Tirana dhe krimet e komunizmit

WxP

Staf në FV.AL
Tirana dhe krimet e komunizmit

Sadik Bejko

Botimi i romanit “Pasardhësi” në Londër, nga i gjithë shtypi i madh londinez u prit me shkrime që, veç të tjerash, denonconin krimet e komunizmit dhe “tiranin në Tiranë”. Më 25 janar 2006 u votua në Strasburg nga Këshilli i Evropës një rezolutë për dënimin e krimeve të komunizmit në Evropën Lindore. Nga Tirana zyrtare, edhe pse delegati shqiptar në Strasburg votoi pro kësaj rezolute, deri më sot heshtet.
1. Paratë e burgut
Nefo Myftiu, me baba të burgosur si “borgjez” më 1945-ën, me xhaxha të pushkatuar më 47 si bashkëpunëtor të UNRA-s, ish-partizane, bashkëshorte e Manush Myftiut, vdekur rreth 14 muaj më parë, nuk i pranoi paratë që socialistët ia çuan në shtëpi për vitet që i shoqi, i burgosur nga Ramiz Alia më 1991-shin, i kaloi në burg. Burg se “kishte pirë kafe më shumë seç duhej” dhe se kishte zbatuar ligjin e kohës për internimin e gjithë atyre që dilnin kundër partisë. Ajo nuk desh që i shoqi ta mbyllte jetën mbi barelë, nga spitali në burg e nga burgu në spital. Por paratë më 1997-ën i ktheu. Sikur më pas të kthehej PD-ja në pushtet dhe të fillonin prapë gjyqet? T’i kërkonin dhe paratë? Burgu-burg dhe vdekja-vdekje. Paratë nuk i duheshin. ا’u bë, u bë. As burgimi, as vdekja e të shoqit nuk zhbëheshin më.

2. Persekutorë dhe të persekutuar
Për ngushëllim i vajti dhe një ish-partizane, shoqe e saj. Kjo, pasi iu burgosën nga partia djali dhe burri, ish-ministër, hoqi në kurriz një internim të gjatë. Ajo e ngushëlloi Nefon për burrin, por ia përmendi dhe internimin. I biri i kësaj, tani deputet, i tha së ëmës se fajin ta ka pasur yt shoq që e votoi ligjin kur qe deputet dhe ministër, jo Manushi që e zbatoi. Yt shoq, vazhdoi deputeti, kur ishte në karrige, ka votuar që armiqve të partisë t’u internoheshin gruaja dhe fëmijët. Nga vetja e kemi.
Nuk dihet a i morën paratë e burgut, siç i mori Nanua, dhe Ramizi, Nexhmija e sa e sa byroistë të tjerë për burgimet “politike” të Berishës. Nefo Myftiu që kishte lindur me prona, në një familje në gjendje të mirë, kuptoi pas 80 vjetëve të jetës së saj se në Shqipëri bëhen gjëma politike. Thyhen e ngjiten, hipin dhe zbresin politika sipas tekave të rastit. Paqëndrueshmëria është normë mbi linjën e urtë dhe logjike të gjërave. Si e moshuar, nuk kishte kohë që ta zgjidhte fillin që këtu tek ne mplekset e ngatërrohet shpesh. Mplekset tragjikisht. Ashtu si jeta e saj. ا’të thuash. Mbase askujt nuk ke pse t’ia lakmosh një fat të tillë. Si fati i saj.
Po, nga ana tjetër, dhe ata mijëra njerëz që me firmën e ish-çifligarit byroist Manush Myftiu kaluan nëpër internime dhe shpërngulje pa fund, nuk kanë pse mos ta ngopin zemrën me urrejtje e mallkim për të. Në një plan më të ngritur e më njerëzor del se dhe i persekutuari dhe viktima ishin pré e një absurdi që shqiptarëve u dhuroi vetëm fatkeqësi. Do t’i nënshtroheshin me patjetër këtij fataliteti të varur pezull sipër tyre. Që të gjithë.

3. Bashkim Shehu
Bashkim Shehu është më i respektuari nga gjithë të tjerët. Ai ka dëshmuar me libra se i ati, pavarësisht fundit që mbetet ta trazojë edhe për një kohë të gjatë ndërgjegjen shqiptare, ishte kriminel. Gjatë luftës vrau me dorën e tij një rob italian, oficer, shokun e tij të shkollës. Vrau mbi 60 vetë në Lushnjë etj. Shkrimet e B. Shehut prekin një tabu të kulturës shqiptare. Atë që të adhurosh të parët e tu, t’i quash fisnikë e të mirë, vetëm se janë të tutë, pavarësisht se mund të mos të kenë qenë fare të tillë. Ai e denoncoi të atin, por nuk reshti sa ia gjeti eshtrat. Derisa i dha atij një varr. Një emër mbi eshtra. Kjo ishte detyra e tij prej biri. Si qytetar e kishte thënë fjalën se kush ishte i ati.

