Tiranë, vritet me thikë në autobus 22-vjecari. Arrestohet bashkautori

cent

...Lontano
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Tiranë, pasi u qëllua me thikë në autobusin e linjës Qendër- Uzina e Autortraktorëve. Mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda autobusit, në afërsi të Markatës së vjetër në zonën e Ali Demit.

adckeu.jpg

Sipas dëshimtarëve në vendngjarje, dy persona kanë patur një mosmarrëveshje në autobus, që ka degjeneruar më pas në dhunë.
Njëri prej të rinjve ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar disa herë personin tjetër të përfshirë në sherr.

22-vjeçari Sajmir اedja mbeti i vrarë në vend pas goditjes në zemër teksa udhëtonte me autobusin e linjës Qendër – Uzina e Autotraktorëve në kryeqytet. Sipas dëshmitarëve në autobus, ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy të rinjve që kishte ngjarë vetëm një stacion më parë. Autori ka ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes duke vrapuar në errësirë mes pallateve të shumta të zonës së “Ali Demit”. Ngjarja ka shkaktuar panik tek pasagjerët, të cilët kanë dalë të tmerruar nga autobusi.
Dëshmitarët thanë se dëgjuan ulërima e më pas shoferi i autobusit ka hapur dyert e njerëzit kanë vërshuar jashtë në panik. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje nisi kryerjen e veprimeve hetimore. Po kështu, ajo mori në pyetje mjaft dëshmitarë të cilët ishin pasagjerë në autobusin e krimit.

Ndërkohë që sot, policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja të ngjarjes. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë qënë 2 persona të implikuar në vrasjen e 22-vjecarit Sajmir Cedja, mbrëmjen e djeshme, brenda autobusit të linjës Uzina e Auotraktorëve-Qender. Policia ka shpallur në kërkim autorin kryesor rreth 35 vjec, ndërsa ka arrestuar bashkëpunëtorin e tij, 32 vjecarin Ilir Drita.

Bashkëpunëtori Ilir Drita u arrestua 2 orë pas ngjarjes, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit kryesor, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur për arsye hetimi.

Po sipas të njejtave burime, autori ka qënë duke bërtitur në autobus, ndërsa dyshohet se ishte i dehur. Në këto momente viktima Saimir اedja i ka kërkuar të mos bërtasë, e aty ka nisur edhe sherri mes tyre. Fillimisht viktima e ka goditur autorin me çadër e më pas 35-vjecari ka përdorur thikën, duke e qëlluar 22-vjecarin në zemër./BeratiLive
 
Titulli: Tiranë, vritet me thikë në autobus 22-vjecari. Arrestohet bashkautori

O Perendi sa i ri gjynah :(
Te ndodhin keshtu gjerash ne dite mes mijra njerezve, po te jete naten?
Po telekamera skane ne bus keta?
 
Telekamera thote, loool. Aty mezi jane vet autobuzat ti thua ..LOL.

Po shtohen keto vrasjet dita dites..eh
 
Titulli: Tiranë, vritet me thikë në autobus 22-vjecari. Arrestohet bashkautori

adckeu.jpg
Mos u be e keqe, se goxha autobuz eshte. Ke harruar autobuzat e Vlores ti, ne kohen tone:p

Por eshte cudi, ne mes te dites, nxjer tjetri thiken, e te le ne vend:(
Ca po behet? Mos dalesh me nga shtepia, ne Shqiperi.
 
Attachments

  • adckeu.jpg
    adckeu.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0

Ky do jet autobuz i ri ne fakt se une isha vjet ne Tirane dhe shumica ishin shkaterraq mi.
Gjithsesi atyre te Vlores nuk ua hedh njeri jo, lol. Ashtu kan mbetur Zi..
 
