• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Thënie nga personalitete historike shqiptare

Love

βeℓℓe â๓e
Materiale nga arkivat në prag të 100 vjetorit të pavarësisë
Gazeta.Kritika

Ismail Qemali
Kujt i takon vendi?


Njëri nga delegatët që morën pjesë në shpalljen e Pavarësisë, iu drejtua Ismail Qemalit:
- Më duket s'e ka vendin aty Luigj Gurakuqi, në krye të dhjetë-pesëmbëdhjetë mësuesve dhe të tri katër shkollave. Ai duhet të ishte së paku ministër i Luftës.
Ismail Qemali, duke qeshur, iu përgjigj:
- Luigj Gurakuqi, në krye të gjeneralëve të tij arsimtarë, do të luftojë kundër armikut më të tmerrshëm e më të rrezikshëm të popullit tonë qe tash sa shekuj është ulur këmbëkryq në vatrat tona; kundër errësirës dhe padijes. Sepse duhet ta dish, mik i dashur, se një komb pa dije e arsim është gjysëm i lirë. Pra, jo ministër po kryeministër të luftës e kemi zgjedhur Gurakuqin. Më thuaj tani, kujt nga ne, përveç atij, i takonte ky vend?

Mos kini frikë, zotëri…

Pas shpalljes së Pavarsisë, më 1912, një gazetar anglez e pyeti Heroin e Popullit Ismail Qemali:
- Si do t'i bashkoni në një shtet katolikët e Veriut me myslimanët e Shqipërisë së Mesme me ortodoksët e Jugut?
Dhe Ismail Qemali ia priti:
- Mos kini frikë, zotëri. Ata janë bashkuar e bërë njësh prej kohësh, përmes kultit të të njëjtit atdhe, të cilin e kanë në zemër prej shekujsh përpara se t'i sillnin të huajt këto besime!



Shqipërinë e përfaqësojnë shqiptarët

Në qershor të vitit 1878, para kryeministrit britanik, lordit Bikonsfild, u paraqit përfaqsuesi shqiptar me memorandumin e nënshkruar nga 500 vetë patriotë të Veriut.
- ا'është kjo Shqipëri? Atë e përfaqëson qeveria osmane.
- Jo, zotëri, - i tha ai. - Shqipëria nuk mund të përfaqësohet nga qeveria osmane, por nga vetë shqiptarët. Ne nuk jemi as duam të jemi osmanllinj, por do të luftojmë me të gjitha forcat kundër cilitdo që do të kërkonte të na mbante në robëri. Ne duam të jemi vetëm shqiptarë.
- Këto fjalë i thua ti?
- Jo, këto i ke të shkruara këtu në memorandumin që të dorëzoj…

Ne nuk jemi kokëfortë!

Kur delegacioni shqiptar shkoi në Londër për t'i paraqitur ministrit të jashtëm anglez lordit Grei kërkesat e drejta të popullit shqiptar, ky i fundit i tha Ismail Qemalit:
- Ju shqiptarët jeni shumë kokëfortë dhe kërkoni me çdo kusht të përmbushni kërkesat tuaja.
- Në qoftë se ju e quani kokëfortësi mbrojtjen e atdheut, të tërësisë tokësore dhe të drejtave të popullit, bir i të cilit je, pa u tutur nga askush, - atëherë dijeni, se këtë kokëfortësi shqiptari e ka pasur, e ka dhe do ta ketë sa të jetë bota.

Patrioti Ismail Qemali thoshte:
"Unë shpresën nuk e kam te bejlerët e te arhondët që kërkojnë të fitojnë princllëke. Shpresa ime është në të zotët e opingave, të cilët janë të zotët e vërtetë të Shqipërisë".

Po ti, përse fut hundët në punët tona?

Kur kryeministri i qeverisë osmane mori vesh se më 28 Nëntor 1912 shqiptarët kishin shpallur pavarësinë e Shqipërisë dhe shkëputjen e saj nga osmanllinjtë, i dërgoi këtë telegram kërcënues Ismail Qemalit:
- Me ç'të drejtë guxove të shpallësh pavarësinë e Shqipërisë?
Dhe Ismail Qemali, pa vonuar, ia ktheu përgjigjen:
- Po ti, me ç'të drejtë guxon të fusësh hundët në punët tona?


