Tipologji sjelljeje qensh(Filozofi e ethologjisë së qenve)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Qen stani : ai është shumë i përkushtuar ndaj detyrës, madje agresiv me delet dhe dhitë për t'i mbajtur nën kontrollin e të zotit. Po të jesh i dyshimtê dhe i afrohesh vathës, kujdes se të sulmon edhe pse ndonjëherë duket si i vogël, por është i shkathët. Po qe se nuk përbën rrezik për të zotin e tij nuk merret fare me ty, të konsideron thjesht si një trung peme a si shkurre.
Qen roje banese : Këta hasen zakonisht në zonën rurale. Kanë nuhatje të fortë dhe nuk lehin për komshinjtë, por po të kalojë aty pari ndonjë i huaj nisin të lehin kot. Nuk dihet pse, nga që ndjejnë rrezikun apo nga që kanë frikë. Por, në fund nuk ngacmojnë, veçse nëse futesh brenda territorit që ata e quajnë të tyre. Mund të jenë të vegjël të cilët me një të bërtitur i bën sus, por mund të jenë edhe të mëdhenj që të shqyejnë. Ata i shërbejnë me besnikëri të zotit të tyre dhe shpresojnë gjithmonë ushqim prej tii. Bëjnë gjoja si besnikë, por e kanë hallin te ushqimi që i Zoti u jep.
Kone zonjash : Këta zakonisht janë gjithë përkëdheli, më shumë ngjajnë si laraska sesa si qenër. Hidhen e spërdridhen sepse janë në mbrojtje. Nuk janë ata që ruajnë të zonjën, por është e zonja që ruan qenin e përkëdhelur. Janë përgjithësisht naivë dhe idiotë. Kur u del ndonjë qen i madh përpara i hidhen a thua duan ta kafshojnë, por përfundojnë duke i marrë erë nga pas. Nuk janë të rrezikshëm, por duke qenë pak histerikë nga natyra, imitojnë të zonjën, ndonjë dhëmb në pantallona mund të ta fusin. Nuk duhen neglizhuar komplet.
Qen shtëpie prej rrace: Këta zakonisht i kanë njerëz me të ardhura të mira. Janë rraca të pastra, qimja ju ndriçon, ushqehen mirë dhe trupin e kanë elegant. Duken si besnikë me të zotin, por nuk është se janë aq shumë luftarakë. Janë fodullë, edhe ushqimin e duan të zgjedhur, e dinë që i zoti ka pushtet mbi njerëzit e tjerë dhe ata shpesh sillen me aq fodullëk sa edhe i zoti. Nuk merret vesh se kush është qeni dhe kush i zoti. Përgjithësisht kafshimin e kanë të kontrolluar sepse kur futesh në shtëpi ata e dinë se ke leje nga i zoti, por sillen kërcënueshëm gjithsesi. Mjerë shërbëtorët dhe vartësit e të zotit se ç'heqin prej tij, sepse duhet të bëjnë sikur nuk kanë frikë nga dhëmbët e qenit të shefit. Por, e urrejnë atë!
Qen për të verbër: Qen i edukuar, që e di detyrën e tij, solidar, shërben me përkushtim, orientohet mirë në shënjat që vendosin njerëzit në qytet. Por, i shkreti, pothuajse nuk është më qen. Mund ta quash robot, nëpunës të bindur, çfarë të duash, por qen i vërtetë nuk është. Kokëulur, hallexhi, a thua se ai mban mbi supe edhe hallin e të zotit. Qenie e trishtuar që të bën edhe ty pesimist për jetën, dhe me thënë të drejtën e lavdëron por nuk do ta shohësh me sy, pa asnjë interes.
Qen gjahu ose zagar: Eshtë qen i shkathët dhe mbi të gjitha i shpejtë. E mban veten me nuhatje dhe dëgjim të mirë. Por, pret që gjahun ta vrasi i zoti dhe pastaj ky ndërhyn për ta kapur mëllënjën a lepurin për fyti, tashmë të vrarë dhe t'ja sjellë të zotit. Ose e shumta e nxjerr lepurin nga ferra që ta gjuajë i zoti. Kaq. Nuk është e rrezikshëm për njerëzit sepse kupton se nuk janë objekt i gjahut të të zotit të tij. Bën si trim, por vetëm pasi gjahu është vendosur nën shënjestrën e padronit të tij.
Qen i vendosur në azil qensh: Mund të jenë edhe qenër që janë në moshë të re. Janë të vaksinuar, të larë, të pastër, nuk lehin sepse bëjnë si të mirë, miqësorë, të butë, të shohin me ca sy të ëmbël dhe të trishtuar a thua se janë sheqer. Gjithë hallin e kanë t'i adoptosh, t'i bledh, t'i heqësh nga azili dhe t'i nxjerrësh në botën e madhe. ndonjëherë janë bastardë, nuk u dihet prejardhja, qen të përzjere që azili i paraqet si rrace e pastër. Në azil nuk janë të rrezikshëm, duken si ëngjëj, por kur i merr, i adopton, pra i punëson, nuk dihet si dalin. Ndonjëherë kafshon qeni të zonë! Gjithsesi dihet se nuk janë aq evliha sa duken prapa hekurave të kafazeve.
Qen langaraq, i drobitur: Nga ata që enden nëpër rrugë qytetesh. Kockë e lëkurë, me një shenjë të verdhë në vesh si hebrenj në kohën e mizorive naziste kundër tyre. Të rraskapitur, kërkojnë ushqim nëpër kazanë plehrash dhe ku hidhen mbeturina. Me aq mjaftohen. Sa për të mbajtur frymën gjallë. Mezi çapiten. Ndajnë me njerëzit të njëjtat territore dhe përgjithësisht kanë pranuar sundimin e njerëzve mbi ta si edhe sundimin e qenve të tjerë mbi ta. Paqësorë sepse nuk kanë fuqi të kafshojnë. Shpesh me ndonjë këmbë të prerë a thyer. Ngjallin mëshirë. Por, mos u cudisni që t'ju kafshojnë. Nuk dihet përse. Ndofta nga një mllef i pakuptuar ndaj situatës ku ndodhen, ndofta sepse pasi kanë ngrënë ndonjë kockë u vjen instinkti i kafshimit, hajde merre vesh. Kësaj i thonë edhe qen i zgjebosur edhe kafshon!
Qen vagabond: Ky është më i poshtri sepse është edhe qen endacak, por edhe i paedukuar, por edhe ushqehet nga duar të panjohura thjesht për qejf a për hobi dhe nuk njeh asnjë sundim të njeriut mbi të. Eshtë gtati me natyrë ujku. I gjallë dhe energjik në kërkim ushqimi. Të kafshon, agresiv, sepse i duket se çdo territor është i tiji. Ruhuni prej tij, egosit, karrierist, pa asnjë moral, pa din dhe iman, Me të flisni gjuhën që ai kupton, ulurini, gjuajeni sapo iu afrohet, mos prisni t'ju kafshojë, qëllojeni me çdo gjë edhe me armë nëse e keni me leje. Qen i poshtër shumë.
Qen i ngordhur: Mos u merrni me të. E shumta lajmëroni shërbimet e hiqenës ta marrin se qelb dynjanë!

A.Fuga.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top