Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tifozja korçare tregon si u dhunua nga policia në Kukës

ris Rezhda është tifozja e Skënderbeut që pësoi një gjendje të fikëti në ndeshjen e djeshme ndaj Kukësit. Në stadium u tha se tifozja korçare pësoi një gjendje të fikëti dhe falë ndërhyrjes së mjekëve të ambulancës që ndodhej në stadium, gjendja e saj u përmirësua.
iriz rezhda tifoze e skenderbeut
Por në një prononcim për “Panorama Sport”, tifozja e thekur korçare jep versionin e saj rreth asaj që pësoi në Kukës. Ajo pohon se ka rënë pre e dhunës policore, gjë të cilën e fakton edhe me shenjat që i kanë mbetur në trup. Sipas Rezhdës, korçarët u provokuan nga tifozët vendës për minuta me radhë, por policia në vend që të qetësonte vendësit, u mor me miqtë, të cilët kërkonin llogari nga forcat e rendit.
“Tifozët e Kukësit kishin 15 minuta që më shanin, dhe në momentin që unë nuk durova më dhe iu kundërpërgjigja ofendimeve të tyre, u afrua një polic i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë duke më bërtitur: Mos provoko! Unë afrohem te polici dhe i them se nuk po bëj provokime, por është faji i tifozëve vendas. U sqarova se unë jam femër dhe nuk kam pse të zihem.
Ai largohet dhe më pas afrohen tifozët e Skënderbeut të pranishëm në stadium duke kundërshtuar policin që më bërtiti. Në atë moment, polici me të cilin debatova, më afrohet dhe më kap me forcë në krah duke më lënë shenja. Gjithashtu, ai më tërhoqi drejt kangjellave të rrethimit të fushës deri në momentin që policët e tjerë më morën dhe më vendosën në një anë.
Pas këtij momenti, unë pata një moment asfiksimi. Më bie të fikët dhe për rreth 5 minuta nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur me mua. Ja kjo është e vërteta e asaj që ndodhi me mua në stadiumin e Kukësit”, u shpreh për “Panorama Sport” Iris Rezhda, tifozja e Skënderbeut që u dhunua dje në stadiumin “Zeqir Ymeri”.iriz-rezhda-tifoze-e-skenderbeut-470x627.jpghttp://shqiperiaime.al
 

Attachments

  • iriz-rezhda-tifoze-e-skenderbeut-470x627.jpg
    iriz-rezhda-tifoze-e-skenderbeut-470x627.jpg
    53.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back