Thonjtë e mavijosur - shenjë sëmundjeve të zemrës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
317.JPG
Lëkura e tharë dhe thonjtë e plasaritur nuk janë arsyeja e vetme që t’u kushtoni kujdes shuplakave të duarve tuaja. Studimet e reja tregojnë se në thonj shihen qartë detajet që kanë shumë rëndësi për shëndetin tonë, duke përfshirë edhe treguesit për praninë e sëmundjeve të ndryshme, sikur që është kanceri.
Shuplaka e duarve të femrave tregon shenjat e hershme të kancerit të vezorëve, thuhet në raportin e botuar në numrin më të ri të revistës mjekësore mbretërore britanike.
Dr. Graham Easton, i cili në praktikën e tij u kushton kujdes sidomos shuplakave të duarve, thotë se ato janë pasqyrë e shëndetit të organizmit. Ja disa informata më të rëndësishme në këtë drejtim.

Gishtat e trashur tregojnë për rritjen e kolesterolit
Grumbullimet e kolesterolit në nyja, që njihen me emrin ksantome, nëse vërehen në nyjat e gishtave, atëherë janë shenjë e sëmundjes vdekjeprurëse trashëguese që quhet hiperkolesterolemi.

Thonjtë në formë të lugës – shenjë e anemisë
Shumica e njerëzve kanë thonj të fryrë, me lakim si gjysmësferë.
Por, nëse thonjtë tuaj janë të thelluar në mes, atëherë kjo mund të jetë shenjë e mungesës së hekurit, respektivisht e anemisë. Kjo është shenja e parë e kësaj sëmundjeje, krahas lodhjes dhe zbehjes.

Thonjtë e mavijosur – shenjë e sëmundjeve të zemrës
Njëra nga mënyrat më të lehta që mjeku ta dijë se sa oksigjen ka në gjakun pacientit, është edhe duke shikuar thonjtë dhe buzët e pacientit. Ngjyra e kuqërremtë tregon për një qarkullim të mirë, kurse ngjyra e kaltër – mavi, tregon për mungesë të oksigjenit, që haset te sëmundjet e zemrës kryesisht. Kjo simptomë quhet cianozë.

Thonjtë me dy nuanca – shenjë e sëmundjeve të veshkave
Nëse keni thonj që janë të bardhë në fund, e të kaftë në gjysmën e epërme, ka mundësi që të vuani nga ndonjë sëmundje serioze e veshkave. Kjo simptomë quhet thonjtë dyngjyrësh (fifti-fifti). Mendohet se kjo vjen për shkak të grumbullimit të uresë.

Djersitja e duarve - shenjë e aktivitetit të shtuar të gjëndrës tiroide
Hipertiroidizmi – apo aktiviteti i tepruar i gjëndrës tiroide – është një sëmundje që më shpesh haset te femrat.
Njëra nga shenjat e para të kësaj sëmundjeje janë edhe duart e djersitura përtej mase.
KS
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top