Nje hallexhi i thote duke iu lutur, nje komshiu te tij:
-mik i dashur kam nje hall te madh, me nevojiten 100 mije leke borxh per hallin qe kam, a mund te mi japesh hua dhe ti kthej ne fillim te muajit te ardhshem?!
Komshiu/fqinji zemermire dhe i prekur nga lutjet e hallexhiut i thote:
-Po more mik, i kam dhe ti jap me gjithe zemer, mbaro hallin qe ke dhe pastaj ma kthe borxhin!
Meqenese jam i zene dhe me duart me balte, shko tek oxhaku i odes se miqve, poshte mbuleses aty i ke, dhe merri ....jane te tuat!
Kaloi 1 muaj,.... 2 muaj,.... 3 muaj, ..... mirpo borxhliu nuk po ia kthente parate mbrapsht te zotit.
Pas pak kohesh, borxhliu troket perseri ne deren e fqinjit dhe i kerkon perseri 100 mije leke te tjera borxh per nje hall tjeter qe i kishte dale!
Komshiu me "qetesi dhe dashuri" i pergjigjet:
-
Po more mik, shko tek oda e miqve dhe siper oxhakut nen mbulesen e tij, do ti gjesh parate qe te nevojiten per hallin qe ke!
I kenaqur me pergjgjen pozitive qe i dha fqinji, borxhliu rendi me vrap ne oden e miqve si heren e pare, ngrejti mbulesen e qendisur mbi oxhak per te marre parate e premtuara, mirpo "cuditerisht" aty nuk kishte asgje..... !
I habitur dhe i revoltuar per mungesen e parave "te premtuara" i drejtohet fqinjit:
-
More vlla, po ktu nuk paska asgje hic.... pse me the qe te vija deri ktu, kur nuk paska asgje?
Fqinji zemermire dhe i mencur iu pergjigj:
- Po, aty nuk ka asgje sepse ti nuk i kthyer parate e borxhit te pare.
Nqs do ti kishe kthyer, ato do te ishin perseri aty dhe per ty!
########################################
Te kerkosh borxh diku, - eshte dicka normale dhe e justifikueshme,
Ta kthesh ate ne kohe dhe me perpikmeri, - eshte jo vetem detyrim moral, por eshte edhe virtyt karakteri dhe ndershmerie!