Thuaji Jo Duhanit!

Titulli: Kurrsesi cigare para mëngjesit

Gjithmone e pi nje cigare me kaffe para mengjesit.. Keq boll..
 
Titulli: Ta lësh apo mos ta lësh duhanin?

Un s'besoj qe e lë :P mir jam kshtu.
 
Titulli: Ta lësh apo mos ta lësh duhanin?

Jo bre zdu me lan pse qyyyy :D Fabrika maron 24 or na me lan :P kur e ndalon ajo se pin kerkush ma :D
 
Pe: Thuaji Jo Duhanit!

ço mër ky muhabet me lon dahonin as qe bohet llaf biles ja u keshilloj...kush e pin ja din kuptimin, mas buke, seksi...dhe of kors alkol.


per minorenet dakord qe bohen fushtat sensibilizuese, por tani çfar te pretendojm ? qe nje 75 vjeçar te lej duhonin? apo nje njeri i stresum ne kulm ta lej? as qe bohet fjal...

ps. po me dukesh o zinni([MENTION=30]sweetzzinna[/MENTION]) si sensibilizatore me ket 'fushate' anti-dahon.
 
Titulli: Thuaji Jo Duhanit!

50 60 vjec problemet e para ka kohe deri atehere pastaj skam as qejf te jetoj deri ne moshen 100 vjec une
 
Pe: Thuaji Jo Duhanit!

Sa shok te mir e kam ..shok per kok ..as qe behet fjale me e len ...
 
Pe: Thuaji Jo Duhanit!

Nuk e pi. £7 e paketes e kursej, ne fund te vitit eshte nje pale cizme te Christian Louboutin. ;)
 
Pe: Thuaji Jo Duhanit!

Nuk e pi. £7 e paketes e kursej, ne fund te vitit eshte nje pale cizme te Christian Louboutin. ;)

Bo ca jeni per te kursy, te fikni deren

Ps : E pi, por nje mendje ma thot ta le...
 
Pe: Thuaji Jo Duhanit!

Bo ca jeni per te kursy, te fikni deren

Ps : E pi, por nje mendje ma thot ta le...

Sinqerisht t'i le parate ne kepuce a canta nuk me dhimbsen...me dhimbset me shume kafeja e mengjesit e dreka qe blej lol.

p.s. Ben mire ta lesh, per veten tende me shume :)
 
Pe: Thuaji Jo Duhanit!

Ja kshu si disa ktu jam mburr edhe un deri para dy muajsh qe mbas 15 vjetesh duhan pires i rregullt qe shumicen e rasteve edhe me nga 2 paketa :(

Vendosa ta le :) ka dy muaj qe i them duhanit shejtan largoju :D
 
Pe: Thuaji Jo Duhanit!

Ja ushqimet që ndalojnë pirjen e duhanit

Sipas një studimi të kryer në Universitetin Duke në Karolinën e Veriut, në Shtetet e Bashkuara, mishi, kafja dhe pijet alkoolike përmirësojnë shijen e duhanit, ndërsa ushqime të tjera e përkeqësojnë atë duke tentuar të dekurajojnë pirjen e duhanit.

Janë këto 5 ushqime më efikase për t’u përfshirë në dietë:

Djathi- Përveçse prish shijen e duhanit, djathi, kosi dhe qumështi përmbajnë nivele të larta të vitaminës B që ndihmon për të përshpejtuar eliminimin e nikotinës nga trupi.

Kivi- Varësia nga duhani shkakton një mangësi të vitaminës C, një antioksidant natyror që pengon zhvillimin e substancave kancerogjene. Kivi është një frutë me përqendrimin më të lartë të kësaj vitamine, e cila ka rreth 98 miligram për 100 gram, pothuajse dyfishi i një portokalli.

Karota- Vitamina A ndihmon në mbrojtjen e mushkërive dhe gjendet në dozat të larta të karota. Përmban 93 për qind të shumës ditore të nevojshme për trupin, si dhe vitamina B dhe C.

