Tirane vijon numerimi ,rezultatet paraprake ne rrethe UPDATE

ida angel

:)
V.I.P
Tirane, vijon numërimi. Rezultatet paraprake ne rrethe
10:34
Në Tiranë deri në orën 05:40 minuta janë numëruar 7 kuti votimi me 2850 vota nga të cilat kandidati PS-së Edi Rama ka 1482 vota, ndërsa kandidati PD-së Lulzim Basha ka
10:30 Perfundon numerimi ne Himare. Kandidati i PS fitues me 220 vota me shume se kandidati i dyte. Perfundon qeverisja Bollano ne Himare pas 2 mandatesh. Ne Himare kandiduan Jorgo Goro per PS-ne i cili dhe fitoi keto zgjedhje, Vasillaq Bollano per PBDNJ-ne dhe Savo Prifti per PD-ne.

8:44/ Top Channel Ndërkohë vijon proçesi i numërimit në Tepelenë ku kandidati i PS-së Tërmet Teci kryeson me 1590 vota, ndaj Reshat Zike i LZHK-së që ka 1023 dhe atij të PD-së që ka 600 vota.

Në Gjirokastër, Flamur Bime i PS-së deri tani ka 1114 vota, ndaj Sinojmerit të PD-së që ka 912 vota.

Në Elbasan, pas 7 kutive të numëruara Qazim Sejdini i PS-së kryeson me 2057 vota ndaj Durim Hushit të LSI-së me 1546 vota.

Rezultati i 5 kutive të para në Fier nxjerrë në krye Baftjar Zeqon me 780 vota, ndaj 611 vota të Ilir Beles.

Sipas rezultati paraprak në Lushnje, Fatos Tushe i PS-së kryeson me 843 vota, ndaj Albert Sanxhakut të LSI-së me 607 vota.

Në Berat, rezultati i 3 kutive të para nxjerrë në krye kandidatin e PS-së Nasufi me 457 vota, ndaj 635 të Deçollit të PD-së.

Numërohen 4 kuti në Kuçovë, ku Bardhyl Gjyzeli kryeson me 856 vota ndaj 744 të Selfo Kapllanit.

Në Vlorë, numërohen 5 kutitë e para, Shpëtim Gjika kryeson me 1792 vota, ndaj Ardian Kollozit që ka 1532 vota.

Në Himarë, në 3 kuti, Jorgo Goro i PS-së ka 191 vota, ndaj Savo Priftit të PD-së që ka marrë 115 vota. Ndërkohë Vasil Bollano vjen në vend të tretë me 110 vota.

Në Korçë, në 5 kutitë e para, Andrea Mano i PD-së ka 851 vota, ndaj 956 votave të Niko Peleshit të PS-së.

Në Lezhë, në 7 kutitë e para Viktor Tusha i LSI-së, kryeson me 291 vota ndaj Gjok Jakut të PS-së.

Në Pukë, në 5 nga 6 kuti i poshter Arifaj i PD-së kryeson me 925 vota, ndaj Enver Sulejmanit të PS-së që ka 882.

Në Kamëz, pas 5 kutive të numëruara Xhelal Mziu i PD-së ka 1234 vota, ndaj Rakip Sulit të PS-së me 1196 vota.

Në Sarandë, në 3 kuti Edmond Gjoka i PD-së ka 396 vota, ndaj Stefan اipës së PS-së me 573 vota.

Në Bajram Curri, në 2 kuti, Agron Demushi i PD-së ka 544 vota, ndërsa Avni Dega i PS-së 277 vota.

Në Përmet, në pesë kuti, Gilberto Jaçe i PS-së ka 1407 vota, ndaj 1260 vota të Kujtim Hoxhës së PD-së.

Në Poliçan, në kutinë e parë, Adriatik Zotka i PBDNJ-së ka 127 vota, ndërsa اaush Qato i PR-së 106 vota.

Në Ballsh, në 2 kuti, Dallëndyshe Alikaj e PD-së ka 489 vota, ndaj 572 votave të Ilir اelës së PS-së.

