Tiranë parandalohet vrasja me minë me telekomandë, arrestohen dy persona

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
policia.jpg


Policia e Tiranës ka mundur të parandalojë një atentat me minë me telekomandë dhe ka vënë në pranga dy persona.
Personat e arrestuar janë shtetasit Juljan Shorja, 29 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe shtetasen 26-vjeçare me inicialet R.T., lindur dhe banuese në Tiranë.


Sipas policisë, shtetasi Juljan Shorja po përgatiste një minë me telekomandë për llogari të shtetasit me inicialet Sh.P, ku ky i fundit, në bashkëpunim me shtetasin M.A. do e përdornin këtë lëndë për vrasjen e një personi, identiteti i të cilit ende nuk dihet, që mësohet se është person i shpallur ne kerkim nga policia.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasit Sh.P. dhe M.A., ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar në banesën e shtetasit Julian Shorja 2 kapsolla detonatorë, municione luftarake dhe lëndë narkotike e dyshuar hashash.
g,shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top