Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Thenie te mencura, qe tregojne vlerat dhe virtytet e jetes

Aristoteli tha se...

<<Gjithkush mundet lehte te zemerohet.Por te zemerohet dikush atehere kur duhet, ne masën e duhur,ne kohen e duhur,per nje ceshtje te drejte dhe ne menyren e drejte,nuk eshte ne doren e askujt dhe nuk eshte as gje e lehte>>
 
Aristoteli tha se...

<<Gjithkush mundet lehte te zemerohet.Por te zemerohet dikush atehere kur duhet, ne masën e duhur,ne kohen e duhur,per nje ceshtje te drejte dhe ne menyren e drejte,nuk eshte ne doren e askujt dhe nuk eshte as gje e lehte>>
A me kurdisje e ka pasur zemerimin Aristoteli ?
Edhe une po i kurdis akrepat e merzise ... do merzitem 8:00 am deri ne 9:30 am . Do punoj pak , do gezohem nja 2 ore , pastaj do bej pak pushim merzie ne 13:00 . Pastaj do ha dreken 😂
 
Qendro pozitive , ruaj qetesin
Edhe kur te godasin kot
Buzeqesh Edhe kur syt i ke me lot .
Sepse e drejta o njeri ne pah do dale nje dite
Nese vertete ekziston nje Zot.

Peperina
 
Me mire dhi mali se zhab kanali
Mos e luj grethin me krane se ke lujt te zezen tane
 
Mëson të ecësh përpara, pa e ndjerë më nevojën e harresës së kujtimeve të dhimbshme. Mëson t'i vendosësh këto të fundit në të njëjtin sirtar zemre me kujtimet e gëzueshme.
 
Yjet në qiell, nga larg na duken magjepsës, por po t’u afroheshim, do të shihnim se shumë prej tyre janë gazra që djegin e ta zënë frymën.
Edhe në jetë, disa gjëra që imagjinata jonë na i paraqet si oaza lumturie, në fakt, janë burime fatkeqësishë e depresioni!

(Parafrazim)
 
Si te them qe je gjëja më e bukur qe ka zemra ime!
 
Nje hallexhi i thote duke iu lutur, nje komshiu te tij:
-mik i dashur kam nje hall te madh, me nevojiten 100 mije leke borxh per hallin qe kam, a mund te mi japesh hua dhe ti kthej ne fillim te muajit te ardhshem?!
Komshiu/fqinji zemermire dhe i prekur nga lutjet e hallexhiut i thote:
-Po more mik, i kam dhe ti jap me gjithe zemer, mbaro hallin qe ke dhe pastaj ma kthe borxhin!
Meqenese jam i zene dhe me duart me balte, shko tek oxhaku i odes se miqve, poshte mbuleses aty i ke, dhe merri ....jane te tuat!

Kaloi 1 muaj,.... 2 muaj,.... 3 muaj, ..... mirpo borxhliu nuk po ia kthente parate mbrapsht te zotit.
Pas pak kohesh, borxhliu troket perseri ne deren e fqinjit dhe i kerkon perseri 100 mije leke te tjera borxh per nje hall tjeter qe i kishte dale!
Komshiu me "qetesi dhe dashuri" i pergjigjet:
- Po more mik, shko tek oda e miqve dhe siper oxhakut nen mbulesen e tij, do ti gjesh parate qe te nevojiten per hallin qe ke!
I kenaqur me pergjgjen pozitive qe i dha fqinji, borxhliu rendi me vrap ne oden e miqve si heren e pare, ngrejti mbulesen e qendisur mbi oxhak per te marre parate e premtuara, mirpo "cuditerisht" aty nuk kishte asgje..... !
I habitur dhe i revoltuar per mungesen e parave "te premtuara" i drejtohet fqinjit:
- More vlla, po ktu nuk paska asgje hic.... pse me the qe te vija deri ktu, kur nuk paska asgje?
Fqinji zemermire dhe i mencur iu pergjigj:
- Po, aty nuk ka asgje sepse ti nuk i kthyer parate e borxhit te pare.
Nqs do ti kishe kthyer, ato do te ishin perseri aty dhe per ty!
########################################
Te kerkosh borxh diku, - eshte dicka normale dhe e justifikueshme,
Ta kthesh ate ne kohe dhe me perpikmeri, - eshte jo vetem detyrim moral, por eshte edhe virtyt karakteri dhe ndershmerie! :)
 
Një ditë do ta kuptosh se jeta jote nuk ka ndonjë kuptim, nëse të ka humbur lidhja me ndërgjegjen dhe Zotin!

Sabri Bajgora
 
Mos i doni shumë njerëzit e poshtër, se pastaj ndihen të gjithëfuqishëm dhe bëhen ndyrësira me poshtërsinë e tyre!
 
Nëse mund të qëndrosh pozitiv në një situatë negative, ti je fitues.
 
"Qetësoni zemrën, që të kuptojë mendja".

Ibn Xhewzi
 
Nuk janë të gjithë të përzemërt me ty. Shumica, në të vërtetë, janë të përzemërt me nevojat e tyre. Sapo të përmbushen ata, ndryshon "përzemërsia" e tyre karshi teje.
 
Nëse nuk mund të jesh laps që vizaton buzëqeshjen në jetën e atyre që do, atëhere bëhu goma që fshin vuajtjet e tyre.
 
Menja e mádhe ta then qafën kot s‘thojnë, shkurt t’bahet gryk vorrit! Kulmi i pushtetit e ka edhe nji fund, veç me ta rikujtue se mbi tánë fuqinë e robit e shtrinë madhështinë veç fuqia e Krijuesit!

(huazuar)
 
Njeri i mençur është ai njeri që mund të jap llogari për veprimet e tij

Omar ibn al-Khattab
 
"Sa herë që dikush sillet keq ndaj meje, unë përpiqem të ngritem sa më lartë shpirtërisht, atje ku ligësia e tij nuk mund të më arrijë.
Dhuroni mirësi edhe atyre që sillen keq, sepse kjo do të thotë se je vërtetë njeri i mirë"

Sabri Bajgora
 
tumblr_lxpaptVHHb1rn95k2o1_250.gif

na falni se jemi sh euforike sot :D
 
Duajeni kohen, se nepermjet saj doni veteveten.
 
“Njerëzit më të rrezikshëm për njeriun, janë ata që e lavdërojnë për ta përdorur dhe nuk e këshillojnë kurrë.”

Shejh AbdulAziz et Tarifi حفظه الله
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back