Isa Buletini

Ismail Qemali kur vajti në Londër për t'u takuar me Kryeministrin e Anglisë, e shoqëronte Isa Buletini.
Isa Buletini në brez kishte vënë dy kobure.
Mirëpo, kështu të armatosur nuk e linin të hynte në kryeministri dhe bënë fjalë me të. Ismail Qemali i bëri me shenjë të dorëzonte armët.
Këtë punë e mori vesh edhe kryeministri e, në bisedim e sipër, si me të qeshur i tha Isa Buletinit:
- Sido që të jetë e çarmatosëm edhe shqiptarin.
- Shqiptarët s'ka burrë t'i çarmatosë - u përgjigj Isa Buletini dhe nxori koburen tjetër që kishte fshehur.

Flamuri është i shqiptarëve

Kur Isa Boletini po kalonte nëpër Myzeqe, në krye të trimave të tij kosovarë, për të ardhur në Vlorë më 28 nëntor 1912, një lajmëtar i doli përpara dhe i tha:
- Baca Isa, Ismail Qemali po ju pret. Ai e ngriti flamurin e Shqipërisë në Vlorë.
Dhe Isai, mendueshëm, iu përgjigj:
- Jo vetëm të Shqipërisë, more bir, por flamurin e të gjithë shqiptarëve kudo e nën këdo që të ndodhen. Ai është flamuri i të gjithë atyre që flasin shqip e kanë në dej gjak shqiptari. Dhe këtë do ta ruajnë e do ta mbajnë gjithmonë kudo që të ndodhen.

"Të pret me muzikë e të vret me thikë"

I dërguari i Stambollit i shkoi në shtëpi Isa Boletinit dhe e pyeti përse nuk doli ta priste Sulltan Reshatin kur ai erdhi në Kosovë në korrik të vitit 1911.
- Nuk mund të vija se ju më kërkuat të dorëzoja armët!
- Pse, nuk u zure besë fjalëve të sulltanit?
- Unë i zë besë vetëm grykës së pushkës që mbaj me vete. Sulltanët të kanë pritur gjithmonë me muzikë e të kanë vrarë pas shpine me thikë.

Nuk u bie në gjunjë as për kryet e nëntë djemve

Një ditë të bukur korriku të vitit 1908, kur dy djemtë e Isa Boletinit po ktheheshin në Shqipëri nga Stambolli, xhonturqit ia mbajtën peng, sepse Isai nuk kishte pranuar të shkruhej anëtar i xhemijetit. Ata e kërcënuan Isanë duke i dërguar lajmin: ose të zbriste në Mitrovicë e të shkruhej anëtar i xhemijetit, ose nuk do t'i shihte kurrë djemtë e tij.
Dhe Isa Boletini u dha këtë përgjigje:
- A, kaq për zemërpakët më mbani sa t'u bie në gjunjë për kryet e dy djemve të mi? Jo, unë nuk bie në gjunjë as për kryet e nëntë djemëve të mi…

Sidoqoftë detyra e tij është e një shërbëtori

Një ditë Isa Boletini u nis tek bashqatipi i Sulltanit për të protestuar kundër ndjekjeve politike që i bëheshin popullit kosovar. Portjeri, Halil-aga, të cilit edhe ministrat ia kishin frikën dhe i bënin komplimente, kur Isai deshi të hynte brenda i tha në mënyrë kategorike:
- ثshtë e ndaluar!
Kur Isai u nis drejt derës Halil-aga e kapi për krahu. Atëherë Isai e kapi nga mesi dhe e rrokullisi tatëpjetë shkallëve. Natyrisht u dëgjua shamata dhe dolën të gjithë nga zyrat, me bashqatipin në krye dhe panë Halil-agën në fund të shkallëve.
Isai, si pa të keq, hyri në zyrën e bashqatipit.
- E këshilloni shërbëtorin që t'i dallojë njerëzit, - i tha.
- Nuk është shërbëtor, por njeri me gradë të lartë që kryen detyrën e portjerit.
- Sidoqoftë detyra e tij është e një shërbëtori - ia preu Isai.

