Tirana një nga kryeqytetet me cilësinë më të keqe në Europë

Status
E mbyllur për postime të tjera.
Sondazhi nga Mercer: Tirana një nga kryeqytetet me cilësinë më të keqe në Europë për të jetuar!

Pak ka ndryshuar që nga viti 2015 cilësia e të jetuarit në Tiranë, sipas sondazhit më të fundit të kompanisë “Mercer”, e cila specializohet në konsulencën për burimet njerëzore dhe shtrihet në të gjithë botën. Për sondazhin më të fundit të “Cilësisë së Jetesës”, Tirana vazhdon të renditet ndër tri qytetet me cilësinë më të keqe në Evropë për të jetuar. Për vitin 2016, Tirana është renditur në vendin e 179-të, në rang global, shkruan BalkanWeb. Tri qytete me cilësinë më të ulët të të jetuarit në Evropë janë Kievi (rang botëror: 176), Tirana (rang botëror: 179) dhe Minsku (rang botëror: 180). Vjena, kryeqyteti i Austrisë, vazhdon të renditet në vendin e parë për sa i përket cilësisë së të jetuarit, ndërsa në vendin e fundit është kryeqyteti i Irakut, Bagdadi (230). Të dhënat që analizohen për të nxjerrë një përllogaritje të cilësisë së të jetuarit në një qytetet janë: faktorë që ndikojnë te shëndeti; strehimi; shkollat dhe arsimi; mallrat e konsumit; mjedisi ekonomik; shërbimet publike dhe transporti; mjedisi politik dhe social; mjedisi kulturor; mjedisi natyror; argëtimi.
Noa.al
 
Titulli: Tirana një nga kryeqytetet me cilësinë më të keqe në Europë

Mendimin Tim per Tr duhet ta dini tashme, mjafton te gerrmoni ne postimet e vjetra :p
Ne ndonje katund te Tr do jetoja...ndoshta....por ne Tr qytet kurrsesi.
 
Titulli: Tirana një nga kryeqytetet me cilësinë më të keqe në Europë

Po po ndaj jetojne 70.000 banore se e rendit ky sondazhi Mercer :D
 
Titulli: Tirana një nga kryeqytetet me cilësinë më të keqe në Europë

Kur shkoj në vendlindje, shohe shumë gjëra që nuk janë në rregull
dhe them se s'kanë mjete, shteti nuk ka para, por kur shoh gropat
në asfalt ku sikur të hynte rrota e autos menjëherë do të pësonte
dëmtim që do te kushtonte 500 apo 1000 Euro, por mbi të gjitha
do ta prishte pushimin eventualisht do ta rrezikonte afatin për
të filluar punën, atëherë them se këta njerëz kanë shitur drunjtë, kanë
nevojë për mjekim. Ta kesh një grope para derës, dhe me vitë të tëra
përton nga lumi ta sjellesh një karrocë (të vogël ) me zhavor (zallë)
që së paku vetë të mos e thyesh këmbën, është diçka që nuk kapërdihet.
Dihet se për shumë çka duhen para, por ato që do të mundeshin
të evitohen me një mund të vogël, s'kanë arësyetim.
 
Titulli: Tirana një nga kryeqytetet me cilësinë më të keqe në Europë

Po po ndaj jetojne 70.000 banore se e rendit ky sondazhi Mercer :D

Delirium se jetojne aq sa thua ti nuk do thote se eshte qytet cilesor.
Tirana na pelqen a jo eshte pikerisht sic thuhet ne artikull.
Fakti qe ka dyndje eshte sepse ne rang vendi eshte qyteti me me shume treg pune dhe mundesira por jo sepse ka cilesi ambientaliste...shih urbanistiken dhe i ke thene te ghitha.
Eshte per te ardhur keq se cfare masakre i eshte bere tiranes ne keto 25 vite.....
 
Titulli: Tirana një nga kryeqytetet me cilësinë më të keqe në Europë

Mendimin Tim per Tr duhet ta dini tashme, mjafton te gerrmoni ne postimet e vjetra :p
Ne ndonje katund te Tr do jetoja...ndoshta....por ne Tr qytet kurrsesi.

Po deshe toke ne katun hajde se ta gjejme me cmim te arsyeshem lol
 
Titulli: Tirana një nga kryeqytetet me cilësinë më të keqe në Europë

Mendimin Tim per Tr duhet ta dini tashme, mjafton te gerrmoni ne postimet e vjetra :p
Ne ndonje katund te Tr do jetoja...ndoshta....por ne Tr qytet kurrsesi.

Po deshe toke ne katun hajde se ta gjejme me cmim te arsyeshem lol
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top