Tirana, Athina dhe shkollat shqip ne Greqi

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Kushdo që i dëgjoi fjalët e thëna, përpara pak ditësh, nga ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, zonja Arta Dade, lidhur me mungesën e plotë të angazhimit të Tiranës zyrtare për gjetjen e gjuhës së përbashkët me Athinën, në kërkim të mundësisë së shkollimit të emigrantëve shqiptarë në gjuhën mëmë, nuk mund të mos sillte ndër mend episodin e shumëpërfolur të Odise Cenajt, nxënësit shqiptar me rezultate të shkëlqyera në mësime, të cilit në vitin 2003 iu mohua e drejta të marshonte me flamurin helen në dorë, ditën e festës kombëtare në shtetin fqinj. Tradita e shkollave greke do që gjatë kësaj dite gjimnazistët të marshojnë të prirë nga nxënësi me rezultatet më të mira në mësime, që ia jepte shqiptarit këtë të drejtë, por që nuk iu lejua me agresivitet nga shokët e shkollës, prindërit e tyre dhe opinioni grek në përgjithësi, për shkak se adoleshenti nuk ishte i kombësisë greke.

Dhe nuk është episodi i vetëm, një vit më pas, nxënësja shqiptare, Sonila Metushi, e cila jetonte prej dhjetë vjetësh në Greqi, qe caktuar nga këshilli drejtues i shkollës për të mbajtur flamurin grek në ditën e paradës, më 28 tetor. Por, nuk kanë qenë aspak dakord me këtë bashkëmoshatarët e saj, të cilët protestuan, madje ndërprenë edhe mësimin për t‘i kërkuar heqjen e privilegjit. Ndërhyrjes së autoriteteve greke, prindër e fëmijë iu përgjigjën duke kërcënuar se do vazhdonin të bojkotonin mësimin, deri në çastin kur këshilli drejtues i shkollës të hiqte dorë nga ai vendim.

Ndërsa një situatë edhe më e papranueshme u krijua në rastin e një gjimnazi në Kalithea të Athinës, ku 16-vjeçarja Maria Kendella vendosi të parakalonte me flamurin helen, por u sulmua nga një grup ekstremistësh grekë, të organizatës "Agimi i Artë". Ndaj ngjarjes së fundit reagoi edhe ministrja e atëhershme e Arsimit e Greqisë, e cila deklaroi se "flamuri nderon flamurtarin dhe jo flamurtari flamurin", në kërkim të mirëkuptimit të opinionit helen, duke e konsideruar reagim të pafalshëm.

Emigrantët shqiptarë në Greqi janë lënë që në fillim të herës jetimë dhe në mëshirë të fatit nga shteti i tyre: janë bërë subjekte fshesash periodike, keqtrajtimesh nga ana e policisë dhe e ekstremistëve grekë, në kufi vihen rregullisht në radhë katër-pesë kilometërshe ditët e pushimeve apo festave, të cilat vendosin t‘i kalojnë në Shqipëri, u grisen flamurët e atdheut të tyre para syve, rrihen madje edhe vriten në çastin kur Kombëtarja shqiptare e futbollit mund Kombëtaren greke. Të gjitha këto pa thuajse asnjë reagim nga Tirana zyrtare. E megjithatë, tragjedia e vërtetë shfaqet në çastin kur subjekt i mungesës së çdolloj vullneti të Tiranës për të mbrojtur të drejtat e nënshtetasve të vet bëhen fëmijët.

Politikani dhe diplomati, Pëllumb Xhufi, gjatë një interviste dhënë për gazetën "Shqip", lidhur me këtë temë, risolli në kujtesë marrëveshjet mes dy shteteve në këtë kuadër, të cilat janë nënshkruar mes dy palëve, por kanë funksionuar vetëm për interesat e hapjes së shkollave greke në Shqipëri. "Greqia, tha ai, e ka për detyrim të krijojë kushtet për të mundësuar mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e qytetarëve shqiptarë".

Dhe vërtet, numërohen një seri shkollash greke në vendin tonë - jo vetëm aty ku gjendet komuniteti me kombësi greke - kur numri i popullsisë së interesuar për të mësuar në këtë gjuhë është disa herë më i vogël se numri i emigrantëve shqiptarë me banim në Greqi, të cilët dëshirojnë të gjithë t‘u mësojnë fëmijëve shqip. E megjithatë, siç vërejnë me të drejtë, Dade e Xhufi, nuk ekziston asnjë shkollë shqipe në Greqi, e cila, si vend anëtar i Bashkimit Evropian është edhe nën detyrimin e krijimit të kushteve që qytetarët, të cilët jetojnë e banojnë aty, të kenë mundësinë jo vetëm të shkollimit në gjuhën amtare, por edhe të ushtrimit të besimit përkatës fetar. Sa për të sjellë një shembull, Parlamenti italian miratoi në vitin 1999 ligjin nr. 482, për efekt të dispozitave për mbrojtjen e pakicave të garantuara nga Këshilli i Evropës, falë të cilit komuniteti arbëresh në Itali gëzon të drejtën të ketë shkolla, ku të mësohet në gjuhën shqipe, madje edhe një ekran televiziv të vetin (tani për tani është në fazë eksperimentale). ثshtë me vend të vërehet se komuniteti i arvanitasve të Greqisë as mund ta shpjerë në mend një luks të tillë, përkundrazi, ndonjë zë i veçuar që dëgjohet tek-tuk mbytet me agresivitet të skajshëm nga opinioni grek.

