllin muzikës country Taylor Swift dhe këngëtarët, Alicia Keys dhe Ciara, për një koncert të ardhshëm bamirës që organizohet nga Justin Timberlake.

Koncerti në Las Vegas do të zhvillohet në Mandalay Bay Events Center m 17 tetor, është vazhdimësi e turneut njëjavor të golfit që po ashtu do të organizohet nga Timberlake në bashkëpunim me Spitalin e Fëmijëve Shriners.

*telegrafi*
 

Attachments

  • f.0825191138250_m.jpg
    f.0825191138250_m.jpg
    39.8 KB · Shikime: 10

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top