Tiranë - Nis Kongresi PS, 1500 delegatë vendosin për kryetarin

legjenda

Tetova
rama-kongres.jpg
1966_kongresi_5_ppsh.jpgKryeministri Edi Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve ku nisin punimet Kongresi i Partisë Socialiste. I ftuar është dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Ora 10:30 Ahmetaj: Nuk ka dy rrugë por vetëm një, Rama kryetar dhe kryeministër

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj e quan event të rëndësishëm mbledhjen e Kongresit të Socialistëve ndërsa debatin për zgjedhjen e kryetarit debat artificial në funksion të hedhjes së baltës.”

This image has been resized. Click this bar to view the full image. The original image is sized 640x350.


Ilir Meta duke hyre ne Pallatin e Kongreseve

Axhenda e Kongresit

Sipas rendit të ditës që mundet edhe të pësojë ndryshime i pari do ta marrë fjalën Kreu i PS, Edi Rama, më pas Kreu i grupit të deputetëve socialistë Gramoz Ruçi do të prezantojë një raport mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatës së antarësime në PS.

Veprimtarinë mes dy kongreseve do ta paraqesë Komisioni i Garancive Statutore në këtë parti.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve, pikë e pestë e rendit të ditës janë ndryshimet në statut dhe në fund zgjedhja e drejtuesve të organeve qendrore të PS.

Giani Pitella dhe Massimo Da Lema së bashku me të ftuar të tjerë ndërkombëtarë do të përshëndesin punimet e Kongresit, ndërsa Mateo Renzi, Martin Shultz, Toni Blair dhe Johanes Svoboda do të jenë të pranishëm nëpërmjet video mesazheve.

1500 delegatë janë ftuar të marrin pjesë në kongresin e Partisë Socialiste do të votojnë statutin e ri dhe anëtarët e asamblesë. Ndërkohë të dielën po ne Pallat Kongreseve hapen zgjedhjet per forumin rinore eurosocialist, për strukturat dhe kryetarin.

Pika 6 dhe e fundit e rendit të ditës, parashikon zgjedhjet e organeve qendrore drejtuese të PS-së ku pritet të përqendrojnë të gjithë debatin se si do të veprohet për kryetarin e partisë.

Fatmir Xhafaj do të prezantojë statutin e ri të partisë. Në statutin e ri pritet të përcaktohet që në rast se kryetari i PS fiton zgjedhjet dhe shpallet Kryeministër dhe mandati i tij përfundon dy vjet nga zgjedhja në krye të qeverisë, kryetari do të rikonfirmohet pa votim, në Kongresin e PS. Në rast se kryetarti i PS, humbet zgjedhjet, do të respektohet rregulli i zgjedhjes së tij, përmes parimit, një anëtar një votë. Statuti i ri, përmirëson disa nene që përshtasin organizimin e partisë në bazë të ndarjes së re administrative-territoriale.

Ftesë për pjesëmarrje ka marrë dhe ish lideri i PS-së Fatos Nano. Për herë të fundit Kongresi u mblodh më 5 nëntor të vitit 2011.

Cfare do votohet dhe kush do të votojë
Në kongres do të votohet për 175 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare dhe 9 anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore. اdo delegat do të votojë vetëm për anëtarët e qarkut të tij. Delegatët do të përcaktojnë nëse do të ketë referendum për mandatin e tij, brenda 30 ditëve nga kongresi.
Të drejtën e votës përveç delegatëve të zgjedhur për shkak të zgjedhjeve të brendshme të partisë e kanë dhe 620 të tjerë që e përfitojnë atë për shkak të postit që mbajnë si deputetët, kryetar partie e bashkie dhe ish president

Blushi me platformë Kryeministri, propozon 10 pika ekonomike si bëhet Shqipëria

Sfidat e kongresit të socialistëve
 
Titulli: Tiranë - Nis Kongresi PS, 1500 delegatë vendosin për kryetarin

Dhe shqiptaret shkojne ne Siri, kane mjaft pune ketu Lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top