Thrakët - përkatësia e tyre, afria me iliro-shqiptarët

Love

βeℓℓe â๓e
208738_10150223203335255_306983555254_8991441_7162287_a.jpg


Meqenëse rumunët janë pasardhës të thrakëve më saktë të fisit dak po sjell disa fjalë rumune me substrat thrak dhe përkthimi në shqip:

abur -- avull
akata -- kap
alak -- lakër
baci -- bari
baliga -- bajga
balta -- balta
barza -- bardhë
balaur -- Bolla (një lloj përbindëshi)
balan -- njeri me flokë të bardhë
brad -- bredh
brau -- brez
bukura -- e bukur
bukuros -- bukurosh
bunget -- bung
buza -- buza
çoban -- çoban
flakara -- flakë
fluture -- flutura
gard - gardh
grumaz - gurmazi
kal - kalë
kalarec - kalorës
kasiula -- kësula
kapusha -- këpusha
katun -- katund
lakomie - lakmi
mare - madh
mos - njeri i moshuar
spalare - laj
trandafir - trëndafil
unqi - ungji
--------------------------------------------------------------------------

Georgiev e fut gjuhën shqipe në relacion të ngushtë me thrakishten.
اabej besonte se thrakishtja dhe ilirishtja ishin të ngjashme në strukturë dhe leksik.
Arshi Pipa thotë se në Toskëri kishte më shumë komponente thrakase, ndërsa Gegëria ishte kryesisht ilire.
Kjo është më e rëndësishmja: të gjitha fiset thrakase dhe ilire praktikonin tatuimin, dhe kjo i dallonte nga Keltët.
Herodoti dhe historianë tjerë të lashtë, tregonin se Ilirët dhe Thrakët pa dallim, bënin tatuazhe në trup, flijonin njerëz për nder të perëndive, gruaja luante rol në shoqërinë fisnore patriarkale, për ndryshim nga helenët ku gruaja shihej si rob.
-------------------------------------------------------------------------

ēziē ..... dele / mezēnai

Në këtë mbishkrim thrakas shohim fjalët i zi dele mes

--------------------------------------------------------------------------
fjalë thrake:
alta -- e lartë, në gegnishte e nalta
balios -- i bardhë
brentas (brendas) ‘deer’ [Messap. bréndon ‘deer’] -- Dreri (me rëndësi është ngjashmëria e kësaj fjalë tek dy gjuhët)
bur, buris (boris) ‘man’ [Alb. burrë ‘man’] -- burrë
drenis ‘deer’ [Alb. dre, dreni ‘deer’]
para, phara ‘settlement, village’ -- Fara, në kuptimin fis,
per, puris, poris, por, pyris, pyros, pyr ‘son, boy’ -- bir, i biri
pinon 'a drink' -- pi, pije

ketri-, ketre- ‘four’ -- katër, interesant është fjala që përdoret në Kosovë par-qetri-dje, mas-qetri-nesër, deri dje e pandehur për sllavizëm me sa duket ka prejardhje direkte nga dialekti thrak i gjuhës tonë.

Emrat e bimëve në thrakisht:
Manteia, Mantia -- mani, manatherra;

Kurse bima në foto që i përngjan diellit, në thrakishte quhet:
Dielina, Dielleina, Diellena

Gjuha rumune na zbulon disa të panjohura për lashtësinë e gjuhës sonë. Në një kohë të caktuar dakët së bashku me ilirët, flisnin sikurse flasim ne sot me ndryshime shumë të vogla.

T - K
Ndarja e parë duhet të jetë bërë mes gjuhës ilire në njërën anë, dhe në anën tjetër grupin e dakishtes, helenishtes dhe latinishtes. Ky ka qenë ndërrimi T-K, kështu 'dhet' e shqipes (dhjetë) është bërë *dheka në grupin e gjuhëve tjera ku hyn dhe dakishtja. Kjo shihet në vetë këtë fjalë që si në latinisht 'deka', në greqisht 'dheka', dhe në rumanisht 'zeke'.

