Tiranë, kontrolle të RENEA-s, ndalohen 25 persona me armë e thika.

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Me urdhër të drejtorit të policisë së kryeqytetit përgjatë 24 orëve të fundit, në Qarkun e Tiranës janë zhvilluar kontrolle të shumta në segmente rrugore si në periferi ashtu dhe në zonat urbane.


Mbi 20 pika kontrolli të ngritura kanë bërë të mundur ndalimin e 25 personave të pajisur me thika, armë të ftohta dhe mjete të forta. Ndërsa për dy persona është marrë masa e arrestit në flagrancë pasi janë kapur me armë zjarri pa leje.


Të arrestuarit janë, shtetasi Ervin Cukaj, 28 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepër penale, është kapur në flagrancë me pistoletë, model 54, kalibri 7.62 mm dhe me një krehër me fishekë. I arrestuari tjetër është Edmir Zani, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, të cilit i është gjetur një pistolet “BERETTA”, së bashku me karikator, në të cilën gjendeshin të vendosur 14 fishek, të kalibrit 9 mm.


Reparti i specializuar RENEA angazhohet rrallë dhe vetëm në rastet kur situata e rendit dhe sigurisë publike është jo e qëndrueshme. Për këtë arsye operacionet për neutralizmin e personave të armatosur do të vijojnë nga kjo njësi deri në një urdhër të dytë.






​shekulli.com.al



 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top