Nuk i dorëzoj mysafirët e shtëpisë sime

Nga fundi i vitit 1903, dy rekrutë të krahinës së Mitrovicës patën ikur nga Shani i Bagdatit në Stamboll. Me të zbritur në një lagje të Stambollit, ata pyetën dhe gjetën shtëpinë e Isait, e cila gjendej nën vëzhgimin e policisë së Sulltanit. Kështu policia e mori vesh ku ishin strehuar dy rekrutët që kishin braktisur shërbimin ushtarak. Ajo kërkoi dorëzimin e tyre.
- Më kanë ra në shtëpi dhe janë të lodhur. Janë të njohurit e mi dhe, kur të çlodhen, do të merremi vesh - u tha ai policëve.
Pas një jave shkoi vetë komandanti i policisë Hasan Pasha. Ai i kërkoi Isait dy rekrutët për t'u gjykuar nga Ministria e Luftës.
- Ju duhet t'i kishit zënë kur rekrutët u nisën nga Shani në Stamboll, tani është turp për ju që i kërkoni dhe turp për mua që t'i dorëzoj. Për ngjarjen u njoftua Sulltan Hamiti. Ai me një letër urdhëroi të dorëzoheshin të dy rekrutët.
Isai iu përgjigj:
- Djelmoshat janë bij të bjeshkës së Kosovës që nuk e durojnë dot vapën arabike dhe më parë të më vijë vdekja mua se sa të dorëzoj mysafirët e shtëpisë sime.


Themistokli Germenji
Tri dëshirat e fundit


Themistokli Gërmenjit, para ekzekutimit iu kërkua të shfaqte dëshirën e fundit. Atëherë ai tha:
- Kam tre dëshira njëherësh. Dua të këndoj një këngë burri, veshur me kostum shqiptar, nuk pranoj të më lidhin sytë në kohën e pushkatimit, dhe dua t'i jap vetë xhelatit komandën "zjarr"!


Rrapo Hekali
Një qind herë më mirë se ju


Bejlerët e Jugut, të shqetësuar nga luftrat e Rrapo Hekalit, i thanë njëherë:
- Pa na thuaj, ore, si do të qeveriset vendi me një tufë leckamanësh që ke grumbulluar rreth vetes?
- Njëqind herë më mirë se ç'e qeveris Sulltani me një tufë kusarësh, maskarenjsh si ju - ua përplasi në fytyrë përgjigjen Rrapo Hekali.


Shtjefën Gjeçovi
As gjuha, as kombi shqiptar nuk vriten…


Një natë para se shovinistët serbë t'i zinin pusi dhe ta vrisnin pabesisht mësuesin Shtjefën Gjeçovi, ai i mblodhi nxënësit në shkollën e tij, në fshatin Zym të Prizrenit dhe u përsëriti, si gjithmonë pas çdo mësimi, këto fjalë:
"Shqypnia asht vendi ku kena le e na jena vetëm shqiptarë. Gjuha jonë asht shqypja. Këto mos i harroni kurrë, fëmijë të dashur".
Dhe atë mbrëmje, kur do të kthehej për në shtëpi, rojtari i shkollës i tha:
- Ruaju, zotni Shtjefën. Armiqtë të kanë vu në shenjë e nuk e durojnë këtë shkollë shqipe!
- Ani ç'ka!, - u përgjegj duke qeshur Gjeçovi - Mua edhe mund të më vrasin, por gjuhën dhe kombin shqiptar nuk do të mund t'i vrasin kurrë…


Shahin Kolonja
Edhe këtë e dimë…


Shahin Kolonjën, publiçistin e shquar e demokrat, në kohën kur ai drejtonte gazetën "Drita" të Sofjes, e pyeti një personalitet i vendit.
- A e dini se Shqipëria ka shumë armiq dhe se ju do ta keni shumë të vështirë t'i dilni zot çështjes suaj?
Dhe ai u përgjigj:
- Që Shqipëria ka pasur gjithnjë shumë armiq, këtë e dinim; që ka ende shumë armiq, prapë këtë e dimë; por që ne jemi mësuar të luftojmë e t'i mundim gjithnjë armiqtë, edhe këtë e dimë!


Sulejman Vokshi
Malet e Shqipërisë nuk mund t’i varni e as t’i vrisni


Pasi osmanllinjtë e zunë në pabesi udhëheqësin ushtarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Sulejman Vokshin, e dënuan me vdekje në litar.
Kryetari i gjyqit ushtarak të Prizrenit e pyeti:
- Ke gjë për të thënë;
Sulejman Vokshi, duke shikuar me përbuzje, i tha:
- Po, kam. Mua mund të më vrisni e të më varni, se unë, një jam, por malet e Shqipërisë, ku luftojnë trimat për liri, as nuk mund t’i varni e as t’i vrisni kurrë.