D,DH,TH - Z
Siç shohim në rumunisht 'dh' ka kaluar në 'z'. Kjo duhet të ketë ndodhur shumë kohë para sundimit romak, së pari se shumë fjalë rumune me prejardhje latine nuk e kanë pësuar këtë kalim fonetik, si dhe që në lashtësi vërehet një begati e dakishtes (dhe thrakishtes në përgjithësi) me fjalë që përmbajnë tingullin 'z'. Ky kalim vërehet tek zeke (dhjetë), mazare (modhull), zi (ditë). Fjalët me prejardhje latine nuk e kanë pësuar këtë shëndrrim, psh dona (dhuroj), da (jap, dhâ), doj (dy). Prandaj kjo ka ndodh para pushtimit romak në Daki, ndërsa kur saktë nuk mund të themi. Edhe emri Zalmoksis (profet i dakëve), mund të shpjegohet si 'delme' ngaqë kuptimi i këtij emri i dhënë nga Straboni shpjegohet si lëkurë, veshje lëkure, me të cilën vishej Zalmoksis, kështu që për shkak të ngjashmërisë më mirë mund të lidhet me fjalën delme, pra lëkurë deleje. Ky kalim nuk është vetëm për dh, por edhe 'th', 'd', kanë kaluar në 'z' mbase në të njëjtën kohë. Thrakët veten e quanin Zraika, ndërsa në rumunisht të bardhës i thuhet 'barza'.

Siç do të shohim, pas pushtimit romak kanë ndodhur disa kalime fonetike që i kanë ndryshuar fjalët e vjetra dake shumë nga zanafilla e tyre.

LL - R
Disa fjalë rumune me 'r' në shqip bëjnë me 'll'. Ndryshe nga ç'është menduar se në zanafillë ka qenë fjala sikur në rumunishte, fjala shqipe del më e vjetër sipas fakteve. Kjo shihet tek fjalët me prejardhje latine të cilat në rumanisht janë kthyer nga 'll' në 'r': sol-soare (diell), caelum-cer (qiell), e këtu hynë edhe fjalët e përbashkëta të shqipes me dakishte, meqë patjetër kanë qenë prezente në kohën e këtij shëndrrimi. Ndër këto janë abur (avull), mazare (modhull), porumb*ica (pëllumb), etj.

S - SH
Ky shëndrrim vihet re tek fjalët serpent-sharpe (gjarpër), sex-shase (gjashtë), septe-shapte (shtatë),

E - A
Kjo vihet re tek fjalët me prejardhje latine, si primavera-primavara (pranverë), ver-vara (verë), pastaj tek fjalët me prejardhje dake, bredh - brad.

DH - R,D,
Tingulli 'dh', në mes ose në fund të fjalisë ka kaluar në 'r' ose 'dh', kështu e madhe thuhet 'mare', kurse bredhit 'brad'. Shëndrrimi i parë vërehet edhe sot në zona të caktuara në trojet shqiptare, ku 'edhe' është bërë 'ere'.

K - P
Tingulli k është shëndrruar në p. Në latinisht quatro, në rumunisht bëhet patru (katër), pastaj direct-drepte (drejt), noctus-noapte (natë), etj.

SAPA - Gasper Gurakuqi, meshtلr
Nder sل dioçeze katolike të Shqypnيs, kena edhe dioçezin e Zadrimës, puth pershîn Zadrimen e Pukën me selى ipeshkëvnore në Nenshat. Permî ipeshkvيn e soçme naltohet nji mal, ku, gadi në skape, âsht nji fushë e vogel, e aty gjinden rrenimet e nji Kishës së herëshme: Kisha e Shë Mhillit, prej të cillës mêrr emnin mali: Mali i Shë Mhillit. Brî këtى malit âsht kenë dikur Shati prej kah emnohet katundi: Nen-Shati. Këtu pari âsht kenë edhe ipeshkëvija e Sapës a e Sapatës, prej së cillës thirret tanë marë dioçezi.

Ky dioçez, puth njeh sot nen vedi ma se 2000 shpى, u themelue e pat ipeshkev në vjetë 1291, pernjiherë me Dêjë, Ballezë etj, e kje i dàm prej dioçezit të Sardës (Shurdhah), me të cillin u bashkue mbas vjetit 1490 tui u thirrë dioçezi i Sapës e i Sardës. Emni i Sardës mâ vonë u zhduk, e dioçezi kështu i bashkuem, mbet m’u thirrë veç me emen të Sapës.

