Tiranë, shkatërrohet baza e prostitucionit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Policia e Tiranës ka shkatërruar një bazë prostitucioni dhe ka vënë në pranga 3 persona, ndërsa dy të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.

policia2412.jpg


“Rreth orës 17:15 u arrestuan në flagrancë Agron Koçit, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për mbajtje e lëndëve narkotike, Liljana Aliko, 24 vjeçe, lindur dhe banuese në Delvinë dhe Oltion Mehmeti, 28 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.
Ndërkaq, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, ndaj Hekuran B., 56 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, pronar i hotelit dhe Nazmije V., 47 vjeç, lindur në Dibër dhe banuese në Tiranë, menaxhere e hotelit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas arrestimit dosja me materialet në ngarkim të tyre ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “shfrytëzimit për prostitucion” dhe “prostitucion”. / Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top