Thuaji Jo Duhanit!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nikotina është një lloj droge e rrezikshme. Nëse e keni lënë duhanin e kuptoni dhe vetë sa e vështirë është. Ato njerëz të cilët po mundohen t’a lënë duhanin kalojnë tërheqje fizike dhe psikologjike. Më poshtë jane disa këshilla që shpresojmë t’ju ndihmojnë të lini duhanin.
duhani.jpg

Dëshira
Konsumoni sasi të mëdha lëngjesh, sidomos ujë. Pini cajra bimorë ose lëngje frutash. Kufizojeni kafen, dhe alkolin, pasi ato mund t’ju nxisin që të pini duhan.
Evitoni sheqerin dhe ushqimet e yndyrshme
Nëse pëlqeni meze të lehta, mundohuni të zgjidhni me pak kalori- karrotat dhe perimet e tjera, cëmcakiz pa sheqer, djath me shumë pak yndyrë. Mos I kapërceni vaktet.
Ushrohuni rregullisht
Ushtrimet të rregullta do t’ju ndihmojnë shumë. Të shkoni në një palestër ose të dilni për vrap me një mik ju drejton drejt një rutine të re.
Flini më shumë
Mundohuni të flini më herët e të pushoni më shumë.
Merrni frymë thellë
Hutojeni veten. Kur t’ju vijë dëshira për duhan, bëni dicka tjetër menjëherë, si përshembull flisni me dikë, merruni me një cështje, ose merrni frymë thellë.
Ndryshoni zakonet tuaja
Zgjidhni një rrugë tjetër për të shkuar në punë, hani mëngjes në një vënd tjetër, ose cohuni nga tavolina menjëherë pasi të keni ngrënë.
Bëj dicka që të zvoglosh stresin
Bëj një dush të ngrohtë, lexo një libër ose bej ushtrime
Nevoja psikologjike
” Kujtoji vetes cdo ditë se përse po heq dorë
” Evitojini vënde ku pihet duhan
” Krijo një plan për të zvogluar stresin
” Dëgjo muzikë relaksuese
” Shiko një komedi
” Hiqeni nga mëndja një problem që ju mundon në atë cast
” Mbështetu për ndihmë tek familjarët, dhe miqtë tuaj.
” Shmangni alkolin. Ai I ul mundësitë për sukses
 
Shokit tem te Ngusht me i thon JO a ? Smund Te Ndodh Nje Gje E Till :P
 
kush don e len me vullnet arrihet cdo gje un e kam lene se pi me pi bar po cigaren fare
 
Mundohi mi lon vet se ka edhe shpenzime prej tij edhe jeten tone e demton,jeten e tjerve kret te kqijat ti sjell .Probleme tpanevojshme tu kon se jeton nliri prej saj.
 
asnjeher si kam than Po :D
 
Duhani – shkaktari kryesor i kancerit të mushkërive

ثshtë vërtetuar se për çdo 20 cigare, rreziku 15-fishohet. Kryesisht te pirësit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptomat e kancerit është rreth 50-60-vjeçare dhe prej saj njeriu mund të përfundojë edhe në një ndërhyrje të mundshme kirurgjike. Por edhe i ashtuquajturi bronkit astmatik, shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Por dëmet më të mëdha shkaktohen në sistemin kardiovaskular të gjakut. Duhani mbetet përgjegjës për epideminë e këtij të fundit, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë nga kanceri te meshkujt. Emfizema pulmonare është një gjendje jo normale, patologjike e mushkërive, gjatë së cilës mushkëria me strukturë të ndryshuar është insuficiente (e paaftë plotësisht) për të kryer funksionet e saj biologjike, pra, thithjen e oksigjenit në gjak dhe eliminimin e produkteve finale të metabolizmit, pra gazit karbonik dhe gazeve të tjerë. Dëmtimet e mushkërisë konsistojnë në çarjen, grisjen e fshikëzave alveolare dhe zgjerimin e tyre emfizematik, pra në vend të 100 alveolave për centimetër kub do të kemi 10 alveola më të mëdha. Duhet të kihet parasysh që shkëmbimi i lëndëve ndodh pikërisht në nivelin e ndarëseve, mureve të alveolave, të cilat janë mjaft të pasura me enë shumë të holla gjaku. ثshtë pikërisht grisja e tyre dhe këputja e këtyre enëve të gjakut që zvogëlon kapacitetin filtrues të mushkërisë. Mjekësia sot ka mjaft medikamente që ndihmojnë dhe përmirësojnë këtë gjendje, në vartësi të llojit të emfizemës.KS
 
Paramendo tash shoket e mi qe e pjin prej moshes 13-14 vjeqare e tash qe i kan 17-18 vjet e qe qdo dit e pijin 1-2 paqeta t`cigareve qka jon bo e lemo qka kan mu bo se qdo dit e ma teper po e pijin.Kret zi mushknit.Shyqyr qe se pij..
 