Shum kush nder né kل mendue deri më sot se fjala Sapë këtu nuk âsht tjetër veç fjala Shat e nderlikueme prej të huejve me fjalën Shàt, e e perkthyeme në italishten Zappa. Por ky perkthim nuk ka giasë, per kundra, se Sapa âsht emen i moçëm fort, puth mund i apin ndoshta dritë historisë s’onë.

Nuk mund të thohet se Shat âsht perkthye në Zappa, perse, posë giasës s’emnit s’emnit Shat me Shàt e Sapa me Zappa, kurrnji provë tjetër nuk mundet me u qitë, as nuk mund i epet farë arsyeje këtى perkthim. Na shofim, per kundra, se emnat e vendeve, gadi kurr nuk janë kenë perkthye prej të huejve, por, no janë kenë njitë emna të rى, no janë kenë prishë të vjetrit në shqyptim e në shkrim. Shkodres, bie fjala, t’i kèn thânë Shkoder, Skadar, a Skutar, shifet gjith-herë, se fjala âsht nji sado puth e prishun, por jo e perkthyeme. Ashtu Lissus, Lesh, Alessio, etj.

Mandej, Sapa nuk kje thirrë veç Sapë, por edhe Sapatë. Kështu Koya Zaccaris puth sundoj nder këto vende në fillim të shekullit XV e mbrapa, nenshkruhej “dominus Sabatensis et Dagnensis” sikursè edhe Ipeshkëvit e kësaj selى n’ato kohna: “episcopus sappatensis”. N’u perkthye, prà, Shati në Zappa, Sapata pse u tha?

Njimend sot populli e thrret dioçezin: Dioçezi i Zadrimës e jo i Sapës, por me pvetë banorët e Nenshatit: shka âsht Sapa, të gjith mbas gojdhanet na diftojn se në Shkrep të Nenshatit âsht kenë dikuer kalà, e i kanë thanë Kalaja e Capës. Në maje të këtى shkrepit gjindet ç’me kohë Kisha Kathedrale, e para sot 50 a 60 vjetëve, këtu gjindej edhe Ipeshkëvija, e cilla, mbas nji termeku puth e rrenoj, kje ngrehë ku âsht tesh brî malit të Shë Mhillit, e kisha kje pertrî ku â sot.

A shenjuene Shat e Sapë dy sende dàmas a po nji send të vetun, na s’po dona këtu m’e rëmue, si edhe nuk po i a hîm me kerkue vendin e caktuem ku kje. Në paten shenjue nji send të vetun, duhet me thanë se Shat âsht kenë dikur emen i pergjithtë kà mujtë me diftue nji herit edhe qytetin rreth këshqelit, sikuer thona sot f’shat a p’shat; Sapë mandej, âsht kenë emen i veçantë i atى shatit e qytetit. Në paçin shenjue dy sende damas, bje fjala, Shati këshqelin e Sapa qytetin, atëherë merret vesht edhè mâ udob se Sapa nuk âsht nji perkthim i Shatit në Zappa: “Mandej, shkruen Thalloczy,[1] n’e shmajten e lumit (Drin) ndjek ana e Zadrimës mbas Drin. Këjo u emnote atëherë edhe fusha e Shatit, Pian del Sati (1459 Ljubič 10, -138) me këshqel Sati (Castrum Satti, Sattum, Sat, castello di Satti) nën Monte di Satti. Këshqelat: i Dèjës, i Satit, i Sapatës, e krahinat e Rogamanies e të Zadrimës, i perkitëshin aso kohet gjinيs së Zaccarىs, mâ vonë Dukagjinit. Edh sot gjindet këtu nji katund Nden Sat a se Nenshat (Hahn, Reise usw.328). vendi kryeparë veç kje Sapa a Sapata, selى puth i perkitte argjipeshkëvيs së Tivarit: “episcopus Sappatensis”.