Pashko Vasa
“Të mësojmë gjuhën dhe të ruajmë atdheun”


- اfarë të shtyu të shkruash këtë vjershë? – e pyetën Pashko Vasën kur ky e lexoi për herë të parë poezinë “Shqypni, e mjera Shqypni!”
- Dy gjëra më bënë që t’i derdh këto mendime në letër. E para, që shqiptarët për ta lexuar të përpiqen të mësojnë gjuhën shqipe, dhe e dyta, pasi ta kenë lexuar, të kuptojnë më mirë se këtij vendi i duhet dalë zot deri në pikën e fundit të gjakut. Dhe të tillë ka shumë!


Memet Beci
Predikon paqe dhe përgatit luftë


Kundër forcave shqiptare, për mbrojtjen e Ulqinit, të udhëhequr nga Memet Beci, Mehmet Gjyli dhe Isuf Sokoli, morën pjesë jo vetëm repartet malazeze dhe osmane, por edhe flota britanike.
Kur pa anijet angleze në ujërat e Ulqinit, Isuf Sokoli u tha bashkëluftëtarëve të tij:
- Kjo Anglia në njërën anë thotë se do t’u jap popujve lirinë, në anën tjetër dërgon flotën për të na detyruar të zgjedhim midis skllavërisë dhe vdekjes. Kjo politika angleze, e re apo e vjetër, qënka gjithmonë njësoj: predikon paqen dhe përgatit luftën!


Kristoforidhi
Vegjëlia


Kur e pyetën Kristoforidhin nëse duhej t’u besonin feudalëve të mëdhenj shqiptarë që ishin afruar me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, më 1880, ai u përgjigj:
- Në thënçim për bejlerët, agallarët e zotërinjtë, ata nuk japin asnjë ndihmë, sepse kanë frikë Portën e Lartë se u heq privilegjet, kurse dhespotët, priftërinjtë e të parët e besimeve të tjera, janë e kanë qënë kundër besimeve të popullit.
Ndërgjegja kombëtare duhet të bazohet vetëm te njerzit e kulluar, dhe ata janë: vegjëlia!


Jeronim De Rada
Jo, kundër interesave të vendit tim


Në gazetën "Flamuri i Arbërit" Jeronim De Rada, poeti e patrioti i shquar arbëresh, shkruante artikuj të zjarrtë në mbrojtje të çështjes shqiptare në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Një funksionar i huaj erdhi dhe e takoi dhe i premtoi shuma të mëdha mjaft që ai të mos e përdorte gazetën e tij për çështjen shqiptare.
Dhe De Rada ia përplasi në fytyrë:
- Sikur të më dhuronit gjithë botën, megjithëse jam shumë i varfër, nuk do të vihesha në shërbim të askujt, kundër interesave të vendit tim, bijt e të cilit jemi ne.


Jakup Feri
Trim është ai që ka të drejtë


Në janar të vitit 1880, në afërsitë e fshatrave Velikë e Pepicë, vojvoda i malit të zi, në krye të 12 mijë ushtarëve, u spraps para qëndresës së 8 mijë luftëtarëve shqiptarë të Plavës e Gucisë. Një gazetar i huaj iu afrua Jakup Ferit, njërit nga udhëheqësit e kryengritjes dhe e pyeti:
- Ju ishit më pak në numër e më keq të armatosur. Si mundët t'i thyeni malazezët?
- Kur malazezët luftuan kundër osmanllinjve, për të mbrojtur vendin e tyre, treguan trimëri të madhe dhe e thyen armikun, sepse kishin të drejtë. Ne i dërrmuam sepse sulmuan vendin tonë dhe fituam, se kishim të drejtë. Trim nuk është ai që kërkon të marrë gjënë e huaj, por ai që mbron të vetën me gjakun e tij.


Idriz Seferi
Kush është gjenerali?


Të mahnitur nga qëndresa heroike që u bënë kryengritësit kosovarë ushtrive osmane në grykën e Kaçanikut më 1910, gazetarët e huaj po kërkonin me ngulm cili ishte ai gjeneral i famshëm që i drejtonte. Kur u gjetën përpara, udhëheqësit trim Idriz Seferi, e pyetën:
- Ti je gjenerali i kësaj qëndrese të pashembullt?
Idrizi, duke fërkuar mustaqet u përgjigj:
- Si unë, këtu janë të gjithë, sepse armën kundër armikut ua ka mësuar nëna që në djep. Të gjithë shqiptarët janë gjeneralë kur luftojnë për vendin e vet, por në vend të gradave në supe kemi armët e brezit.


