Tiranë, i gërvisht makinën të dashurës, 30-vjecari e vret me levë, arrestohet

cent

...Lontano
TIRANث- Një 60-vjecar është vrarë me mjete të forta pas një sherri qe pati si shkak gërvishtjen e një automjeti. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 minuta të ditës së sotme pranë fushës “Ali Demi”, Tiranë.
zn80lg.jpg
Pamje nga vendi i ngjarjes

Viktima mësohet të jetë shtetasi Gëzim Karaj (i cili punonte si saldator). 60-vjecari mësohet se humbi jetën rrugës për në spital.

Burime nga policia e kryeqytetit konfirmojnë se sherri fillimisht ka nisur pasi viktima ka gërvishtur makinën e një femre, më një raft të vjetër të cilën e kishte vendosur pranë automjetit të parkuar. Vajza ka lajmëruar me telefon të dashurin e saj shtetasin Artenc Shehu 30-vjec, i cili në debat e sipër e goditur me levë 60-vjecarin duke i shkaktuar plage te renda që i shkaktuan dhe vdekjen. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë ka vënë në pranga 1 orë pas ngjarjes autorin Artenc Shehu 30-vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë.

Materialet për këtë ngjarje do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të metëjshme.
/BalkanWeb
 
Titulli: Tiranë, i gërvisht makinën të dashurës, 30-vjecari e vret me levë, arrestohe

Perdornin plakat nje thenje dikur: Nuk ka me i madhe se sherri i femres

Budallallek me brire nga ky cuni dordolec :fshesa:
 
Titulli: Tiranë, i gërvisht makinën të dashurës, 30-vjecari e vret me levë, arrestohe

Aman sa i urrej ato femra qe perfshijne meshkujt ne sherr, shume te uleta!
 
Titulli: Tiranë, i gërvisht makinën të dashurës, 30-vjecari e vret me levë, arrestohe

Kto kan pjerd* fare...
te vdesi burri per nje gerrvishje makine !
Nderrova menjen, sdu pushime ne shqiperi sepse me duhen +100 jet per te qene e sigurt qe do kthehem gjalle.
 
Titulli: Tiranë, i gërvisht makinën të dashurës, 30-vjecari e vret me levë, arrestohe

Po kthehen njerezit ne kanibal ne Shqiperi me cfare po lexojme kohet e fundit.
Lloj lloj rastesh banale perdite.Ishalla nuk po na nxjerrin ndonje lajm qe e vrau edhe i hengri zemren,sepse drejt ketij degjenimi po shkojme ..
 
Titulli: Tiranë, i gërvisht makinën të dashurës, 30-vjecari e vret me levë, arrestohe

u prehte ne paqe,

Se kuptoj 1 sjellje te tille per 1 motiv te tille ...... Do ta vuaj gjithe jeten k'te qe ka bere,

Se kuptoj qofte edhe 1 sjellje vullgare ndaj moshave te thyera, me ka rastisur shume here ne Shqiperi edhe nga vete Policet menyra si ju flasin prinderve tone........ s'kane pike respekti ne pergjithesi ,
 
Titulli: Tiranë, i gërvisht makinën të dashurës, 30-vjecari e vret me levë, arrestohe

Femer mo,ske ca me u habit prej tyre
 
Titulli: Tiranë, i gërvisht makinën të dashurës, 30-vjecari e vret me levë, arrestohe

Kto kan pjerd* fare...
te vdesi burri per nje gerrvishje makine !
Nderrova menjen, sdu pushime ne shqiperi sepse me duhen +100 jet per te qene e sigurt qe do kthehem gjalle.

Mos shko !
 
Titulli: Tiranë, i gërvisht makinën të dashurës, 30-vjecari e vret me levë, arrestohe

Ktyre sikur ju eshte gervisht noi anije kozmike dhe jo makine...eh medet jane tu lajthit te gjith!
 
Titulli: Tiranë, i gërvisht makinën të dashurës, 30-vjecari e vret me levë, arrestohe