4. Ministri i Kulturës dhe Sejfulla Malëshova
Vitin që shkoi u bënë disa veprimtari për Sejfulla Malëshovën. Përmeti nuk deshi ta bënte Qytetar Nderi se nuk kishte leje nga lart. E bëri Këlcyra. Ministria e Kulturës as dha ndonjë fond për kremtimet, as mori pjesë në to. U bë në Tiranë veprimtaria me rastin e botimit të një libri për Sejfullaun. Prapë ministria e bojkotoi. E bojkotoi edhe pas vdekjes ish-ministrin e Kulturës, S. Malëshova. Si në vitin 1950. Arsyeja? S. Malëshova nuk ka statusin e atij që duhet nderuar zyrtarisht. Sa të zgjidhte këtë ministri, zgjodhi atë: ç’na duhet? Për zgjedhjet që i kemi përpara, Sejfullau nuk na vjen politikisht në ndihmë. Derisa politikisht duhet të mbështetën veteranët e partisë, jo disidentët e saj, pse ta kruajmë me Sejfullanë. Ministri është politikan pragmatist. ثshtë realist. Thoni që nuk është? Pra, gjithçka vërtitet në karuselin e interesave të çastit.

5. As varr, as vlera
Deri tani kemi parë tre veta. Një grua 80-vjeçare që në fund të jetës së saj zgjedh abstenimin. Hidhërimin paralizues para kthesave dramatike që i dha fati. Nuk u ngrit dot mbi të. Bashkim Shehu e bëri një gjë të tillë. Zgjodhi universalitetin e vlerave: e vlerësoi babanë e tij si njeri, e dënoi për krimet. Dhe një ministër që mbetet në rrjetën e vlerave të çastit. Pa interes, nuk të fal as të zezën e ullirit. As varr, as vlera.
Në Rusi, që me Hrushovin, Stalini u quajt botërisht kriminel. Edhe nga e majta e sotme ekstreme evropiane varianti stalinist i komunizmit, po të shohësh në internet deklaratat që ata bënë për rezolutën e fundit të Këshillit të Evropës kundër krimeve të komunizmit, e vlerësojnë si variantin më pervers. Madje shtrëmbërimin më të fëlliqur të komunizmit. Ne për Enver Hoxhën dhe hoxhistët që e mbajtën monumentin e Stalinit deri më 1990-ën, nuk e themi unanimisht ende një gjë të tillë. Së paku, as atë që tha Hrushovi për Stalinin më 1956-ën. Madje ne Hoxhës vazhdojmë t’i referohemi me nderim. Kujtoni thënien e ministrit Majko me rastin e festës së antifashizmit, më 9 maj 2005: “Partizanët e Enver Hoxhës”. Në Moskë atë ditë u kujtua botërisht 50-vjetori i rënies së fashizmit, pa asnjë homazh për Stalinin. Mbase dhe Mehmetin e quajmë kriminel, se e quajti të tillë Enveri.

6. Tirani në Tiranë
Rusët patën një Andropov, një Gorbaçov. Ata vunë në jetë rehabilitimin e figurave të dënuara nga stalinizmi. Te ne s’ka rehabilitim. Atje u hapën arkivat e KGB-së. Edhe sot publikohen. Te ne mbyllen. Te ne gjërat kanë ngrirë më 1944-ën. Nuk kemi një sistem vlerash, një taban vlerash të qëndrueshme. Të artikuluara qartë dhe të praktikuara. E majta nuk e ka dhe nuk do që ta ketë. Ajo u dha paratë atyre që u dënuan “politikisht” nga Berisha. Sepse, pa një konsensus për vlerat në universalitetin e tyre, çdo gjë mund të paragjykohet vetëm si politikë e radhës. Por edhe PD-ja nuk është më ajo e para. Ajo tashmë i ka hedhur nga politika Arbnorët, Butkët etj. Po edhe pas vitit 1992 ajo i dënoi sa për të thënë krimet e komunizmit. Rezoluta e 25 janarit 2006 e KE-së sjell një platformë të qartë për ndarjen e shoqërive të vendeve të Lindjes nga krimi komunist. Ajo kërkon dënimin e krimeve të komunizmit, ashtu siç u dënuan nga njerëzimi dhe krimet e nazizmit. Kjo është për ta pastruar e humanizuar shoqërinë. Më lart dhashë një shembull se si mund të jesh edhe njerëzor edhe denoncues i krimit. Thashë se edhe ata që kanë bërë krime, njerëz kanë qenë. Dhe rezoluta e KE-së thotë dënohet krimi, jo njeriu.
Ne, po të ecim kështu, duke mos pasur asnjë taban vlerash, vazhdojmë të mos e bëjmë as sot atë që bënë rusët më 1956-ën. Zyrtarisht “tirani në Tiranë” ende nuk është kriminel si Stalini. Ende nuk është shpallur i tillë. Si duket, rezoluta e fundit e KE-së për dënimin e krimeve të komunizmit do kohë që të vijë në Tiranë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top