Hil Mosi
Edhe gratë luftojnë si burrat


Kur një gazetare angleze pa duke luftuar, në Kryengritjen e Malësisë së Madhe, krah për krah burrave edhe gratë, i tha Hil Mosit:
- S'e kisha besuar që kini gra kaq trimëresha!
- Një komb trim e luftëtar si kombi shqiptar, - u përgjigj Mosi - nuk ka si të qëndrojë i tillë vetëm me burrat, në qoftë se edhe gratë nuk janë po aq trimëresha, sepse në prehrin e tyre u rritën ata që i qëndrojnë mburojë Shqipërisë!


Hasan Prishtina
Në vend të kolltukut pëlqej kryengritjen


Në valën e kryengritjeve të mëdha që shpërthyen në vitin 1911 në Kosovë, kryeministri i qeverisë osmane, Haki Pasha thirri Hasan Prishtinën, "deputetin kryengritës", siç e quanin ata, dhe i propozoi postin e ministrit, me kusht që ai të hiqte dorë nga kryengritja.
- Parimin tim - u përgjigj ai - nuk mund t'a shkel jo për një ministri, por as për postin e sulltanit. Në vend të kolltukut me turp në Stamboll, pëlqej kryengritjen me armë në dorë në malet e Kosovës.

Drejtësia serbe

Duke u gjendur ballë për ballë me ministrin e Jashtëm të qeverisë së Beogradit në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Hasan Prishtina, midis të tjerave, deklaroi.
"Për të formuar një ide të përgjithëshme mbi drejtësinë serbe, mjafton të dihet se mijëra krime bëhen në mes të ditës dhe asnjë nuk ndiqet nga gjyqi. ثshtë i vetmi vend në botë, ku njerzit mund të vriten në sy të gjykatësve që heshtin."


Dervish Hima
"Përsërite edhe njëherë, zoti prokuror"


Pasi e mbajtën të burgosur në Shkodër patriotin Dervish Hima se më 1909 kishte dënuar në një fjalim politikën e xhonturqve, për mungesë avokati e dërguan t'i bëjnë gjyqin në Selanik.
Duke iu drejtuar të pandehurit prokurori e pyeti:
- Faji yt ndëshkohet me vdekje. Fol, ç'ke për të thënë për ato që ke thënë?
- Përsëriti zoti prokuror ato që kam thënë.
Dhe prokurori duke hapur dosjen lexoi: "Ke thënë se xhonturqit janë më të poshtër se qeveria e Sulltan Hamitit dhe se shqiptarët duhet të ngrihen e të marrin armët kundër tyre. Ja vdekje, ja liri." Ja ç'ke thënë. I mohon apo i ke harruar?
- As i mohoj, as nuk i kam harruar, po kisha dëshirë t'i dëgjoja edhe nga goja juaj. Kështu do të bëjnë shqiptarët. Tani ju bëni tuajën.

As gegë, as toksë, por vetëm shqiptarë!

Në mbledhjen e Manastirit në vitin 1910, një nga përfaqësuesit e shquar të asaj kohe për çështjet shqiptare, Dervish Hima, u ngrit e tha:
- Dua të flas për Kosovën. Serbët po derdhin shumë të holla për të shkombëtarizuar vëllezrit tanë dhe thonë se vendësit e Kosovës janë më të shumtit serbë. Kurrë s'mund të bëhet që ne shqiptarët të heshtim duke parë gjithë këto gjëra që bëhen kundër nesh.
Që sot e tutje nuk do të përmendim më fjalën gegë e toskë, por vetëm shqiptarë, sepse gjithë shqiptarë jemi, të gjithë një gjuhë e një gjak kemi, të gjithë një atdhe e një qëllim të lartë kemi i cili është: përparimi i kombit shqiptar!


Dedë Gjo Luli

Në kohën e kryengritjes së Malësisë së Madhe kundër Turqisë, Dedë Gjo Lulit ju desht me u strehue në Podgoricë të Malit të Zi. Krajl Nikolla i Malit të Zi u takue me Dedën e me krenë tjetër të kryengritjes, u fal me të gjithë e ju suell Dedës me miklim:
- Dedë, tesh e ke kohën me u ba mik me mue! Jemi kojshi; pare dhe fyshekë të nap sa të duesh…
Deda i vrani vetullat dhe ju suell:
- Nuk jemi mish m'u shit ndër krraba!