Në Kukës, në 5 kuti, Hasan Halilaj i PD-së ka 1455 vota, ndaj Alfred Cengut të PS-së që ka 1000 vota. ikub.al
 
Pe: Tirane vijon numerimi ,rezultatet paraprake ne rrethe UPDATE

UPDATE
Tiranë
Ora 10:25 – Proçesi i numërimit në kryeqytet është duke vazhduar dhe deri më tani janë numëruar 10 kuti votimi në njësitë bashkiake numër 4 dhe 9. Tashmë deri tani në Tiranë Edi Rama i PS ka 4861 vota, ndërsa Basha i PD 4203 vota, kurse Hysni Milloshi 53 vota.
Elbasan
Ora 10. 16 – Në Bashkinë e Elbasanit kryetari aktual Qazim Sejdini kryeson me 3488 vota kundrejt rivalit të tij Durim Hushi i cili ka marrë 2420 vota.
Vlorë
Ora 10:30- Kryeson Shpëtim Gjika me 3230 vota kundrejt rivalit të tij Ardian Kollozi i cili ka marrë 2647.
Lushnje
Ora 10:30- Në bashkinë e Lushnjes kandidati i koalicionit “aleanca për të ardhmen” Fatos Tushe kryeson me 1849 vota kundrejt kandidatit “aleanca për qytetarin” Sanxhaku i cili ka marrë 1344 vota.

Fier
Ora 10:31 – Në bashkinë e Fierit kandidati “aleanca për të ardhmen” Baftjar Zeqaj ka marrë 1338 vota kundrejt rivalit të tij Ilir Bele i cili ka marrë 948 vota.
Korçë
Ora 10. 16 – Në bashkinë e Korçës kryeson kryetari aktual Niko Peleshi me 1578 vota kundrejt kandidatit të “aleancës për qytetarin” i cili ka marrë 1330 vota.

Lezhë
10:18 – Në bashkinë e Lezhës kandidati i “aleancës për qytetarin” Viktor Tushaj kryeson me 2333 vota kundrejt kandidatit të majtë Gjokë Jaku me 2023.
Kukës
Ora 09:00- Kryetari aktual Hasan Halili i PD-së ka marrë 1884 vota përballë kandidatit PS, Alfred Cenko i cili ka marrë 1258 vota. Janë numëruar 6 kuti votimi me 3142 vota
Himarë
Ora 09:00 -Kryeson PS me 927 vota me pas vjen Bollano i PBDNJ me 738 vota, dhe PD me 364 vota e partia MEGA me 63 vota. Janë numëruar 10 nga 15 kuti

Durrës
Ora 10:00 – Në Durrës nu ka nisur procesi i votimit në 2 KZAZ, përkatësisht në KZAZ numër 9, ku komisionerët vendosen qe dje të nisin sot përcesin e numërimit të votave për shkak të problemeve që hasen me lidhjen e internetit. Nuk ka nisur numerimi i votave per kryetar bashkie pasi komisionerët nuk kanë paraqitur diplomën e tyre të noterizuar gjë që është në shkelje të kodit. Numerimi do nis ne 11.00 Funksion vetëm KZAZ numër 10e Shijakut, janë numëruar 5 kuti nga 20 të tilla. PD 1839 kundrejt PS 706.

Tepelenë fiton PS
Ora: 09:41- Përfundon votimi.Termet Peci i PS fiton me 1741 vota, kundrejt ish kryetarit të bashkisë së Sevo Mici kandidat i PD 730 vota. Kandidati i LZHK Reshat Zika ka marrë 1217 vota. Aleanca për të Ardhmen merr 9 këshilltarë për këshillin bashkiak, Aleanca për Qytetarin 6 vende.

Bilisht, në Miras fiton PD
Ora 10. 12 – Në komunën MIRAS të të rrethit të Devollit fiton Kryeart Fejzo, me 2561 vota dhe kandidati për “Aleancën për të Ardhmen”, Arben Latka, ka 2015 vota. Ende nuk ka filluar numërimi i votave për bashkinë e Bilishtit.