Shum nga shoqeria qe kam e kan vazhduar qe ne moshen 14-15 vjec dhe tani me sa shoh nje loj kalceto ose ndonje aktivitet fizik me zor arrij ta bejn .
Pervec duhanit tjeter esht dhe Hashashi i cili u ka futur ne mas ne vendin tone.
Alkoli dhe duhani per mendimin jan droga qe te vrasin gradualisht .
 
i falemenderohem ZOTIT se nuk e pi duhanin dhe alkojolin shpresoj se edhe te tjeret mos ta pine te ken nje jete me te shendoshe
 
Po kte e dime ne ;) Po hashashi ben dem mushkurive ??:P



:djalle:
 
6 milionë njerëz vdesin nga duhanpirja

Shoqata amerikane për Luftë Kundër Kancerit parasheh që vitin e ardhshëm shkaku i pasojave të konsumimit të duhanit do të vdesin 6 milionë njerëz në tërë botën.

Shkaku i duhanpirjes dhe pasojave të tij në formë kanceri, sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve tjera, në vitin 2010 do të vdesin 6 milionë njerëz, paralajmëroi kjo shoqatë.

Duhanpirja thellon edhe krizën ekonomike sepse çdo vit dëmton ekonominë globale për 500 miliardë dollarë, përmes shpenzimeve të drejtpërdrejta mjekësore, humbje të prodhimtarisë dhe dëmit për rrethin. Shpenzimet e përgjithshme lidhur me duhanin zvogëlojnë bruto prodhimin vendor për 3,6 për qind.

Që nga viti 1970, përqindja e duhanpirësve gradualisht zvogëlohet në shtetet e pasura si SHBA, Britania e Madhe dhe Japonia, por është rritur në vendet në zhvillim. Numri aktual i duhanpirësve në botë u rritë për 1 miliard e 250 milionë. اdo ditë, 1 miliard burra pinë duhan, në shtete e pasura 35 për qind, ndërsa në vendet në zhvillim 50 për qind e popullatës së burrave dhe 250 milionë gra të cilat për dallim nga burrat në shtetet e pasura janë shumë më shumë.

Pirja e duhanit vret mes 1/3 dhe ½ duhanpirësve dhe ata mesatarisht vdesin 15 vjet para atyre që nuk pinë duhan. Ekspozimi ndaj duhanpirjes pasive në punë çdo vit i vret 200 mijë punëtor.

Gjatë shekullit të kaluar, cigaret i dërguan në varr 100 milionë njerëz përderisa për shekullin 21 parashihet që nga pasojat e duhanpirjes mund të vdesin madje 1 miliard njerëz. Expresi
 
Duhani Pije shume Rreszikshme.
Une per veti nuk Kosumoje Duhani hqi gjeja me keq eshte duhani une veti nuk pelqen duhani per mua.
tung nga Qendriimi Bossi;
 
Duhani Pije shume Rreszikshme.
Une per veti nuk Kosumoje Duhani hqi gjeja me keq eshte duhani une veti nuk pelqen duhani per mua.
tung nga Qendriimi Bossi;

Ke te drejt, bile eshte edhe me e rrezikshme se sa mendon ti
Rezultatet e fundit nga testimi i duhanit kan dal mjaft shqetsuese. Flitet se po ta gjuash fort dikend me nje cigare marlboro tkuqe nkraharor, dhimbja eshte e njejt si kur plagosesh nga nje plumb i ak-47 ne kembe
E mira e ksaj te keqe eshte se edhe kraharori edhe kemba jan larg zemres, kshtuqe nga te dyja gjuajtjet prap mbetesh i gjall
 
PO ben dem trurit...

hahahahha hahaha hahah hahaha :)


p.s Per temen kam kohe qe e kam lene ,e pi vetem kur bej feste fundjave ose kur jam me pushime , e kam pas pire rregullisht tani me raste e di qe duhet at le fare por smundem si rezistoj dot.Kur jam ne party sme rrihet a duhan :(
 