Nuk kam frikë ta shoh armikun në sy.

Dedë Gjo Luli, i kapur në befasi nga ushtria serbe, me ndihmën e Gjonmarkajve, u vendos i lidhur para togës së pushkatimit.
- Lidhjani sytë - urdhëroi ushtarët e vet kapiteni serb Gjura.
- Nuk jam tradhëtar i atdheut tim - u përgjigj krenar Dedë Gjo Luli - që të vdes me sy mbyllur pa i hedhur shikimin e fundit dheut që do të më mbajë në gji. Përkundrazi, po vdes kryelartë, se gjithë jetën kam luftuar që vendi im të jetë i lirë. Dhe ju që po shkelni sot këtë vend, të jeni të sigurtë se ky dhé nuk ju mban: ose do të hyni nën të, ose do të largoheni që këtej.
Ja pse nuk kam frikë ta shikoj armikun në sy.

Pushka top!

Kral Nikolla kërkonte ta bënte për vete Dedë Gjo Lulin. Për këtë qëllim organizoi një takim në Vrellë, në verilindje të Podgoricës. Dhe aty, duke treguar se gjoja i dhimbseshin malësorët, i tha:
- Or Dedë Gjo Luli, gryka e pushkës sate është e ngushtë, vetëm duke pasur pranë e në krah Malin e Zi të bëhet pushka si grykë topi.
Deda, krenar, ia priti aty për aty:
- Me të vërtetë o Kral, gryka e pushkës time është e ngushtë, por duke u ndodhur midis maleve shqiptare, ato ma bëjnë grykën e ngushtë të pushkës sime më të gjerë e më të fuqishme se grykën e topave të ushtrisë sate.

Pushkë e ngritur për Shqipërinë

Nga fillimi i vitit 1913, Dedë Gjo Luli shkoi në Vlorë për t'u takuar me Ismail Qemalin.
Plaku i Vlorës e priti dhe e përcolli me ndere të mëdha. Një i ri, sekretar i qeverisë së re që nuk e njihte Dedën, pyeti Ismail Qemalin:
- Pse ia bëtë gjithë këto ndere këtij malësori?
Plaku u përgjigj:
- Dedë Gjo Luli është pushkë e ngritur për mbrojtjen e Shqipërisë.

Nga jeta e Dedë Gjo Lulit
1860-1915


Udhëheqësi i shquar i kryengritjeve shqiptare kundër pushtuesit të huaj, që dha sinjalin e kryengritjes së madhe të vitit 1911 duke ngritur flamurin në malin e Deçiçit.

Zjarri i pashuar

Tregojnë njëherë se Dedë Gjo Luli u takua në Shkodër me Gjon اobën, i shitur kokë e këmbë tek i huaji.
Gjon اoba e pyeti Dedën:
- Kam dëgjuar se në Malësi ka filluar të ndizet përsëri zjarri i luftës.
Deda ja priti:
- E kur ka qënë ndonjëherë i shuar zjarri i luftës në malësi kundër armiqve pushtues?

Ti, zotni, mund të shesësh kopshtin tënd

Kur Shkodra më 1913 mbeti nën administrimin e komisionit ndërkombëtar, në një mbledhje të organizuar në Saraj të Shkodrës, admirali anglez Sesil i tha Dedës:
- Hoti dhe Gruda janë mbaruar, duhet të qëndrojnë jashtë kufijve të rinj të Shqipërisë.
Deda u përgjigj si me shpatë:
- Ti, zotni, mund të shesësh kopshtin tënd. Se atë tonin ne as e shesim as e falim, por e mbrojmë me gjak.

Shqiptari nuk vështron eshtrat, por zemrat…

Krali i Malit të Zi që deshte të bindë Dedë Gjo Lulin të lejonte ushtrinë e vet të hynte në Shqipëri i tha një ditë:
- Or Dedë, malësorët e tu janë vetëm një grusht eshtrash përpara taboreve të Turqisë. Pranoni ndihmën tonë që të shpëtoni.
Deda ia priti:
- Shqiptari nuk ka parë tek vetja kurrë eshtrat, por zemrën.