Më 29 gusht gjithë Këshilli i Bashkisë së qytetit të Këlnit - me përjashtim të përfaqësuesve të Kristian-Demokratëve dhe një grupi ekstremist të pagëzuar "Pro-Këlnit" - miratoi ndërtimin e xhamisë më të madhe në Gjermani. ثshtë financuar nga rreth 8 qind grupe myslimane apo pro myslimane në këtë vend, do të kushtojë 15-20 miliardë euro, dhe (gjë që shihet si më e keqja për ekstremistët e djathtë) do ngrihet në qytetin ku gjendet kisha më e famshme gotike në Gjermani. Motivi për të cilin autoritetet votuan pro ndërtimit të xhamisë është i thjeshtë, në qytet kontribuon një komunitet shumë i madh mysliman, të cilët kërkojnë garantimin e së drejtës për të mësuar në gjuhën mëmë e për t‘iu falur Zotit të tyre.

Por, duhet vërejtur se dashamirësia ndaj komunitetit mysliman nuk mund të shpjegojë e vetme vullnetin e këtij shteti për ta bërë të ndihen sa më mirë në Gjermani. E vërteta është se gjermanët, si pak të tjerë, po heqin dorë nga hipokrizia lidhur me emigracionin: janë prurjet e të huajve ato që po i garantojnë lokomotivës ekonomike evropiane forcën punëtore për të ecur përpara, por njëherësh edhe për ruajtjen e raporteve demografike. Eksperti i njohur Herwig Birg vërente para dy vitesh se me këtë ritëm të plakjes së popullsisë shpejt, Gjermania nuk do qe ajo që njihej, se numri i të moshuarve joproduktivë do shtohej frikshëm, krahasuar me atë të popullsisë produktive, dhe pranonte se gjendja është mbajtur nën kontroll vetëm falë flukseve të emigracionit.

Dhe duhet të nënvizojmë se situata në Gjermani është mjaft larg këtij rreziku në rast se krahasohet me atë në vendet mesdhetare. Në vitin 2003, në Itali u shënua mesatarja e lindshmërisë prej 1.26 fëmijësh për grua në moshë fertiliteti. Më keq nga të gjitha në këtë kuadër paraqiteshin Spanja dhe Greqia, me shifrën 1.25, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Evropian ishte 1.47 fëmijë për grua (gjithsesi mjaft e ulët). Nga ana tjetër, fenomeni priret vetëm drejt përkeqësimit, çdo vit regjistrohen gjithnjë e më pak lindje dhe treguesi lindje-vdekje rezultonte në vitin 2007 negativ me shifrën 15 mijë në vit.

E thënë më qartë, me këto ritme plakjeje të popullsisë, Greqia, ashtu edhe si vendet e tjera mesdhetare, ka si shpëtim vetëm ripërtëritjen e popullatës nga emigracioni, dhe, duke hequr dorë nga hipokrizia e njëherësh në cilësinë e vendit anëtar të Bashkimit Evropian është nën detyrimin t‘u krijojë komuniteteve të emigrantëve të gjitha lehtësitë e mundshme që këta të mësojnë në gjuhën e origjinës e të mbajnë gjallë kulturën përkatëse.

Por, më shumë se grekët, është shteti shqiptar, ai që njëherë e mirë duhet të lerë mënjanë hipokrizinë dhe të nisë të kërkojë me ngulm as më shumë e as më pak atë që kërkojnë helenët për popullsinë me kombësi greke që jeton në Shqipëri. Nuk ka më kuptim të vazhdohet me bisedime dypalëshe, ku janë grekët të vetmit që ngrenë pretendime e kërkojnë gjithçka të mundshme - ndonjëherë edhe absurditete.