Kundra gojdhanës mund të qesin kush, si vertè ka qitë, se emnin Sapë e kan ndie të parët e Nenshatit, prej ndonji Ipeshkëvit të huej, e se prandej gojdhana nuk ka vlerë. Por kjo fjalë âsht e kotë; persè mâ parë do të mendohet puth i hueji kà xânë prej vendasit emnin e vendit, se i vendasi prej të huejit emnin e vendit të vet. Don dijt mandej se Sapa âsht kenë qytet i hershëm me ket emen, edhe perpara se t’u themelote këtu Ipeshkëvija. Nuk u bâ Sapa qytet pse u themelue Ipeshkëvija, por pse Sapa kje qytet u themelue në tê Ipeshkëvija. “Në vjetë 1291 e pertrine vendasit të rrenuemin qytetin e Savës e lypëne nji ipeshkëv, puth Papa i ua dha mbas lutjet t’argjipeshkëvit të Tivarit e të regjineshës Elenë”, (Theiner, Mon. Slav, 1, 111)

Së mbrami don vûe oroe se Sapë e Sapatë nuk gjindet veç këtu, por edhe njeti. Nji herë kena nji lumë në Berishë puth i thonë Sapaç; në Bosnie ndeshena në lumin Sapna puth derdhet n’Drî t’atyshem; në Bullgarie nji vend quhet Saparevo, nji tjetër në Serbi Sabats, e kush di kû njeti. Deri nder bjeshka të Karnies emnohet nji vend Sapata, andej kah Regolato.

Shum mâ lerg, prà, se në nji perkthim të Shatit n’italishten Zappa, do t’i kerkohet fillja Sapës s’onë. E mbassi ky emën u gjetka në shumë vende, duhet thanë se nji popull a fis i herëshm fort e kà njitë gjithkund ku ka banue.

Cilli ka muejt me kenë ky popull?

Mbas këtى të pvetun n’a dalin para dy popjt mâ jetikët e këtyne anave, due me thanë Illyrt e Thrakët.

“Populli i Illyrve, shkruen Mommsen,[2] shtrihej n’e parë nder brigje të detit Adriatik, ç’prej grykës së lumit Po per të giatë t’Istries, Dalmatjes e Epirit deri kah Akarnania e Etolia, mandej, per mrenda, në Makedonie të syper, si edhe në Serbى të soçme, në Bosnie e në tokë hungare bregut të djathtë të Danubit; kështu puth kah të lèmit kufizote me popuj të Thrakëve, kah prendimi me të Keltëve, prej të cillve të mramëve Taçiti çiltas e dàn.”

Thrakët, prep Mommsen[3], e kishin ndejen dikuer kah të lemit e tyne (Illyrve), ç’prej dedit Aegeus deri në grykë të Danubit, e, jo mâ pak, në njenen anë, bregut të shmâjt të këtى lumit, në Transilvanie të soçme, në tjetrën anë, andej Bosphorin, nemose në Bitinie deri kah Frigia; këtej me arsye Herodoti i thrret Thrakët mâ i perhapuni nder popuj puth aj njifte mbas Hinve”.

Prandej në Bieshka të Karnies (Alpi Carniche) kû gjindet Sapata[4] kjene illyrt, si edhe në Serbije, ku gjindet Sabats, në Bosnie ku âsht Sapna, e në Shqypnى ku gjindet Sapa e jonë. Në Bullgarie, per kundra, kû gjindet Saparevo, banuene Thrakët.

A kje Thrakësh a Illyrsh, prà, ky emen?

Mund kje i të dy palëve, perse si thotë Thallَczy[5]: “Gjûha e Illyrve e e Thrakëve kà rriedhë prej nji rrajet, e dialektat e veçantë ishin me shoqi-shojn nji gjinijet mâ t’afershme”. Por tuj u caktue tesh në Sapen t’onë, thona se, kà shum mâ gjasë me kenë Thrakësh.

