Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën – Libër nga Skënder Hushi.

Bilderberg

Anëtar i ri
Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën – Libër nga Skënder Hushi.

Unë, Thot Atlantideo, zot i mistereve, roje i regjistrave, madhështori mbret, magjistar, që po jetoj nga njëri brez në tjetrin, jam shpirti që kalon muret e Amentit, i ulur atje për të drejtue të gjithë brezat që do të vijnë pas këtij regjistrimi të të gjitha mendimeve të fuqishme të Atlantidës.

20091121-atlantida.JPG

Në qytetin e madh Keor, në ishullin Undal (në nji tjetër kapitull, shkruhet: UNAL. Duket si fjala shqipe U NDALOVA, ashtu si shpjegohet dhe emni i vjetër i Irlandës, ERINI, në shqip: E RINI, atje bie shiu sa herë e don toka dhe e rinon atë. shën. im.) shumë kohë ma parë, unë kam fillue këtë mishërim, jo si njerëzit e vegjël të epokës që po jetojmë, por si nji i mbifuqishëm, i gjallë dhe i vdekun, por gjithmonë nga epoka në epokë duke rigjallnue jetën në Odën e Amentit, (edhe kjo fjalë në dialektin geg ndahet: A dmth Asht dhe fjalës Ment, që do të thotë Mendje, e gjithë fjala mund të thuhet: asht e mendve, dmth vendi i mendimeve të mëdhaja – Shën.im.), ku lumi i jetës gurgullon përjetësisht. Me qindra herë unë kam zbritë në rrugën e errët që të çon në dritë dhe kështu me qindra herë kam ngjitun nëpërmjet errësinës së frikshme në dritë, forcën teme, fuqishëm rimekambun.

Tash, për pak kohë, unë po zbres dhe njerëzit e Khem (Egjypti i vjetër) nuk do më shohin ma, por në një kohë që nuk ka lindun akoma, unë do të buroj madhështor dhe i fuqishëm, duke kërkue kujtimet që kisha lanë pas. Atëherë kujdes, njeriu i Khemit, nëqoftëse ti ke fallsifikue tradhëtisht mësimet e mia, unë do të hedh poshtë nga aty ku je dhe do të përplas në errësinën e frikshme të greminave nga ke ardhë. Mos ia zgjo sekretet e mia njerëzve të veriut dhe as njerëzve të jugut, frykësohu nga mallkimet e mia që do të bien mbi ty! Kujtoji gjithmonë dhe baj kujdes nga fjalët e mia, sepse me siguri do të rikthehem prap dhe do të kërkoj llogari për ato që duhet të ruejë. Përgjithmonë, dhe në qoshen ma të humbun të kohës, dhe matanë vdekjes të jem, unë do të kthehem, do të ripaguej ose të denoj sipas qëndrimit dhe besnikërisë tande.

link: http://gazetakritika.net//Forumi/Doreshkrim.php?itemid=2348

Shkarkoni librin te plote ne file PDF: http://www.gazetakritika.net/literatur/atlantida/atlantiden.pdf






#
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top