"Ne kemi vetëm një flamur"

Në gushtin e vitit 1910, Dedë Gjo Luli me luftëtarët e vet u ndesh me kral Nikollën në fshatin Vrellë.
- Unë kam miq të mëdhenj, si Rusinë, dhe flamurin tim e njeh gjithë bota - u tha Krali. - Futuni nën hijen e flamurit tim dhe t'i biem së bashku osmanllisë.
- Ta dish mirë o kral Nikolla, se shqiptari nuk ka luftue e derdhur gjak për të ndrrue flamurin e Sulltanit me atë të Malit të Zi, por për të pasë në krye flamurin e Skënderbeut. Pa ty e kemi filluar luftën e pa ty do ta mbarojmë. Ne kemi vetëm një flamur: tonin.

Shpinën e keni të sigurt

Kur plasi kryengritja në Malësi të Madhe në vitin 1911, kral Nikolla i Malit të Zi i dërgoi Ded Gjo Lulit këtë lajm:
- Bini osmanllisë pa frikë, se pas shpinës suaj më keni mua!
Ded Gjo Luli, që ia njihte pabesinë kralit malazes, mblodhi bashkëluftëtarët në kuvend dhe u tha:
- Burra, ta ndajmë ushtrinë dysh. Një pjesë kundër Shefqet Durgut Pashës e tjetrën kundër kralit!
- Pse, a do me hy në luftë me ne krali, a?
- Jo, por kur thotë ai se më ke pas shpine, ai nuk të ruan por të ngul thikën!

Një gazetar i huaj e pyeti Ded Gjo Lulin:
- Si është e mundur që një grusht luftëtarësh si ju të ndeshen me Portën e Lartë?
Trimi i maleve u përgjigj me pak fjalë:
- Shqiptari është ah, nuk është shelg që të përkulet.

Ded Gjo Luli kërkonte një flamur të madh me një shqiponjë të qëndisur në mes:
- O Ded, - i thanë shokët e çetës, - kemi nevoja të tjera më të mëdha.
- Jo, bre burra, - ua priti Deda, - në krye duhet flamuri se ai i ka të tana brenda: besën, zakonet, doket, trimërinë, bashkimin, luftën dhe fitoren. Ai ka gjakun e të parëve tanë që skuq e na prin!


Bajram Curri
Nuk i takon mysafirit të thëresë të zotin e shtëpisë


I dërguari i kryeministrit serb Pashiq erdhi fshehurazi në Shqipëri dhe arriti të bëjë një takim me Bajram Currin, që luftonte maleve. Ai, në emër të Pashiqit, i ofroi para, rrogë të madhe e poste të larta në Serbi, me kusht që të kthehej në Gjakovë e të mos e kundërshtonte pushtimin serb.
Bajram Curri iu përgjigj:
- Thuaji Pashiqit tënd se nuk ka aq para gjithë mbretëria e kralit të Serbisë sa për të blerë Bajram Currin. Dhe lidhur me kthimin në Gjakovë, thuaji se nuk i takon mysafirit të thërresë të zotin e shtëpisë. Atje do të kthehem vetë, se është vendi im.


Sami Frashëri

Kur e pyetën rilindasin dhe patriotin Sami Frashëri se si mund ta flakin tej zgjedhën turke shqiptarët, ai tha:
"Turqia me dashuri e me mirësi s'jep gjë kurrë. Prandaj edhe shqiptarëve… me hir s'u ka për të dhënë gjë. Shqiptarët duhet t'ua marrin turqve me pahir ato që duan".

E drejta dhe fuqia

Kur shkroi kryeveprën e tij madhore "Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhet", e pyetën Sami Frashërin:
- A do të jenë të zotët shqiptarët ta mbajnë e ta ruajnë veten?
- Sigurisht - u përgjigj ai. - Dy gjëra duhen në këtë jetë për të ruajtur e mbajtur me nder atë që të takon: e drejta dhe fuqia. Dhe këto populli shqiptar i ka.

Me hir e me pahir

Duke iu përgjigjur pyetjeve të disa gazetarëve të huaj në Stamboll nëse qeveria osmane do t'ia jepte Shqipërisë reformat e premtuara, Sami Frashëri u tha:
"Porta e Lartë me dashuri e me mirësi nuk të jep gjë kurrë. Ajo e do më mirë humbjen e Shqipërisë e ta ndajë në mes armiqve që na rrethojnë, sesa t'ua lërë shqiptarëve ta ndreqin e ta lulëzojnë.
Prandaj meqë sulltani me hir s'ka për të na dhënë gjë, shqiptarët duhet t'ia marrin atij me pahir. Ta kërkojmë me fjalë, por gjithmonë duke mbajtur në dorë pushkën plot".