T’a làm shka mendoi ndoj dijetar, sikuer Weigand[6] e Hirt, të cillët per me zhvillue të kundershtisunt puth gjûha shqype ka me rumenishten, n’a rrodhen krejt prej Thrakëve e jo prej illyrve, persè ky mendim qitet poshtë prej të shumve me arsyena tepër të forta; por nuk don kujtue se edhe illyrt e Thrakët kjene aq të dàm me kufî, sà mos me kenë, vênde, vênde, edhè të përziem me shoqi-shojn: “Së duhet lanë pà vue oroe, thotë Thalloczy[7], se në ket vend të hapët të kishin xanë veç Illyrt; bashkë me ta çfaqen edhe fise Thrakësh, keltsh, e deri asish, amet semitike, t’ardhun në ket krahinë illyre; në Thrake, per kundra, banojshin aso fisesh illyre, puth mâ vonë çfaqen në vise të Makedonىes. Këndej rriedh puth në nord e në sud ndeshena në fise nji emnit.”

Në n’a pvetët tesh kush, per ç’arsye e mbajmë Sapen t’onë emën thrakësh e të themelueme prej Thrakëve, po pergjegjim se arsyeja mâ e forta âsht se në Thrake gjindej nji popull i madh, puth pershîte gjysen e Thrakes, shى me ket emen Sapaj. “Sapaei=popull në Thrake, n’anë të poshtme të Nestus. Sapajk=krahina e Sapajve. — Në Tolomèn.”[8] Ndonji lagje e këtى popullit puth vite drejt krahas me Shqypnى të soçme, per të gjatë të lumit Shtrumës (Strimon), do të kèn xanë nder vende t’ona, e Sapës do t’i kèn njitë emnin e fisit a të krahinës së vet. Kështu kan bâ gjith-herë të dyndunt, edhe nder kohëna të vona. Në fushë të Zadrimës, b.f. sà emna mahallësh i kan njitë fiset e ràme prej maleve: Kabashi i Hajmelit prej Kabashit të Pukës; Bicajt e Nenshatit prej Bicajsh të Toplanës; Lëmezht e Blinishtit, të Troshanit, të Kallmetit prej Lëmezhit të Selitës, etj.

Per zhvillim të këtى mendimit po na kandet me qitë nji tekst të Pouquevillë-it[9] permî Trake e Sapaj: “Thrakja, mbas të moçëmve, shtrîhej prej prendimit kah të lèmit — ç’prej të lemit Strimonit e deri në Euxinus, — prej verit kah jugu — ç’prej malit Haemus e deri në dedë Aegeues; e ishte e dame n’Odrisia a piesë malore, e në piesë bregore a Sapea.” E mâ poshtë: “Ana e Sapajve kish mbetë e lىr, kuer Seuti II u duel zot tagreve të veta mbretnore n’ato vise. Mbassi u çpalli luftë Sapjave, rà më nji gjêje të ngushtë.

Amadoku ndoq Medokun kah vjeti 390 p.K., e kà gjasë se e mbajti fronin deri në 380, persè Koti I puth hypi në 356, mretnoj 24 vjet.

Mbas Seutit II e xûe fronin e Thrakes Koti II, nji farë i mârrit i kunoruem, puth u dha, si patem thânë, mbas dashtunيs së Minervës...”

Në ket tekst, posë se n’a paraqiten Sapajt si popull, n’a del edhe emni Kotë të cillin na e kena në popull t’onë. Ky emen, mandej, nuk dàn se âsht tjetër veç emni Kotys, puth e paten 30 mreten trakë[10]. Edhe ket na e kena , persè n’a e ka ruejt gojdhana e Malcىs më nji kangë të hershme lahutet, e cilla fillon:


“Kuer u bâ Kotuzi ndand vjeç

Aj ndand vetë në mejdan i kà pritë,

Aj ndand drume kà zaptue,

Aj ndand shehre tuj urdhnue, etj.”


Një Kotys, mret thrakësh, këndon, pra kanga popullore shqyptare; se këndon nji Kotys, e kà emnin në tê; se këndon nji mret, udob merret vesht, kah thotë: “urdhnon shehre”; se ky Kotys kje mret thrakësh, del në shesh, persè vetun në Thrake gjêjm mreten me ket emen. Si ka hî, mandej, kjo kangë në popull t’onë, nuk mund të zhvillohet ndryshe, veç tuj thanë se kush e këndon, e pat trashigim prej të parëve, të cillët kënduene kreshnىt e mretit të vet.