Attachments

  • adckeu.jpg
    adckeu.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Tiranë, vritet me thikë në autobus 22-vjecari. Arrestohet bashkautori

Autobuzat jan super te rinj dhe 100 % jan me telekamera pasi jan privat dhe gjat dites jan me Security (per te vezhguar fatorinot) ndaj i kan identifikuar autoret por nuk kuptoj sjelljen e viktimes.Nese autori ka qen i pir sic ka deklaruar policia dhe ka bertitur per qejf te vete apo ka kenduar se dim sakt ci prishte pun ktij sa detyrohet dhe i thot "mos bertit".Kur gjendesh ne rrethana te tilla me njerez te pir mir esht te heshtesh apo te largohesh pasi ne shumicen e rasteve perfundojn me sherr apo deri ne vrasje.
 
Titulli: Tiranë, vritet me thikë në autobus 22-vjecari. Arrestohet bashkautori

Mos te duket cudi ty, se disa nga autobuzat e Tiranes kane televizora brenda qe as kta ktej nga une si kane.
Po ktij ci eshte duk vetja ti thot tjetrit 'mos bertit' njehere....mos e ka autobuzin pronen e babes dhe te bej bosin aty...kane ik njerzit per lesh.
 
Titulli: Tiranë, vritet me thikë në autobus 22-vjecari. Arrestohet bashkautori

njeriu eshte kafsha me mizore, ka thene Nietzsche
 
Titulli: Tiranë, vritet me thikë në autobus 22-vjecari. Arrestohet bashkautori

Mos u bëni kaq paragjykues se është gjynaf për një djalë të ri.Në fakt me sa po lexoj vërdallë ky i shkreti ka dalë në mbrojtje të disa vajzave që autori edhe shoku i tij kanë trazuar dhe ofenduar.Pra një njeri me ndjenjë qytetarie vdes dhe pjesa tjetër e pasagjerëve bënin sehir duke parë.Mund të thuash ç'i duhej këtij?Po sikur ndonjë nga ju vajzat të ishit në atë situatë?Për të erdhur keq se në çfarë kombi jemi katandisur :(
 
Titulli: Tiranë, vritet me thikë në autobus 22-vjecari. Arrestohet bashkautori

eshte per te ardhur keq qe s'ju ben pershtypje rritja ne mase e vrasjeve dhe aksidenteve,

Transporti vazhdon akoma te jete prb shume i madh ne Shqiperi, une refuzoj te hypi ne autobuz ne Tr ,eci ne kembe per 20min i bie tiranes nga cepi ne cep nuk eshte ndonje qytet aq i madh , nuk ndihem rehat me gjithe ato cuna ne pergjithesi rreth meje,
 
Titulli: Tiranë, vritet me thikë në autobus 22-vjecari. Arrestohet bashkautori

Nuk kalon jave , pa vdekje , pa vrasje , pa krime ...! Shqiperia sikur ti ket 100 milion banore , eshte e tepert te ndegjojsh skandale cdo jave ne nje vend me banore si Shqiperia . Shoqerite tona secilen here , po fundosen drejte humneres .Cfare po bejm ne per kete ? Cfare bejn institucionet shoqerore per shoqerit tona ?!
Zoti ju ndimofte juve atje ....... Dhe mos harroni kete fakt , shkaktar kryesor i vrasjes ne fjale eshte ''ALKOOLI'' , keni parsysh kete !
 
Titulli: Tiranë, vritet me thikë në autobus 22-vjecari. Arrestohet bashkautori

Mos te duket cudi ty, se disa nga autobuzat e Tiranes kane televizora brenda qe as kta ktej nga une si kane.
Po ktij ci eshte duk vetja ti thot tjetrit 'mos bertit' njehere....mos e ka autobuzin pronen e babes dhe te bej bosin aty...kane ik njerzit per lesh.

Te ishe ti ne autobuz dhe po te ngacmon nje BASTARD i dehur dhe nje djal si ky ishte prezent (rreth ores 22:00) sdo i thonte diçka apo ta shtynte? Apo ta linte te kishte fatin e asaj vajzes ne Indi....?!
Ky ishte nje version tjeter qe degjova ne media.

Se me Shqiptaret esht dhe problemi qe deshmitaret nuk flasin pa shperblim... dhe Policia e perbere nga njerez qe as nuk ja din kuptimin fjales AKADEMI. "Hajde bablok militant futu ne polici se je i flakt e merito..."
Prokuorine,gjykaten i kemi sipas xhepit,e kshu ben ligjin I PASURI.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top