Demet e mushkrive nga tymi i cigares


Cigaret permbajne te pakten 69 substanca qe mund te shkaktojne nje tumor.
Tymi eshte direkt pergjegjes per 87 % te rasteve te tumoreve te mushkrise, dhe eshte nje nga shkaqet me te medha te enfizemes dhe broshiteve akute.
Tymi, nder te tjera eshte nje nga faktoret kryesor qe shkaktojne semundjet e koronarieve dhe te iktusve.
Tymi i cigares ne shtatezani eshte pergjegjes i 20-30 % i te sapolindurve ne nen peshe trupore, i 14 % te lindjeve shtatanike ose parakohe, i 10 % i vdekshmerise neonatale.
Te sapolindurit ne pamje te pare te shendetshem, por qe kane prinderit duhanpires, prezantojne ose kane nje ngushtim i rrugeve ajrore dhe nje funksionalitet polmonar te reduktuar.
Tek femijet tymi i cigares se prinderve mund te jete shkaktak i nje shprehje te azmes apo nje rritje e predispozicjonit per semundjet e te ftohures apo dhimbjes se veshit.
Tymi pasiv mund te jete shkak i tumoreve polmonare.
Ndersa nikotina e marre me ane te tymit te cigares jep varesi.
 
Duhani vret? Tashme duhani te shemton!

Duhani vret? Tashme duhani te shemton!
“Duhani vret”, “Mbajini femijet larg cigares” apo “Duhani shkakton kancer”. Keto jane disa nga shkrimet mbi paketat e cigares per te sensibilizuar njerezit, por ekspertet mendojne se ato nuk kane asnje ndikim tek duhanpiresit.

Sipas nje studimi te shkencetareve nga Universiteti i New York dhe ai i Baselit, keto shkrime paralajmeruese i shtyjne duhanpiresit te ndezin nga nje cigare tjeter. Shkencetaret mendojne se zgjidhja gjendet nese mbi paketa shkruhet, “Duhani rrudh lekuren” apo “Cigarja ju plak para kohe”.

Ne studim kane marre pjese 39 studente te grupmoshave 17-41 me vesin e duhanit te publikuar “Journal of Experimental Social Psychology”. Ne te thuhet se ne pergjithesi kur duhanpiresit lexojne frazat qe kane lidhje me vdekjen, zgjedhin nje sjellje rebele duke vazhduar te pijne duhan.

Behet fjale per nje teori te vertete psiklogjike te bazuar ne sistemin e frikes”. Eksperimenti tregoi se shume studente ishin te gatshem ta braktisnin vesin nese do perballeshin me mesazhe per pamjen e tyre fizike dhe demet qe shkakton duhani ne kete aspekt. “Duhani te shemton”, eshte sllogani me i pershhatshem qe kane menduar shkencetaret per t’u shkruar mbi paketa.
•tch•
 
Ndërprerja e duhanit shton rrezikun për diabet

Se çdo efekt ka edhe kundërefektin e vet, tregon një studim i ri i realizuar nga Universiteti amerikan John Hopkins, sipas të cilit ndërprerja e duhanpirjes, mund të shkaktojë paraqitjen e diabetit.

Gjithmonë është thënë se konsumimi i duhanit, në fakt nikotina e pranishme në të, mund të shkaktojë kancer, sëmundje të zemrës dhe të mushkërive. Mirëpo, studimi i ri tregon se heqja dorë nga cigaret nuk do të thotë se doemos është zgjidhje e pozitive. Në studim janë përfshirë 11.000 njerëz, të cilët menjëherë pas heqjes dorë nga duhani e kanë tepruar me ushqim, ndërsa “ushqimi i keq” është njëri nga faktorët që i paraprijnë shfaqjes së diabetit.
IkubInfo
 
Ta lësh apo mos ta lësh duhanin?

