Tirana, e 19-a më e lira nga 124 kryeqytete në botë për restorantet

Me një drekë apo një darkë për dy persona me tre pjata (të parë, të dytë të tretë), që kushton mesatarisht 18 euro, Tirana renditet ndër kryeqytetet më të lira në botë, në një renditje nga faqja e internetit numbeo.com. Kjo faqe jep informacion të përditësuar lidhur me koston e jetesës dhe çmimet e përditësuara në shkurt 2015, të shumë produkteve dhe shërbimve për shumë vende të botës. Tirana renditet i 19-i më i liri nga 124 kryeqytete në të gjithë botën, përsa i përket çmimit të një dreke apo darke në një restorant mesatar me tre pjata për dy persona.

Në Europë, kryeqyteti shqiptar është ndër më të lirët, pas Sarajevës në Bosnjë Hercegovinë, Shkupit në Maqedoni dhe Tbilisit në Gjeorgji, ku një drekë në restorant për dy veta kushton përkatësisht 15.33, 16.25 dhe 17.3 euro.

Kryeqyteti më i lirë në botë është Kathmandu në Nepal ku mund të konsumosh një vakt të plotë për dy veta me vetëm 7.13 euro, i ndjekur nga Hanoi në Vietnam me rreth 12 euro.

Në fund të listës renditen shumë shtete europiane, ku një drekë apo darkë e plotë për dy veta kushton nga 40 euro në Madrid, 60 euro në Romë e Paris, 68 euro në Londër, për të arritur deri te qyteti më i shtrenjtë në botë, që është Oslo e Norvegjisë, ku një darkë për dy persona në një restorant mesatar kushton rreth 105 euro.

Turizmi ushqimor është një nga sektorët ku Shqipëria ka avantazh të dukshëm për turistët, në raport edhe me shtetet fqinje, për shkak të çmimeve relativisht të lira dhe sidomos cilësisë së ushqimeve të papërpunuara që ofrohen në shumë restorante tradicionale shqiptare, veçanërisht ato në periferi të kryeqytetit, apo në zonat bregdetare e malore.

Monitor

monitor_restorantet.png
 
Titulli: Tirana, e 19-a më e lira nga 124 kryeqytete në botë për restorantet

Kte se besojn as qent e lokalit...
 
Titulli: Tirana, e 19-a më e lira nga 124 kryeqytete në botë për restorantet

Sa genjen dhe ky Minatori .
 
Titulli: Tirana, e 19-a më e lira nga 124 kryeqytete në botë për restorantet

Rrena me bisht lol
Tirana eshte shume me e shtrenjt se Prishtina psh .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top