Armiqtë do ta kenë të vështirë të harrojnë

Kur e pyetën Sami Frashërin në vitin 1899 përse u jepte kaq rëndësi alfabetit të gjuhës shqipe, librave dhe përhapjes së tyre, kur kjo gjë mund t'u sillte rreziqe të mëdha nga ana e qeverisë osmane, ai u përgjigj:
- U jap rëndësi sepse nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë, nuk mund të ketë shqiptarë pa gjuhë shqipe, pa shkronja shqipe e shkolla në të cilat të mësohet shqipja. Kur t'i kemi të gjitha këto, armiqtë do ta kenë të vështirë të harrojnë se populli shqiptar është zot i këtij vendi.


اerçiz Topulli
Edhe kjo është tokë shqiptare


Në gushtin e vitit 1915, të kapur pabesisht, اerçiz Topulli dhe Muço Qulli u vunë para togës së pushkatimit të gjeneralit malazez Veshoviç, në fushën e Shtoit në Shkodër.
Para se breshëria e armëve t’i rrëzonte të dy në të njëjtin varr, oficeri malazez i tha اerçiz Topullit:
- A e shikon se ku po e lini kokën? Në dhé të huaj, në vend që të rrini rehat aty, në vendin tuaj.
Dhe اerçizi ia priti:
- Ne nuk kemi luftuar për shtëpinë tonë, por për vendin tonë dhe vendi jonë është gjithkund ku flitet gjuha shqipe e jetojnë shqiptarë në trojet e veta. Edhe kjo është tokë shqiptare!


Një temë që mund të ketë akoma më shumë thënie nga personalite të shquara të Shqipërisë tonë.. Mund të postoni dhe ju thëniet e këtyre personalite të kohës apo dhe të sotme..
 

Jetmira

..........
Titulli: Thënie nga personalitete historike shqiptare

FLAMURI

"Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kuptoj syri dhe zemra e cdo njeriu me ndjenja.
Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë?
Nuk jane kujtime goditjesh kundra fqinjeve, nuk janë kujtime lakmirash dhe rrëmbimesh: janë kujtime vetembrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurma në letersinë e gjithë popujve të qytetëruar.
Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, sic është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët"


FAIK KONICA
 

Jetmira

..........
Titulli: Thënie nga personalitete historike shqiptare

"Jemi përgjegjës për varret e prindërve tanë para Zotit dhe para kombit. Nuk guxojmë të heqim dorë prej tyre t’i lëmë të shkreta për t’i lavruar derrat e naçalnikëve sllavë!
Jo vetëm në Turqi, por as në Shqipëri nuk bën të shkojmë. Zoti në Kur’an na ka bërë përgjegjës për vatanin dhe kombin!"


Mulla Idris Gjilani

* Mulla Idrizi ishte kundër shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e tyre etnike!
 

Jetmira

..........
Titulli: Thënie nga personalitete historike shqiptare

"Mjerë ai që nuk e kupton se vetëm lufta për liri e drejton qëllimin e jetës se njeriut".

"Me kongresin e Berlinit dhe paqën e Shën Stefanit neve e kuptuam shumë mirë se me çështjën tonë u dashka që të merremi vet, se lirinë kurrkush nuk ta falë, se lirinë duhet ta fitojmë vet, me gjak."


Abdyl Frashëri
 

Jetmira

..........
Titulli: Thënie nga personalitete historike shqiptare

Luigj Gurakuqi

"Diplomacia e vertete mbeshtetet mbi udhen e mesme, te cilen e gjejne
vetem ata qe, tue mbajtun te patundun parimet, dijne me pajtue
te drejtat e nevojat e atdheut te vet, ne kushtet e politikes se pergjithshme".
 

Jetmira

..........
Titulli: Thënie nga personalitete historike shqiptare

FAIK KONICA

* "Ideja per t'i bere kombet te flasin te njejten gjuhe eshte po aq e kuptimte sa edhe perpjekja per t'i per bashkuar kuajt, gomeret, qete dhe devete dhe per t'i detyruar ato me pahir per te hungeritur, per t'u çjerre a pellitur pa dallim lloji"


* "TE MOS ISHTE ISLAMI, POPULLI SHQIPTAR DO TE ISHTE SHUME ME TEPER NE NUMER POR JO SHQIPTAR"
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Thënie nga personalitete historike shqiptare

Flamuri është këmisha të cilën e vesh një popull i tërë - Jakup Hasipi r.a
 
Top