Ti, trupi yt, mendja jote dhe ushqimi yt

Kresha

A pretty face can never trick me
Mrekullia hyjnore na vërteton neve se përveç bukurisë, edhe forma e pemëve dhe perimeve nuk është bërë për kot!

Rezultate studimesh mahnitëse

Mrekullia hyjnore na vërteton neve se përveç bukurisë, edhe forma e pemëve dhe perimeve nuk është bërë për kot!

I lartësuar qoftë Allahu.

Në emër të Allahut fillojmë…

Studimet e specializuara në lidhje me trupin e njeriut dhe ushqimin përmendin faktin se forma e çdo peme, bime apo perimi tregon pjesën e trupit për të cilën është e dobishme…
Ja disa shembuj:

Gjeje ç'është kjo?



Kjo është karrotë e prerë për së gjëri; i përngjan bebzës së syrit; dhe me të vërtetë, studimet kanë vërtetuar se karrota është shumë e dobishme për shikimin.

A e din ç'është kjo?



Kjo është një shtresë domate e kuqe, e cila ka katër zgavra, sikurse zemra e cila ka ngjyrë të kuqe si dhe katër zgavra. Të gjitha studimet bashkëkohore vërtetojnë se domatet janë ushqim i zemrës dhe gjakut.

I lartësuar qoftë Allahu.



Tufa e rrushit i përngjan formës së jashtme të zemrës, dhe çdo kokërr rrushi i përngjan një qelize të gjakut. Tashmë studimet tregojnë se rrushi është i shëndetshëm për zemrën, e poashtu edhe për gjakun.



I lartësuar qoftë Allahu; vepër hyjnore… Arra i përngjan së tepërmi formës së trurit me dy hemisferat e tij, i lartësuar qoftë Allahu! Studimet vërtetojnë se ngrënia e arrës ndikon në rritjen e shumë qelizave nervore të cilat ndihmojnë veprimtarinë e trurit… Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut.



Fasuleja u ndihmon veshkëve në kryerjen e punës së tyre…; ajo i përngjan formës së tyre…



Selino i përngjan formës së eshtrave, madje është e dobishme për to. Sasia e sodiumit në selino është 23 %; e njejta përqindje gjendet në eshtra.



Avokado, patëllxhani dhe dardha, të gjitha janë të domosdoshme për shëndetin e mitrës së gruas. Studimet tregojnë se nëse gruaja ha një kokërr avokado për çdo javë, një gjë e tillë ndihmon në barazpeshën e hormoneve të mitrës si dhe pakëson gjasat e sëmundjes së kancerit të qafës së mitrës. ثshtë me rëndësi të përmendim faktin se avokado ka nevojë për 9 muaj që të piqet plotësisht.



Fiku..

ثshtë pemë e mbushur plotë e përplotë me farra, dhe se përdorimi i tij është i dobishëm për burrat, pasi rrit numrin e spermatozoidëve si dhe pakëson gjasat e sterilitetit.



Ulliri është i dobishëm për shëndetin dhe punën e vezoreve të gruas… I lartësuar qoftë Allahu.

Allahu është betuar në këto dy fruta, dhe pas betimit vazhdon me fjalët e Tij:

"Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur".
(Et-Tin: 4)

Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut.



Patateja e ëmbël për nga forma i përngjan pankreasit dhe ndihmon në barazpeshën e sheqerit në gjak.



Portokalli, limoni dhe agrumet tjera u përngjajnë gjëndrave të cilat tajitin qumështin në gjoksin e gruas, madje ato janë të rendësishme për shëndetin e gjirit…



Qepa… u përngjan qelizave të trupit… Studimet tregojnë se qepa ndihmon në pastrimin e trupit nga sekrecionet, si dhe i bën sytë të lotojnë, me ç'rast lotët bëjnë pastrimin e shtresave të syve.

I lartësuar qoftë Allahu.

Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut.

Nga arabishtja: Sali Shasivari
 
Titulli: Ti, trupi yt, mendja jote dhe ushqimi yt

O Zot bena ne banore te Xheneteve puth ti i ke pregaditur per besimtaret. Amin.
 
Titulli: Ti, trupi yt, mendja jote dhe ushqimi yt

Perendia ka pune te tjara me te rendesishme, mos e ulni kaq poshte sa te merret edhe me barishte.
 
Titulli: Ti, trupi yt, mendja jote dhe ushqimi yt

Edhe ti ke pune tjera me te rendesishme, se sa t'na flasesh neve rreth Perendise :D


Gjarpersha: Amin insha-Allah, vertete Xhenneti eshte vendbanim per falenderuesit:)
 
Titulli: Ti, trupi yt, mendja jote dhe ushqimi yt

Perendia ka pune te tjara me te rendesishme, mos e ulni kaq poshte sa te merret edhe me barishte.

Perendia mirret me te gjitha punet edhe me frymen qe ti e thith,edhe me piken e ujit qe e thithin ato bimet e lartcekura dhe te tjerat,me fjetjen tende dhe timen,me ngjalljen dhe vyshkjen e bimeve,me levizjen e reve etj etj...
 
Titulli: Ti, trupi yt, mendja jote dhe ushqimi yt

A e din ç'është kjo?



Kjo është një shtresë domate e kuqe, e cila ka katër zgavra, sikurse zemra e cila ka ngjyrë të kuqe si dhe katër zgavra. Të gjitha studimet bashkëkohore vërtetojnë se domatet janë ushqim i zemrës dhe gjakut.

I lartësuar qoftë Allahu.
Nga arabishtja: Sali Shasivari

Nga kjo brendesia ketu shifet se me shume se cdo gje tjeter i perngjan nje kryqi, madje madje jane dy kryqa :eek:hh:e per cfare ka menduar ai qe e ka krijuar nuk di gje:gjujpeshk:vetm nje gje di se eshte domate :ciaoo:mos merreni me forma te bimeve se dalim ne banalitete. Merrni bimen e fierit qe rritet neper male dhe prejeni ne fund dhe :eek:hh:do shifni formen e shqiponjes. Mos eshte bota krejt shqiptare.......:eek:hh:pastaj merreni degezen e bungut dhe prejeni me crast do vereni formen e yllit pese rremesh :eek:hh:(shenje e komunizmit). A do te thote kjo se drurin e bungut e kan krijuar komunistet?:gjujpeshk: Apo ndoshta zoti ishte shqiptar madje edhe komunist! :gjujpeshk:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ti, trupi yt, mendja jote dhe ushqimi yt

Mire thote Zoti ne Kur'an.

"Keto jane ajete per te zotet e mendjes"

Dhe:

"....per ata qe dine te logjikojne"

Pastaj:

"Thuaj, a jane te barabarte ata qe dine me ata qe nuk dine?"

E shume ajete te tjera, te cilat jane argumente per ata qe e fusin logjiken ne perdorim, e jo "Hamendjen". Per kete arsye nuk cuditem fare nga postimet e ndryshme.
 
Titulli: Ti, trupi yt, mendja jote dhe ushqimi yt

shum e vecante kjo tema...te ben te mendosh...nuk dua te them qe nuk ke te drrejte shtoj vetem qe mund te haet gati gjithcka por si perhere nuk duhet tepruar asnjehere me ushqimin..pak e sak...duhet henger aq sa duhet per te jetuar dhe jo te jetosh per te henger...:ciaoo:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top