Fasulet- Bimët bishtajore jo vetëm që i japin kohe të vështirë duhanit, por gjithashtu kanë meritë në stimulimin e transitit të zorrëve (shpesh problematike tek duhanpirësit), sepse ato janë të pasura me fibra. Gjithashtu mund të shtoni në dietën ushqimore, sallatat, supat ose pjatën e dytë me mish.
Lëngje frutash natyral- Lëngu i portokallit, limoni dhe mango, janë shume të pasur me vitamina dhe dekurajojnë përdorimin e duhanit, ndërsa pije të tjera si kafe, çaji, alkooli favorizojnë konsumin.
 
Pe: Thuaji Jo Duhanit!

ço mër ky muhabet me lon dahonin as qe bohet llaf biles ja u keshilloj...kush e pin ja din kuptimin, mas buke, seksi...dhe of kors alkol.


per minorenet dakord qe bohen fushtat sensibilizuese, por tani çfar te pretendojm ? qe nje 75 vjeçar te lej duhonin? apo nje njeri i stresum ne kulm ta lej? as qe bohet fjal...

ps. po me dukesh o zinni(@sweetzzinna ) si sensibilizatore me ket 'fushate' anti-dahon.
Aman keta njerzit e stresum ne kulm, na moren ne qaf... Shyqyr gjeten arsyje te "mbysin" stressin ne duhan ( ose alkool). Kush nuk eshte i stressuar sot? Te them une qe te gjithe perballojne stress ne nje menyre ose tjeteren, idea eshte si i perballon....
Duhani nuk eshte se ju qetcon stressin, thjesht eshte nje ves i cili me shume ben dem se sa mire.
Per minorenet qenke dakord mos pine, dmthn presin 18/21 vj qe te fillojne, apo si i bie? Fundja c'rendesi ka me nqs e fillon 10 vj apo 20, nqs do e fillosh?
E rendesishme eshte mos e fillosh, se me tej e shoh se c'qenka te heqesh dor.
Pse pretendohet qe nje 75 vj te heqi dore? Sepse ne rradhe te pare eshte ne qender "cilesia jetes" dhe jo sasia... pra sa ke per te jetuar, te jetosh me 1 cilesi.... jo te jetosh sa per te mare fryme dhe te quhesh se jetosh.
Nuk besoj qe quhet jete cilesore kur varesh nga aparati oksigjenit, kur zgjohesh naten se ngel pa gjume, kur ben infrakt qe 30 vj, e te tjera si keto....
Mos u mbani qe gjyshi gjyshit pinte duhan dhe jetoj 110 vjec. Nuk krahesohet duhani i asaj kohe ( qe nuk ishte i amballazhuar, por i benin vete cigaret), me kete qe blini ju ne dyqan ( i fabrikuar ne mase, me 1001 substanca kancerigjene, se aty qendron pjesa me e madhe e rezikut ne duhan, tek shtesat qe i vihen, jo tek duhani si bime) + ushiqimi me natyral + dhe konditat e jetes me ajer me pak te ndotur se sa sot.
Gjithsesi, ishte nje barsalet " Mos i thoni me duhanpireseve te lene duhanin sepse sdo kene me doktoret cfare te trajtojne:P"( pasi qe ne shumicen e semundjeve ka 1 rol dhe shoku duhan).
Edhe per sensibilizim,. hmmmm, jeni te ritur qe te vendosni vete se ca beni me jeten tuaj:)
Kush ka sy e vesh, lexon e degjon, kush ka tru kupton:)
Nuk ju imponohet asgje...
Nje nga te drejtat e njeriut eshte liria zgjedhes:)

50 60 vjec problemet e para ka kohe deri atehere pastaj skam as qejf te jetoj deri ne moshen 100 vjec une
Po po 50-60 vj nqs je me fat....
Po mund te fillojne dhe me heret, mosha e infraktit eshte ulur nga 40 tek 25-30 vj.

Bo ca jeni per te kursy, te fikni deren

Ps : E pi, por nje mendje ma thot ta le...
Te pakten kursejme per MIRE, shoppingu nuk demton shendetin:P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top