Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Tiranë, pasi u qëllua me thikë në autobusin e linjës Qendër- Uzina e Autortraktorëve. Mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda autobusit, në afërsi të Markatës së vjetër në zonën e Ali Demit.
Sipas dëshimtarëve në vendngjarje, dy persona kanë patur një mosmarrëveshje në autobus, që ka degjeneruar më pas në dhunë.
Njëri prej të rinjve ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar disa herë personin tjetër të përfshirë në sherr.
22-vjeçari Sajmir اedja mbeti i vrarë në vend pas goditjes në zemër teksa udhëtonte me autobusin e linjës Qendër – Uzina e Autotraktorëve në kryeqytet. Sipas dëshmitarëve në autobus, ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy të rinjve që kishte ngjarë vetëm një stacion më parë. Autori ka ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes duke vrapuar në errësirë mes pallateve të shumta të zonës së “Ali Demit”. Ngjarja ka shkaktuar panik tek pasagjerët, të cilët kanë dalë të tmerruar nga autobusi.
Dëshmitarët thanë se dëgjuan ulërima e më pas shoferi i autobusit ka hapur dyert e njerëzit kanë vërshuar jashtë në panik. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje nisi kryerjen e veprimeve hetimore. Po kështu, ajo mori në pyetje mjaft dëshmitarë të cilët ishin pasagjerë në autobusin e krimit.
Ndërkohë që sot, policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja të ngjarjes. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë qënë 2 persona të implikuar në vrasjen e 22-vjecarit Sajmir Cedja, mbrëmjen e djeshme, brenda autobusit të linjës Uzina e Auotraktorëve-Qender. Policia ka shpallur në kërkim autorin kryesor rreth 35 vjec, ndërsa ka arrestuar bashkëpunëtorin e tij, 32 vjecarin Ilir Drita.
Bashkëpunëtori Ilir Drita u arrestua 2 orë pas ngjarjes, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit kryesor, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur për arsye hetimi.
Po sipas të njejtave burime, autori ka qënë duke bërtitur në autobus, ndërsa dyshohet se ishte i dehur. Në këto momente viktima Saimir اedja i ka kërkuar të mos bërtasë, e aty ka nisur edhe sherri mes tyre. Fillimisht viktima e ka goditur autorin me çadër e më pas 35-vjecari ka përdorur thikën, duke e qëlluar 22-vjecarin në zemër./BeratiLive