Jeta
Anëtar i Respektuar
Protestë
“Cdo shqiptar gjendet sot para gjykatores se historisë. Historia po na gjykon. Në mos patëm fatin të jemi stërnipër të lumtur të stërgjyshërve fatosë, kemi detyrën të përpiqemi të bëhemi ne vetë stërgjyshër të ndershëm për nipërit tanë” - Mithat Frashëri
Duke marrë parasysh gjendjen në të cilën ndodhet Kosova dhe populli i saj, ju bëjmë thirrje të na bashkangjiteni në protestën kundër 6 PIKAVE të Ban Ki Munit.
Me këto 6 PIKA Tث ZEZA për Kosovën, rrezikohet integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës.
Të mos lejojmë rrezikun që po na kanoset, të jetësohet!
Të ngrihemi që të gjithë, sepse është në pyetje rrezikimi territorial i vendit tonë, vend për të cilin u derdh shumë gjak!
Nëse nuk e bëjmë për asgjë tjetër, të paktën të ngrihemi për hir’ të të gjithë atyre që u flijuan për Kosovën!
Ju ftojmë që të gjithë të bëheni pjesëmarrës në këtë protestë dhe të tregojmë edhe njëherë që nuk lejojmë të luhet me fatin e Kosovës dhe të popullit saj që vuajti me shekuj të tërë!
Protesta mbahet të mërkurën, më 19 Nëntor, në orën 12:00, përpara Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.