Nënvizohen pafundësisht raportet e pabarabarta që mbizotërojnë në marrëdhëniet tona me shtetin fqinj, të cilat sipas shumë zërave diktohen nga varësia e fortë ekonomike (për pasojë politike) e Tiranës nga Athina. Edhe ky qëndrim nuk është aspak i drejtë, pasi në të vërtetë varemi shumë më tepër ekonomikisht nga të ardhurat që dërgon në shtëpi komuniteti i stërmadh shqiptar që banon dhe punon në Greqi, një motiv më shumë që shteti të bëjë gjithçka të mundur për t‘i ruajtur dinjitetin e për t‘u garantuar të gjitha të drejtat. Po t‘i referohemi raportit vjetor të publikuar gjatë fillimit të vitit të shkuar nga Banka e Shqipërisë, vetëm gjatë vitit 2006 emigrantët shqiptarë arkëtuan nëpër bankat tona 933 milionë euro. Shifër - komuniteti i emigrantëve të Greqisë zë peshën më të madhe - që nuk mund të anashkalohet kurrsesi, duke qenë se ishte thuajse sa gjysma e buxhetit të shtetit për atë vit (49.3%).

Gazeta Shqip
 
Perbuzja dhe heshtja jone ndaj keqtrajtimeve, injorimeve dhe padrejtesive eshte e mahnitshme. Tirana nuk eshte e "afte" per te bere qofte edhe nje deklarate ne mbrojtje te qytetareve te saj gje qe ve ne dyshim zbatimin e kushtetutes nga qeverite e viteve te fundit pasi kjo eshte edhe thelbi i saj, per te mbrojtur qytetaret e shqiptar.

Jemi lodhur, por kam friken se i njejti qendrim i tiranes zyrtare do te vazhdoje edhe per pak kohe duke qene pasive dhe e paafte per te reaguar dhe dal ne mbrojtje te qytetareve te saj, lere pastaj te dalesh tek ceshtjet kombetare.

kemi qeveri, por jemi te paperfaqesuar. :(
 
Te pakten per ne qe jetojme ne Greqi Tirana zyrtare nuk egziston edhe ska per te egzistuar se ne kemi fituar gjat kohes se u beme 20 vjet ne Greqi jo nga ndonje perpjekje e Tiranes as tona mund te them them..
 
Edhe pse homoseksualet e Tiranes zyrtare nuk po kryejne punen per te cilen i paguajme ne me taksa, kjo sdo te thote qe ju qe ndodheni ne Greqi si emigrant te vazhdoni ne te njejten heshtje!

Emigranet ne Greqi duhet te bashkohen ne organizata dhe shoqata madje edhe me ato qe ndodhen ne shtetet e tjera europjane duke krijuar nje lloj Konsorci per tu konfrontuar dhe per te punuar sebashku ne lidhje me ato çeshtje qe jane me urgjente dhe me problematike te pakten!

Ky konsorc i shoqatave shqiptare ne emigracion duhet ti drejtohet Komunitetit Europian dhe aparateve te tij (parlamentit, keshillit etj) per te kerkuar me force te drejtat e tyre, e duke i bere publike gjith keto problematika !
Ke per te pare se nese BE e ve me shpatulla pas muri Greqine, gjerat do fillojne e do levizin edhe nga ana e homoseksualeve te Tiranes zyrtare!!
Eshte ajo fjala e urte qe thote: Bjeri pragut qe te degjoje dera!

Greqia nuk merret shume ne konsiderate ne Europe pasi eshte nje shtet i vogel, kontribon shume pak dhe eshte gjithmon mbrapa te gjithve ne çdo aspekt!
Ndryshe ne SHBA lobi grek eshte shume me i fuqishem se ne BE per vet strukturen shtetrore dhe sociale te SHBA!
 
Jam 100% dakord me keto qe thua thjesht nuk jemi popull qe organizohemi ketu te punosh me shqiptar ke frike se mos te te beje te keqen jo me te organizohesh ku fitimet mund te jene me te medhaja ;)
 
Jam 100% dakord me keto qe thua thjesht nuk jemi popull qe organizohemi ketu te punosh me shqiptar ke frike se mos te te beje te keqen jo me te organizohesh ku fitimet mund te jene me te medhaja ;)

Shif se ne çdo shtet te botes eshte keshtu, nuk eshte vetem ne Greqi!
Pastaj une e kisha fjaln per ate pjese te shqiptareve qe kane nje fare formimi intelektual, pasi s'besoj se mund te vije sensibilizimi mbi keto çeshtje nga puntori i krahut qe nuk di si te levize ne nivele te tilla!!
Sikur ata pak intelektuale qe ndodhen ne Greqi te vihen ne lidhje, ne kontakt me ata qe ndodhen ne shtet e tjera europjane dale nga dale gjerat do levizin!

Njerzit duhen sensibilizuar dhe ndergjegjsuar me hir a me pahir, e kuptoj se nuk eshte e lehte sepse kam pak eksperience ne kete drejtim dhe i njoh shume mre veshtiresite, por duhet te kuptohet qe nuk ka rrugedalje tjeter!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top