T'i shpëtosh vdekjes për centimetra (KUJDES! Pamje të rënda)

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
imazhet-0507lajm.jpg






Një 12-vjeçar i shpëtoi vdekjes për vetëm pak centimetra, ndërsa po kërkonte topin e tij të futbollit në Britaninë e Madhe.


Josh Hassan ishte duke luajtur, kur topi kaloi përtej një muri pranë shtëpisë.

Në tentativë për të rikuperuar topin, i riu u ngjit mbi mur, por humbi barazpeshën dhe u rrëzua mbi kangjellat e mprehta të një porte.

imazhet1-0507.jpg


Njëra prej kangjellave shpoi kraharorin e të riut, britmat e të cilit alarmuan fqinjët dhe nënën, që pavarësisht situatës tregoi një gjakftohtësi olimpike, duke i kërkuar personave të tjerë që erdhën në ndihmë që vetëm të mbanin peshë të birin, në mënyrë që kangjella të mos të bënte dëme shtesë, ndërsa kërkoi që të mos përpiqeshin që ta nxirrnin të birin nga "kurthi" ku kishte përfunduar pa mbërritjen e shërbimeve të urgjencës, për shkak të mundësisë së ndonjë hemoragjie apo dëmi të parikuperushëm.

imazhet2-0507.jpg


Minuta më pas, shërbimet e urgjencës prenë kangjellën dhe shoqëruan me urgjencë të riun në spital, ku në sallën e operacionit iu hoq "heshta" që i tejshpoi kraharorin.

imazhet4-0507.jpg


Për fatin e tij të mirë, shufra e hekurit kishte shpëtuar nga prekja e mushkërive apo zemrës për vetëm pak centimetra.

imazhet3-0507.jpg


12-vjeçari pësoi vetëm thyrje brinjësh dhe u kurua për plagët e tij të thella, por aktualisht është duke u rikuperuar dhe do të rikthehet të luajë përsëri futboll, edhe pse mbase këtë herë do të jetë më i kujdesshëm kur të shkelmojë më fort se sa e kishte planifikuar topin e tij të dashur. / Top Channel
 
Titulli: T'i shpëtosh vdekjes për centimetra (KUJDES! Pamje të rënda)

:S paska shpetu si diten qe ka lind :)
 
Titulli: T'i shpëtosh vdekjes për centimetra (KUJDES! Pamje të rënda)

Shyqyre paska shpetuar i gjori..mos te vej me atje te pakten
mu kujtua kur luanim me top dhe neve na kalonte gjithmon
tek gjitoni qe ne fund ma shpoi topin..pf.
 
Titulli: T'i shpëtosh vdekjes për centimetra (KUJDES! Pamje të rënda)

Paska lind se dyti here...
 
Titulli: T'i shpëtosh vdekjes për centimetra (KUJDES! Pamje të rënda)

Cme kujtove...
nje budallik te tille i ndodhi dhe nje shokut tim... ishim te vegjel dhe ra me kok.
Mos te themi qe ju hap koka ne dysh :(
Por mbijetoj... cfare tmerri ama.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 5 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 10.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 40.0%
Back
Top