I dashuri i stjuardesës vret saldatorin, Vajza: Babi s’e qëlloi me shpullë, as e fyeu
Debati me një femër që nuk po dilte dot nga parkingu i ka kushtuar jetën një saldatori 59-vjeçar në Tiranë, i cili u rrah për vdekje nga i dashuri i vajzës, që e goditi me grushte e levë. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 10:30, në zonën e “Ali Demit”, pranë ofiçinës së viktimës Gëzim Karaj, në derë të shtëpisë së tij. Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, 26-vjeçarja Amanda H. ka debatuar më herët me viktimën, të cilin e kishte fqinj, ndërsa i është ankuar të dashurit të saj Artenc Shehu, 30 vjeç, duke i thënë se Karaj e kishte qëlluar me shpullë. Debati mes vajzës me profesion stjuardesë dhe saldatorit, baba i dy vajzave binjake, ka nisur në orën 09:00 të mëngjesit, para disa dyqaneve në anë të rrugës, pranë bllokut të pallateve ku ata banonin. Biseda e ashpër dhe fyerjet, kryesisht të vajzës, janë dëgjuar nga disa dëshmitarë të cilët thanë se viktima nuk ka reaguar, madje as që ka ngritur dorë ndaj saj. Në momentin kur ka ndodhur debati, 26-vjeçarja shoqërohej nga e ëma, Lumturije H. dhe të dyja kanë vijuar të fyejnë në distancë viktimën, edhe pasi ai është larguar nga ato. Më pas stjuardesa i ka telefonuar të dashurit të saj, duke i thënë se një saldator, fqinjë i saj, e kishte penguar të nxirrte makinën nga parkingu, madje edhe ia ka gërvishtur mjetin e më pas e ka qëlluar me shpullë. Një orë e gjysmë më vonë tek ofiçina e viktimës ka mbërritur 30-vjeçari Artenc Shehu, i cili e ka goditur Gëzim Karajn fillimisht me grushte e më pas me levë hekuri në kokë, duke i shkaktuar vdekjen. Pas ngjarjes Shehu është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës dhe ka pranuar krimin. ZANAFILLA E NGJARJES Rreth orës 09:00 të mëngjesit, Gëzim Karaj po transportonte me biçikletë disa dërrasa nga ofiçina e tij para pallatit ku banon në zonën e “Ali Demit”, deri te koshat e plehrave në anë të rrugës, 60-70 metra larg pallatit. Kur u është afruar kazanëve, ka zbritur një pjesë të dërrasave nga biçikleta dhe i ka lënë në tokë, para makinës tip “Benz A Class” me targë TR 3265 S. Makina është në pronësi të Amanda H., me profesion stjuardesë, divorcuar, nënë e një djali 4 vjeç. Ajo ndodhej në makinë bashkë me nënën e saj dhe do dilnin nga vendi ku kishin parkuar, që për pak sekonda ishte bllokuar nga dërrasat që kishte lënë Karaj. Vajza ka dalë nga makina, ka goditur me shqelm biçikletën dhe ka nisur ta fyejë 59- vjeçarin, duke e akuzuar se i ka gërvishtur makinën. Më pas, siç ka deklaruar në Polici, ajo pretendon se viktima e ka qëlluar me shpullë. VRASJA Pas debatit që ka pasur me stjuardesën Amanda H., 59-vjeçari Gëzim Karaj ka larguar dërrasat nga rruga dhe është kthyer në ofiçinën e tij, ku punonte me oksigjen si saldator. Ndërkohë 26- vjeçarja dhe e ëma kanë vijuar ta fyejnë në distancë dhe sipas Policisë, i ka telefonuar të dashurit të saj, Artenc Shehu, duke i kërkuar ndihmë, pasi fqinji i kishte gërvishtur makinën dhe e kishte qëlluar me shpullë. Rreth orës 10:20, 30-vjeçari ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe para ofiçinës së viktimës ka nisur të debatojë ashpër me të. Gëzim Karaj ka mohuar të kishte qëlluar vajzën, por autori ka nisur ta godasë me grushte për disa minuta. Më pas ka nxjerrë një levë hekuri nga makina dhe e ka goditur me të në kokë. Karaj ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital.

Vajza: Babi s’e qëlloi me shpullë, as e fyeu
“Mami e pa ngjarjen, hyri në mes, por ai i tha se do e vriste”


Vajzat binjake 18-vjeçare të Gëzim Karajt dhe e shoqja kanë arritur të shohin nga dritarja debatin dhe dhunën që po ushtronte ndaj tij 30-vjeçari Artenc Shehu. Një nga binjaket e viktimës, Sulela, tregoi dje momentin e ngjarjes, aq sa kishte arritur të shikonte, dhe pjesën që i kishte treguar e ëma, Naxhija. E bija e viktimës mohon që i ati t’i ketë gërvishtur makinën vajzës që u bë sebep për vrasjen e tij. E aq më pak ta ketë qëlluar me shpullë, ashtu siç pretendon ajo. Madje vajza e viktimës shprehet se i ati i është larguar debatit dhe më pas ka ardhur autori që e ka vrarë me leva në sy të nënës së saj.

A e keni parë momentin kur ndodhi ngjarja?
Ka ndodhur poshtë pallatit dhe e pamë. Dëgjuam zhurmë e të shara dhe menjëherë dolëm në dritare. Mami ka parë më shumë, por ajo nuk mundet të flasë tani sepse herë pas here i bie të fikët dhe nuk është në gjendje të flasë. Por e kemi parë që ai po i gjuante babit me shqelma e grushte.