Rrëshen fiton PS
Ora 09. 39 – Në Bashkinë Rrëshen fiton kandidat i PS-së Ndue Kola, 798 vota më shumë se Gjon Deda. Numërimi përfundoi në 09.00
Delvinë fiton PD
Ora 08: 45 – Bashkinë e Delvinës ka përfundu votimi. Fitues është Dhurim Alimani i PD, me 2114 vota. Kandidati PS, Dashamir Hado ka marre 1114 vota

gazeta jone
 
Pe: Tirane vijon numerimi ,rezultatet paraprake ne rrethe UPDATE

Perfundimisht fitoja ps-ja

pd ne kte rast TE KETE SHENDENE.
 
Pe: Tirane vijon numerimi ,rezultatet paraprake ne rrethe UPDATE

Mbyllet numërimi, PS merr Memaliajn e Ballshin, PD avantazh në Kukës e Kamë​
z

Lajmifundit – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet e deritanishme nga numërimi i votave në shkallë vendi.
Sipas KQZ, në Berat aktualisht kryesor kandidati i Aleanca për të Ardhmen, PS.
Në Fier, kandidati socialist Baftjar Zeqaj ka marrë 5043 vota kundrejt rivalit Ilir Bele me 3505 vota.
Në bashkinë e Lushnjes kandidati i “Aleanca për të ardhmen” Fatos Tushe kryeson me 1849 vota ndaj kandidatit të PD-LSI që ka marrë 1344 vota.
Në Pogradec, deri më tani kryeson kandidati i majtë Artan Shkëmbi me 2075 vota
Në Kukës kryeson kandidati i “Aleanc për qytetarin” Hasan Halilaj me 3299 vota kundrejt kandidatit të PS Alfred Cengu me 1949 vota.
Në Krumë, kandidati i “Aleanca për të ardhmen” kryeson me 1619 vota kundrejt kandidatit të PD Bardhyl Peka me 1239 vota.
Në Kamëz, deri më tani kryeson kandidati i “Aleanca për qytetarin”, PD, Xhelal Mziu me 3228 vota ndaj rivalit Rakip Suli me 3076 vota.
Në bashkinë e Gjirokastrës kryeson kryetari aktual dhe njëherësh “Aleanca për të ardhmen” Flamur Bime me 3137 vota ndaj kandidatit të PD Genci Sinoimeri me 2528 vota.
Gjithashtu në Ballsh ka përfunduar numërimi me rezultat në favor të kandidatit të “Aleanca për të ardhmen” Ilir اela me 3997 vota kundrejt kandidates së djathtë Rajmonda Balilaj me 3816 vota.
Në Memaliaj ku përfunduar numërimi ka rezulton fitues kandidati i PS Lulzim Meçi me 100 vota avantazh ndaj kandidatit të djathtë.
Aktualisht në Tiranë kryeson Edi Rama me 13759 vota kundrejt rivalit të tij të djathtë Lulzim Basha i cili ka marrë 12 267 vota.
 
Pe: Tirane vijon numerimi ,rezultatet paraprake ne rrethe UPDATE

Ida na azhorno i cik pra
 
Pe: Tirane vijon numerimi ,rezultatet paraprake ne rrethe UPDATE

Numërimi i votave, PD merr Peshkopinë, PS drejt fitores në Gjirokastër
Tirane – Lajmifundit – Të dhënat e fundit nga KQZ tregojnë se në bashkinë Kamëz janë numëruar 13 kuti nga 52. Rakip Suli i PS ka 3782 ndersa kandidati PD, Xhelal Mziu ka 4247 vota.
Në Peshkopi përfundoi procesi i numërimit dhe sipas rezultatit, kandidati i PD fitoi me 44 22 vota kundrejt kandidatit PS me 3013 vota.
Në Gjirokastër, procesi i numërimit është drejt fundit pasi janë hapur 26 nga 27 kuti votimi.
Nga numërimi i deritanishëm del se kandidati i PS, Flamur Bime kryeson me 6344 vota, kundrejt kandidatit PD Genci Sinoimeri me 4487 vota.
 