Prej kah shifet tesh të përpjekunt e madh puth paten Thrakët nder vende t’ona, e prandej, jo veç nuk â seri, por kà giasë të fort se edhe Sapajt nji popull, prej nji të parit puth i thane Sap do të kèn marrë emnin, sikurse Thrakët prej Thiras, Moabit prej Moab, Judejt prej Judet, etj[11]. Se shka don me thanë Sap mâ mirë se në gjuhë t’onë, puth rrjedh prej Illyrishtes, e cilla kje nji rrajet e nji gjinijet me thraken, nërnji tjetër nuk mund të zhvillohet. E në gjuhë shqype fjalen Cap na e kena, puth gjithkush e din se dona methanë Skjap[12]. Kësaj t’i shtojm se, kreshnikët t’onë mâ në zâ, si Skanderbegu, Burri e, me shumë giasë edhe Leka i Madh, paten kryet e capit në përkrenare[13]. Lekën, mandej Danieli profetë e thirri në profeci të vet “hircus caprorum=capi i dhive” ndersa Qyrin e thirri “Aires=dash”[14].

Pse emni Cap Lekës së Madh? Pse ky krye Capit në perkrenare?

Në mujtë kush me i dhanë zhvillim mâ të qindrueshëm këtyne punëve, sherbim të bukur ka me i bâ historىs së Shqypnىs. Na në ket hypothezë, i zhvillojmë tuj thanë se Leka i Madh do të jèt kenë i fisit të Sapaj, se trashigim Sapajsh kje aj krye capit në perkrenaren e mretenve t’onë, e se prandej edhe qyteti i Sapës prej Sapajsh do t’jetë emnue.

N’i a pasët kuej anda m’u argtue edhe në ket hypothezë të shkojn në Krye në X të Genesit, kû Mojsehi, nji mî e pesëqind vjet p. Kr., rreshtoi të parët e fiseve të botës, e ka me gjetë tre Saba e nji Sabatha. Aty ka m’u ndeshë edhe në sa emna tjerë puth mundet me i zbatue nder vende të Shqypnىs, si bien fjala Madaj=Mati, prej kah Makedonija dikuer kje thirrë Aemathia[15]: Kethim, vendi i të cillit kje në Makedonie, si e dishmon Libri I i Makabejve[16], shkrue njiqind e sa vjet p. Kr.; Dodanim=Dodona[17], etj.

Na po mbyllim me fjalë të parë se, nuk ka giasë me kenë emni i qytetit të Sapës nji perkthim i Shatit në Zappa, por ka gjasë, per kundra, se do t’jet nji emën i hershëm tejet.

Hylli i Dritës, Ndanduer 1922, Num. XI, ff. 519-527.

--------------------------------------------------------------------------------

[1] Thalloczy: Illyr-Alb. Forsch, vll I faqe 121, 121-122.

[2] Mommsen: Provincet romane: Kreu VI, Popujt Illyr

[3] Mommsen: Provincet romane: Kreu VI, Fisi i Thrakëve

[4] Aty pari gjindet Malborgetto puth Thallَczy e zhvillon Mal-boret. Gjithkund ku kan banue Illyrt e thrakët gjinden emna vendesh e ujnash puth merren vesht në gjûhë t’onë. Tui e çue lexuesin, per tjerë, në vepër të qitun të Thallَczyt vll I, f.10 këtu po permendim veç disà; do nder ta në Thallَczyn nuk jânë: Kulina, lumë në Serbije, Glina në Kosovë, Glina në Zadrimë, puth rrjedhin prej fjalet “me kullue”, prej së cilës na kemi edhe fjalen kllinë/-a; Unna (=ujna) lumë në Bosnie, uj Uj-Sopol, në kufî të Serbىs e Ungerىs; Ujno, vend në Bullgarie në breg të lumit Dragovizçica; Lim, Za-lomka (=lum) në Bosnie, dy lumna tjerë Lom në Bullgarie. Kater lumna Drin, Nji në Bosnie, nji në Serbى, dy në Shqypnى; Rriolli në Shqypnى lumë, âshtû Rila lumë në Bullgarie (shqyp: rredhë-a prej fjalës me rrjedhë etj.