اfarë bëtë kur e patë sherrin?
Mami nxitoi të zbriste shkallët që t’i vinte në ndihmë babit. Por ai djali e godiste pa pushim. Babi ishte edhe i sëmurë me zemër.

Mami arriti t’i ndante?
Jo, nuk mundi. Deshi të futej në mes dhe iu lut të mos e godiste më, por ai i tha të largohej se ndryshe do ta vriste dhe atë.

Po më pas?

Më pas i qëlloi me levë babait pas veshit. Po mësuat se përse ndodhi e gjithë kjo? Ajo vajza thoshte që babi i ka gërvishtur makinën me biçikletë a me dërrasa, nuk e di. Por nuk është e vërtetë. As që e ka qëlluar me shpullë nuk është e vërtetë. Nuk e ka prekur me dorë. Po si ka qenë debati? Babai shkoi me biçikletë që të hidhte disa dërrasa në koshin e mbeturinave. Meqenëse nuk i hidhte dot të gjitha njëherësh i ka vendosur në tokë, pas makinës së asaj vajzës. Ajo është nxehur sepse ka menduar se babi do t’i linte dërrasat aty dhe do largohej.

E dini se si ka qenë debati mes tyre?
Po babi do t’i hidhte në kosh dërrasat, nuk do t’i linte aty. Ajo është nxehur kot me të. Pastaj nuk ka ditur çfarë të thotë dhe i ka thënë që i ka gërvishtur makinën. Po as kjo nuk është e vërtetë. Ka nisur ta ofendojë, e ka fyer.

اfarë i ka thënë?
I ka thënë plehër, qelbësirë, pastaj i ka gjuajtur me shqelm biçikletës.

Po babi e ka fyer ose goditur, siç pretendon ajo?
Kurrë. Babi im nuk bën gjëra të tilla, aq më pak me vajza. Babai madje as që diskutoi më shumë me të, por u largua dhe i tha që nuk ia kishte prekur fare makinën, nuk ishte ndonjë gjë e madhe për të reaguar në atë mënyrë. Më pas babai erdhi te servisi dhe ajo ka thirrur të dashurin e saj. Pastaj ai erdhi dhe e vrau.
/Panorama
 
Titulli: Tiranë, i gërvisht makinën të dashurës, 30-vjecari e vret me levë, arrestohe

"Molla sherrit" duhet te shtrydhet per leng tani...

Kushedi ca mund ti ket then I Ndjeri ndonje fjal e ai langoja ka marr perskoti me nje te moshuar.

20 vite I takojn tani... le te shitet Stjuardesa,tbej lek e ti bejn ulje denimi.
 
Titulli: Tiranë, i gërvisht makinën të dashurës, 30-vjecari e vret me levë, arrestohe

Me trishtoi kjo intervista, :(
 
Titulli: Tiranë, i gërvisht makinën të dashurës, 30-vjecari e vret me levë, arrestohe

Cfare nuk degjon e lexon njeriu...si u vritka njeriu pa asgje mo?
 
Titulli: Tiranë, i gërvisht makinën të dashurës, 30-vjecari e vret me levë, arrestohe

Gjynah......
 
Titulli: Tiranë, i gërvisht makinën të dashurës, 30-vjecari e vret me levë, arrestohe

u prehte ne paqe,

Se kuptoj 1 sjellje te tille per 1 motiv te tille ...... Do ta vuaj gjithe jeten k'te qe ka bere,

Se kuptoj qofte edhe 1 sjellje vullgare ndaj moshave te thyera, me ka rastisur shume here ne Shqiperi edhe nga vete Policet menyra si ju flasin prinderve tone........ s'kane pike respekti ne pergjithesi ,

Ashtu eshte te keqen ke te drejte... me ardh ti ne Shqiperi do te jem i pari qe do te ta fus me leve kokes loool
 
Titulli: Tiranë, i gërvisht makinën të dashurës, 30-vjecari e vret me levë, arrestohe

Po pat familjar I ndjeri mos t'ja len 1 sekond liri... Duke punu per buken e gojes te marin jeten!
Nese ja falin me burg e pacin haram buken e babes.
 
Titulli: Tiranë, i gërvisht makinën të dashurës, 30-vjecari e vret me levë, arrestohe

Tmerr. Gjynah ky i shkreti, e gjynah e shoqja e vajzat qe do rriten jetime, e per çfare? :(
 
Titulli: Tiranë, i gërvisht makinën të dashurës, 30-vjecari e vret me levë, arrestohe

te ishte ferrari thote njeri po nje cope benzi mo pffff kan shkalluar ne shqiperi si duket kronika e zeze si ne Siri eshte
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top