Time shpall Ben Bernanke "Njeriu i vitit", ja biografia!

fshatari

Anetar
benbernanke.jpg


Revista “Time” ka shpallur Ben Bernanke, kreun e rezervës federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Njeriun e Vitit”. Bernanke mori këtë vlerësim për administrimin e krizës ekonomike globale.


Kush është Ben Bernanke?

56-vjeçari Ben Bernanke është shefi aktual i Reserves Federale të Bankës Qendrore të Amerikës, institucion shumë i rëndësishëm ky i sektorit financiar në SHBA. Liderishipi i tij kreativ, ka kontribuar në të bërit të mundur që viti 2009 të ishte një periudhë e një rekuperimi të dobët në sektrorin ekonomik, dhe nuk lejoi që vendi të kalonte fazën katastrofale të një depresioni financiar.

Aktualisht ai vazhdon të udhëheqë një institucion gjigand që menaxhon paranë, vendet e punës, kursimet dhe të ardhmen e një kombi-shkruajnë mediat e huaja. Vendimet e marra prej tij, dhe ato që ai do të ndërmarë në të ardhmen gjatë kohës që do të jetë në këtë post, do të përcaktojnë edhe të ardhmen e këtij kombi drejt prosperitetit, drejtimit të politikës dhe marëdhënieve me botën - saktësojnë sërish shtypi ndërkombëtar ndërsa rrëfen për këtë personazh. Bernanke sfidoi në seleksionimin final, gjeneralin ushtarak Stanley McChrystal, presidenten e dhomës së kongresit Nancy Pelosi dhe sportistin Usain Bolt.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top