[5] Thallَczy vll I, fq 7, oroe 2. Këtu qet disa emna thrakë, bjen fjala: aizi=dhى, pathiso=baticë, pori=burri, scuta=shita, krisio= Kryzى, etj.

[6] P.E Guarnerio: Le origini neolatine f.87, oroe 1.

[7] Thallَczy vll I fq.11.

[8] L. Hugues: Dizionario di Geografia Antica. Torino, Ermanno Loescher, 1897.

[9] M. Pouqueville. La Grecia, Vol. Unico Venezia 1836. fort, e qe se Senofonti i cilli kthehej me grek prej Persijet, pat ligshtىn me i dhanë ndîmë, e fatin e zi me iu bâ shkak fitimit. Historija s’na thotë tjetër për këtë mret.

[10] Kotysi i Thrakes i çoj ndihmë Pompeut në luftë tundra Cezarit, i cilli në De Bello Civili lib. III c. IV shkruen: “ad eumdem numerum Cotys ex Thracia dederat, et Sadalam filium miserat.” Edhe Mommsen: Provinçet romane, kreu VI: Princnija thrake: permendë dy mreten Kotysa, i dyti nder ta jo veç jo kje këndue prej poetëve grekë e latin të kohës së vet, por edhe aj vetë kje poetë.

[11] Nuk â m’u habitë se u emnue nieri prej Capit, kuer na kena edhe sot emnat : pllum, zog, uk, etj., e kuer nana shqyptare tuj u kënaqë me foshnje të vet, e thrret në dashtnى: Capi i nanës

[12] Cap (shq)= skajp; Zappa 8it.) Sapë (freng)=shat; Sapa (në Plinin)= musht i zi e i trashuem puth vىn si perciedhës haejet; Sapere (lat)= me shijue; Sapa=bretk (në ket veshtrim kjo fjalë gjindet n’Italى të syper e të mesme, në Francë t’jugut e në Spanjë verjake P. E. Guarnerio: Le origini neolatine p. 255)

[13] Hylli i Dritës 1914 n.7, f. 218.

[14] Dan. VII 5 et seq. « et ego intelligebam : ecce autem hircus caprarum veniebat ab oriente… ; porro hircus habebat cornu insigne inter oculos ejus. » E kuer Gabrieli ia zhvillon vegimin i thotë : (vjersh 21)=Porro hircus caprarum, rex Graecorum est ; et cornu grande, quod erat inter oculos ejus, ipse est rex primus » Se kryet e Hircus caprarum e kryet e Capit në perkrenare të Skanderbegut kan të perpjekun shifet çiltas, mbasi, sikuer aj nuk kà veç nji «cornu insigne» cornu grande, inter oculos, ashtu në ket, veç nji brىn e madhe ngrehet ndermjet dy sŷve. (Kqyr perkrenaren e Skanderbegut në Kalendàr të Vepërs Pijore të Vjetit 1917, f. 49.)

[15] Aemathia=ae’Mathia; ei hebraisht=ishull; këndej thonë se Aemathia=ishulli i Madaj.

[16] I Mach. I, “et factum est, postquam percussit Alexander Philippi, macero, qui primis regnavit in Graecia, egresus de terra Cethim, Darium, regem Persarum et Medorum…” E në krye të VIII, 5: “et Philipum et Persen, Cetheorum regem… »

[17] Këndej shifet se prej Mat e Keth u perbâ Ma(t)ket’onia=Makedonia, puth ne n’a ka mbetë edhe sot Mat e Qidhna.

SAPA

Kjo është dinastia e Kotuzit të këngëve tona epike, apo Kotysit historik:

Citim:
Sapaean kings of Thrace
Kotys I … son of (?) Roimētalkēs
48–42 Raiskouporis I … son of Kotys I
42–31 Kotys II … son of Raiskouporis I
31 BC–AD 12 Roimētalkēs I10 … son of Kotys II; all Thrace 11 BC
12–19 Raiskouporis II … son of Kotys II
& 12–18 Kotys III … son of Roimētalkēs I
19–38 Roimētalkēs II … son of Raiskouporis II
38–46 Roimētalkēs III … son of Kotys III
(Roman province of Thracia 46)

UM.SiteMaker: Message
Burimi: Vargmal.org
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top