Gjithkush e di se duhani shkakton probleme shëndetësore, por a ka gjasa që lënia e duhanit të shkaktojë sëmundje? Një studim bazuar mbi këtë argument tregon se ata që lënë duhanin fillimisht përballen me disa rreziqe. Studimi u krye nga shkencëtarë në universitetin “Johns Hopkins” dhe mori në shqyrtim më shumë se 10.000 njerëz me moshë mesatare. Gjatë studimit u konfirmuan dy fakte; ata që pinë duhan dhe ata që sapo e kanë lënë duhanin ishin në rrezik më të madh për t’u prekur nga diabetit i tipit 2. Në krahasim me ata që kurrë nuk kanë tymosur ndonjëherë, duhanpirësit e tanishëm janë 31 për qind më shumë në rrezik ndaj diabetit, por ata që sapo e kishin lënë duhanin rreziku ishte edhe më i madh – 73 për qind. Për të shpjeguar këtë, shkencëtarët spekulojnë se kur lihet duhani, personi shton në peshë dhe përkohësisht rrit gjasat për të zhvilluar diabet. Por studimi tregoi se rreziku i diabetit tek ata pakësohet sa më shumë kohë kalon nga dita e lënies së duhanit. Ekspertët pajtohen se kërcënim i duhanit ndaj shëndetit është aq i madh, sa që është gjithmonë mirë për ta lënë atë. Njerëzit e shqetësuar për rritjen afatshkurtër të rrezikut të diabetit, pas lënies së duhanit, duhet të kontrollojnë dietën e tyre, të shtojnë ushtrimet fizike, për të mos u bërë mbipeshë, si dhe të kontrollojnë rregullisht nivelin e sheqerit në gjak për t’i paraprirë rrezikut të diabetit.KS
 
Titulli: Ta lësh apo mos ta lësh duhanin?

per mu do ishte mir mos te fillohej kurr... se vetem shperdorim lekesh eshte... ps...un babin se fus ne shpi nese eshte tu pi duhan ... lol
 
Titulli: Ta lësh apo mos ta lësh duhanin?

Jam dakord me ty...ajo eshte me e mira mos e fillosh...
Por nqs ve re se sa njerez pine duhan ne afersine tende ( kur zbret nga metroja, kur vete ne park, kur vete ne restaurante)...dhe tymi i tyre ( do sdo) te hyn ne mushkri...dhe pirja e duhanit pasive ( pra nga tymi i te tj), eshte e rezikshme sepse mushkrite e tua e ndjejne me shume efektin nociv te duhanit se sa mushkrite e njerit qe pi duhan....
 
Titulli: Ta lësh apo mos ta lësh duhanin?

per mu do ishte mir mos te fillohej kurr... se vetem shperdorim lekesh eshte...

qa shperdorim lekesh moj...ne rradhe te pare demtim shendeti,smunlliqe...pastaj shperdorim lekesh;)
 
Titulli: Duhani – shkaktari kryesor i kancerit të mushkërive

Nikotina dhe kotinina, rrezik për kancerin e mushkërive

Gjatë hulumtimeve te duhanpirësit është matur niveli i kotinines, produkt metabolik i nikotinës, i cili është tregues i mirë i rrezikut ndaj kancerit të mushkërive.Niveli i kësaj substance të rrezikshme është dukshëm më i zvogëluar te duhanpirësit të cilët para se ta ndezin cigaren, paraprakisht e hanë mëngjesin.
Ekipi i shkencëtarëve nga Penn State, kolegj në Amerikë, i cili e ka bërë këtë hulumtim, ka ardhur në përfundim se “duhanpirësit e hershëm" janë më shumë të varur dhe ju duhet më shumë ndihmë për ta lënë duhanin. /Telegrafi/
 
Kurrsesi cigare para mëngjesit

Kurrsesi cigare para mëngjesit

Duhanpirësit të cilët ndezin cigaren menjëherë pasi të zgjohen, e që më herët nuk kanë ngrënë mëngjesin, kanë nivel më të lartë të nikotinës në organizëm, prandaj edhe janë të rrezikuar më shumë nga kanceri i mushkërive.Para se ta ndizni në mëngjes cigaren e parë, mendoni pak për shëndetin e juaj fizik dhe mental, për shprehitë e këqija të cilat ju përcjellin një kohë të gjatë, e duhani është njëri prej tyre. Bindeni veten se mundeni - ndryshoni nevojat dhe shprehitë, le të jetë mëngjesi gjithmonë në vend të parë, e më pastaj e ndizni cigaren.

Edhe pse ky hulumtim nuk është bërë te ne, jemi të bindur se rezultatet do ishin të njëjta, sepse ne mund të "lavdërohemi" me numër të madh të njerëzve të cilët menjëherë pas fjalës "mirëmëngjesi" nxitojnë ta ndezin. Vetëm atëherë porositet kafja dhe pak kush mendon për mëngjesin. /Telegrafi/
 
Titulli: Kurrsesi cigare para mëngjesit

gjo qe dihet ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top