Tirane, ngushtohet diferenca Basha 680 vota me shume se Rama

WxP

Staf në FV.AL
Në Kryeqytet Lulzim Basha, kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin” po kryeson garën për Bashkinë e Tiranës me 680 vota më shumë kundrejt rivalit të tij Edi Rama. Të dhënat e fundit zyrtare nga KQZ për numërimin e 473 kutive nga 485 që janë gjithsej, tregojnë se Basha ka 122486 vota kundrejt Ramës me 121806 vota. Tashmë numërimi ka përfunduar në 10 njësi të Tiranës ndërsa mbeten edhe 12 kuti për t'u numëruar tek njësia nr.5.

BalkanWeb
 

Attachments

  • numrimi4.jpg
    numrimi4.jpg
    10.8 KB · Shikime: 42
Pe: Tirane, ngushtohet diferenca Basha 680 vota me shume se Rama

Rezultatet e updatuara deri në orën:
20:30 - Edi Rama 122247, Lulzim Basha 122873 vota. Vazhdon përllogaritja e 5 kutive të hapura në njesinë 5./albeu/
 
Pe: Tirane, ngushtohet diferenca Basha 680 vota me shume se Rama

TIRANE – Lajmifundit –UPDATE
Një garë me të vërtetë e fortë dhe drithëruese po zhvillohet mes kandidatëve kryesorë për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha dhe Edi Rama.
Pas normalizimit të situatës në njësinë nr.5, tek vendnumërimi ka nisur puna.
Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani deklaroi në media se procesi i numërimit në njësinë nr. 5 po vazhdon dhe se kutia e fundit e numëruar, kutia e 55-të e kësaj njësie ka shkuar në favor të kandidatit të Lulzim Bashës.
Pas numërimit të 474 kutive nga gjithsej 485 kuti, diferenca mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës është ngushtuar përsëri duke rënë në 531 vota.
Basha ka deri tani 123 166 vota kundrejt Ramës me 122 635 vota.
 
Pe: Tirane, ngushtohet diferenca Basha 680 vota me shume se Rama

Ora:
21:28 Nga kutia e sapo përfunduar, jozyrtarisht mësojmë se Basha ka dalë me 8 vota më shumë se Rama. Pas pak detajet ... Kanë ngelur edhe 8 kuti për tu numëruar./albeu/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top