Kresha
A pretty face can never trick me
Mrekullia hyjnore na vërteton neve se përveç bukurisë, edhe forma e pemëve dhe perimeve nuk është bërë për kot!
Rezultate studimesh mahnitëse
Mrekullia hyjnore na vërteton neve se përveç bukurisë, edhe forma e pemëve dhe perimeve nuk është bërë për kot!
I lartësuar qoftë Allahu.
Në emër të Allahut fillojmë…
Studimet e specializuara në lidhje me trupin e njeriut dhe ushqimin përmendin faktin se forma e çdo peme, bime apo perimi tregon pjesën e trupit për të cilën është e dobishme…
Ja disa shembuj:
Gjeje ç'është kjo?
![](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.freeimagehosting.net%2Fuploads%2F23ebac80d9.jpg&hash=a504d92e65f4a0dde45542b015bad62a)
Kjo është karrotë e prerë për së gjëri; i përngjan bebzës së syrit; dhe me të vërtetë, studimet kanë vërtetuar se karrota është shumë e dobishme për shikimin.
A e din ç'është kjo?
![](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.freeimagehosting.net%2Fuploads%2Fd3cc79db27.jpg&hash=3943de89908f3fac9fdb2cfc58f3100b)
Kjo është një shtresë domate e kuqe, e cila ka katër zgavra, sikurse zemra e cila ka ngjyrë të kuqe si dhe katër zgavra. Të gjitha studimet bashkëkohore vërtetojnë se domatet janë ushqim i zemrës dhe gjakut.
I lartësuar qoftë Allahu.
![](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.freeimagehosting.net%2Fuploads%2F1fb85610d1.jpg&hash=70e3de81d6092b45c58052ffb078741f)
Tufa e rrushit i përngjan formës së jashtme të zemrës, dhe çdo kokërr rrushi i përngjan një qelize të gjakut. Tashmë studimet tregojnë se rrushi është i shëndetshëm për zemrën, e poashtu edhe për gjakun.
![](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.freeimagehosting.net%2Fuploads%2F385ecdef5d.jpg&hash=ba4f19c5cfb09ac1b8cc5df7452c9f57)
I lartësuar qoftë Allahu; vepër hyjnore… Arra i përngjan së tepërmi formës së trurit me dy hemisferat e tij, i lartësuar qoftë Allahu! Studimet vërtetojnë se ngrënia e arrës ndikon në rritjen e shumë qelizave nervore të cilat ndihmojnë veprimtarinë e trurit… Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut.
![](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.freeimagehosting.net%2Fuploads%2F7dfd13de70.jpg&hash=fc27f6df6e8a61c179666ae83bcbc584)
Fasuleja u ndihmon veshkëve në kryerjen e punës së tyre…; ajo i përngjan formës së tyre…
![](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.freeimagehosting.net%2Fuploads%2Fca6a00f9d9.jpg&hash=85486672d66a63845674d74b0851c4df)
Selino i përngjan formës së eshtrave, madje është e dobishme për to. Sasia e sodiumit në selino është 23 %; e njejta përqindje gjendet në eshtra.
![](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.freeimagehosting.net%2Fuploads%2F5ac7157c93.jpg&hash=c00eb7d233321ac410f2705078f80858)
Avokado, patëllxhani dhe dardha, të gjitha janë të domosdoshme për shëndetin e mitrës së gruas. Studimet tregojnë se nëse gruaja ha një kokërr avokado për çdo javë, një gjë e tillë ndihmon në barazpeshën e hormoneve të mitrës si dhe pakëson gjasat e sëmundjes së kancerit të qafës së mitrës. ثshtë me rëndësi të përmendim faktin se avokado ka nevojë për 9 muaj që të piqet plotësisht.
![](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.freeimagehosting.net%2Fuploads%2F7a272d563e.jpg&hash=71ec0287e54ea6a4d503a571acad4139)
Fiku..
ثshtë pemë e mbushur plotë e përplotë me farra, dhe se përdorimi i tij është i dobishëm për burrat, pasi rrit numrin e spermatozoidëve si dhe pakëson gjasat e sterilitetit.
![](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.freeimagehosting.net%2Fuploads%2F7f2d8576a7.jpg&hash=a6ef5963454b5c98a9a9dfa4445c2acf)
Ulliri është i dobishëm për shëndetin dhe punën e vezoreve të gruas… I lartësuar qoftë Allahu.
Allahu është betuar në këto dy fruta, dhe pas betimit vazhdon me fjalët e Tij:
"Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur". (Et-Tin: 4)
Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut.
![](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.freeimagehosting.net%2Fuploads%2F4edb217267.jpg&hash=c6c7ce0327f89d75278bb76e20f21349)
Patateja e ëmbël për nga forma i përngjan pankreasit dhe ndihmon në barazpeshën e sheqerit në gjak.
![](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.freeimagehosting.net%2Fuploads%2F6b43b51692.jpg&hash=a81455d8c5201b8a1a8326770ceb3510)
Portokalli, limoni dhe agrumet tjera u përngjajnë gjëndrave të cilat tajitin qumështin në gjoksin e gruas, madje ato janë të rendësishme për shëndetin e gjirit…
![](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.freeimagehosting.net%2Fuploads%2Fe635491275.jpg&hash=b7466de03d55508f6f380db264e6bc53)
Qepa… u përngjan qelizave të trupit… Studimet tregojnë se qepa ndihmon në pastrimin e trupit nga sekrecionet, si dhe i bën sytë të lotojnë, me ç'rast lotët bëjnë pastrimin e shtresave të syve.
I lartësuar qoftë Allahu.
Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut.
Nga arabishtja: Sali Shasivari