Tirane, zjarr ne nje magazine me pajisje hidro-sanitare

braziljania

Anëtar i Nderuar
Magazina ndodhet shume prane me nenstacionin elektrik te Kasharit, ndaj OSSH nderpreu energjine ne autostraden Tirane-Durres
Një zjarr i madh ra sot në mesditë në një objekt që ndodhet përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.


Policia tha për mediat se zjarri përfshiu një magazinë të firmës “Henri SHPK” në të cilën ndodheshin materiale hidro-sanitare.


Nga informacionet e para mësohet se zjarri nuk ka shkaktuar asnje te lenduar, por shume dëme të mëdha materiale.


4 zjarrfikëse shkuan në vendngjarje për të shuar flakët, ndërkohë që OSSH ndërpreu energjinë përgjatë autostradës pasi magazina e përfshirë nga flakët, ndodhet shume prane me nënstacionin elektrik në Kashar.

OSSH njofton se ndërprerja e energjisë u bë për arsye sigurie, derisa gjendja te stabilizohet.

Ende nuk mund te thuhet asgje per shkaqet e renies se zjarrit, por policia njeheresh po heton per kete çeshtje.


Ikubinfo*
 
Tiranë, pas magazinës merr flakë një godinë 7 katëshe

Rreth një orë pas rënies së zjarrit në autostradë, flakët u përhapën në një godinë tjetër 7 katëshe, që ndodhet pranë magazinës me hidro-sanitare dhe situata paraqitet e rrezikshme.

Zjarrfikëset filluan punën për shuarjen e zjarrit në godinën tjetër, ndërkohë që magazina e firmës “Henri SHPK” në të cilën ndodheshin materiale hidro-sanitare, u dogj thuajse plotësisht.

Nga informacionet e para mësohet se zjarri nuk ka shkaktuar asnje te lenduar, por shume dëme të mëdha materiale.

Në vendngjarje për të shuar flakët kane shkuar zjarrfikese jo vetem nga tiarana, por edhe nga Durresi e Kruja.

Ndërkohë OSSH ndërpreu energjinë përgjatë autostradës pasi magazina e përfshirë nga flakët, ndodhet shume prane me nënstacionin elektrik në Kashar.

OSSH njofton se ndërprerja e energjisë u bë për arsye sigurie, derisa gjendja te stabilizohet.

Ende nuk mund te thuhet asgje per shkaqet e renies se zjarrit, por policia njeheresh po heton per kete çeshtje.

Policia eshte ne gatishmeri per t'u ardhur ne ndihme forcave zjarrfikese, nderkohe qe mban te bllokuar atuostraden Tirane-Durres, duke mos lejuar kalimin e mjeteve.


Per arsye sigurie nuk lejohen te afrohen prane vatres se zjarrit as gazetaret apo operatoret e televizioneve e gazetave.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top