Pe: Tirane vijon numerimi ,rezultatet paraprake ne rrethe UPDATE

Gjirokastra dhe Saranda i mbaruan numerimet, me fitore e thelle e kandidateve te PS
Gjirokastra: Bime 56.3
Sinoimeri 43.7
Saranda: Cipa 59.4
Gjoka 40.5
 
Pe: Tirane vijon numerimi ,rezultatet paraprake ne rrethe UPDATE

Bashkite ku ka perfunduar numerimi
1) PERMET FITON PS
Ora 12. 35 - Përfundoi procesi i numërimit duke nxjerrë fitues Gilberto Jaçen e PS-së me 2150 vota, kundrejt Kujtim Goxhës i LSI-së i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.

2) HIMARE FITON GORO i PS
Ora 11. 30 - Përfundon procesi i numërimit. Fiton kandidati i PS-së për kryetar bashkie Gjergji Goro me 30 vota me shumë se kandidati i PBDNJ, Bollano. Sipas rezultatit, PS-ja ka marrë 1574 vota, PBDNJ-ja 1472 dhe PD-ja 560 vota. Ndërkohë, që në këshillin bashkiak PBDNJ ka fituar numrin më të madh të anëtarëve.

3) TEPELENث FITON PS
Ora: 09:41- Përfundon votimi. Tërmet Peçi i PS-së fiton me 1741 vota, kundrejt ish-kryetarit të bashkisë së Sevo Micit kandidat i PD-së 730 vota. Kandidati i LZHK-së Reshat Zika ka marrë 1217 vota. Aleanca për të Ardhmen merr 9 këshilltarë për këshillin bashkiak, Aleanca për Qytetarin 6 vende.

4) RRESHEN FITON PS
Ora 09:39 - Në Bashkinë Rrëshen fiton kandidat i PS-së Ndue Kola, 798 vota më shumë se Gjon Deda. Numërimi përfundoi në 09.00

5) PEQIN FITON PD
Ora 09:35 - Përfundon procesi i numërimit. Ilir Rrushi i PD-së rizgjidhet kryebashkiak. Fiton 1755 vota, ndaj Naim Teqes i PS 905 vota. Rezultati ne KZAZ nr 16

6) DELVINE FITON PD
Ora 08: 45 - Bashkia e Delvinës ka përfunduar votimi. Fitues është Dhurim Alimani i PD-së, me 2114 vota. Kandidati i PS-së, Dashamir Hado ka marrë 1114 vota.

7)ERSEKE FITON PS
Ora 09:00 - Fiton kandidati i Aleancës për të Ardhmen. Fiton Alim Laho 1546 vota me 500 vota më shumë se kandidati i "Aleancës për Qytetarin" i cili ka marre 1232 vota.

8) PUKE FITON PD
Ora 08: 30 - Në Bashkinë e Pukës ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Fitues është shpallur koalicioni “Aleanca për Qytetarin” me kandidatin e saj, i poshter Arifi. 955 vota. Pas saj vjen koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” me kandidatin Enver Sulejmani me 902 vota, e ndjekur nga Partia اështja Shqiptare me kandidati Astrit Hushi me 704 vota.

9) POLIاAN FITON PS
Në Poliçan përfundon procesi i numërimit fiton Adriatik Zotkaj, i PS-së me 1446 vota. Në komunën Kutall fiton Shpëtim Vrapi i PS-së me 4650 kundrejt Sulës që ka 4530 vota.

10) RUBIK FITON PS
Ora13:36 - Përfundon numërimi në KZAZ numër 38 për Bashkinë e Rubikut. Fitues kandidati i PS-së Gjok Vukaj me 1419 vota kundrejt, kandidatit të PS-së Mark Ruci me 1087 vota.

11) RROGOZHINث FITON PDIU
Ora 13:30 - Përfundon numërimi fiton kandidati i PDIU-së, Ndriçim Dushku.

12) KSAMIL FITON PS
Fiton Besnik Abedini i PS-së me 394 vota më shumë ndaj kandidatit të PD-së.

13) HAS FITON PS
Përfundon numërimi. Fiton Liman Morina me 540 vota më shumë se Bardhyl Peka i PD-së.

14) TROPOJE FITON PD
Fiton PD-ja me Agron Demushaj kundrejt Avni Begut të PS-së.

15) SARANDE, FITON PS
Ora 16:17 - Përfundon numërimi. Kandidati i PS-së, Stefan اipa fiton me 7234 vota, kandidati i PD-së, ka marrë 4976 vota.tvklan
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top