Tiranë, vogëlushi 11- vjeçar u vetëvar pas divorcit të prindërve.

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Konfliktet e vazhdueshme të prindërve, të cilët së fundi ishin divorcuar, kanë çuar një 11- vjeçar drejt vetëvrasjes. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Zenelaj të Tiranës, mbrëmjen e djeshme. Viktima është Anxhelo Halili.

Sipas Panoramës, vogëlushi ishte shumë i ndjeshëm dhe debati i fundit mes prindërve Ilir dhe Albana Halili ka sjellë edhe aktin e rëndë.


Vëllai i viktimës, Jurgirsi 14- vjeçar, ka rrëfyer për Panoramën ngjarjen.

“U mërzit sepse po ziheshin mami me babin. Ai nuk duronte dot debate të tilla, mërzitej shpejt. Filloi të qante dhe unë mendova që ta marr pak përjashta që t’ia largoja pak mërzitjen,” thotë i vëllai.

Jurgirsi tregon se Anxhelo prekej shpejt.

“Prekej shpejt për gjithçka. E shprehte shumë mërzitjen, po sidomos debatet e mamit me babin e mërzisnin më shumë”.








​gazetatema.net
 
Titulli: Tiranë, vogëlushi 11- vjeçar u vetëvar pas divorcit të prindërve.

Zemra vogel sa gjynah ... :( Sa shume femije i vuajne divorcet cfaj kan ata :((
 
Titulli: Tiranë, vogëlushi 11- vjeçar u vetëvar pas divorcit të prindërve.

Kjo duhet te ua bej me dije atyre qe sollen femije ne jete, se ata me nuk mund te bejne cfare te duan, ngase pasojat e marrinave te tyre i bartin te tjeret-femijet e pafajshem.
 
Titulli: Tiranë, vogëlushi 11- vjeçar u vetëvar pas divorcit të prindërve.

Sa gjynah ne keto raste shpesh femijet i dergojne ne psikolog.. sa keq.
 
Titulli: Tiranë, vogëlushi 11- vjeçar u vetëvar pas divorcit të prindërve.

Sa gjynah ne keto raste shpesh femijet i dergojne ne psikolog.. sa keq.

Po mire do ishte te verente dikush qe ai femije vuan, qe se pranon sic duhet kete ndarje....
Gjynah:(
 
Back
Top