Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në këmbim të..

Mbrëmjen e kaluar, “Fiks Fare” denoncoi një rast korrupsioni në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Në emision u transmetua një video, në të cilën shfaqej sekseri Besim Nasufi, i cili bënte pazaret për sigurimin e një note kaluese në këmbim të një shume prej 12 mijë lekësh, të cilat më pas i ndante, pjesën më të madhe për pedagogun, ndërsa pjesën tjetër për vete.

Por ku sekseri i denoncuar në emisionin e mbrëmshëm, veçse merr para në këmbim të një note kaluese, kërkon dhe favore seksuale.

Gjatë bisedave në vazhdimin e videos, ku premton vazhdimisht notë kaluese në këmbim të lekëve, vazhdimisht tregon se është i trembur, pasi “Fiks fare” mund ta denoncojë. Ai i çon gazetarët në atë që e prezanton si zyrën e tij në katin e parë të fakultetit dhe u tregon se ka frikë, pasi është vënë në dijeni që studentët e Zooteknikës dhe Pyjores janë ankuar për dhënie parash në provime dhe ata kanë shkuar për verifikim. "Para dy ditësh ka ardhur “Fiksi” se i kanë lajmëruar që ne marrim lekë e duhet pasur kujdes", u thotë Besim Nasufi gazetarëve, duke mos e ditur se janë të tillë.

Ndërkohë, pas bisedave me sekserin, në emisionin e dytë të këtij sezoni të ri, “Fiks Fare” transmetoi blerjen e disa provimeve të tjera. Fillimisht, gazetarët e paguan lëndën "Prodhim bimor", me profesor Bardh Sallakun dhe gjatë bisedës ata pyetën sekserin nëse e ka takuar profesorin, por ai refuzon të përgjigjet dhe u kërkon gazetarëve që të mos përmendin emra. Pas realizmit të pagesës, studenti hyn në provim dhe merr notën kaluese 5.

Po ashtu, gazetarët paguan 24 mijë lekë për dy provime të tjera, pikërisht "Marketing Agrar" dhe "Administrim publik". Në bisedat kur bëhet pagesa, sekseri Nasufi garanton që nëse studenti mbetet vetëm në një provim, ai do ia marrë pa hyrë fare. Në një nga provimet, " Administrim publik" studenti nuk kaloi, kështu që sekseri pagesën që gazetarët bënë për këtë lëndë i kaloi për provimin tjetër si parapagim, pra për lëndën "Drejtim i fermave", me pedagog Maksim Meço. Edhe për këtë provim, sekretarja konfirmon që është marrë nota kaluese 5.

Por, sekseri nuk u mjaftua vetëm me paratë, pasi ai kërkonte dhe favore seksuale në këmbim të notës kaluese dhe gjetjes së një pune. Pas disa takimesh me gazetarët, Nasufi kërkon që njëra nga bashkëpunëtoret e emisionit investigativ të bëhet e dashura e tij. "Pse të thashë nga ora 9 unë? Që të rri pak qetë. Të rri pak qetë me ty. Se tashi unë ty të kam shoqe. Me vete nuk do ta marr ty unë plaçkën. Aty e ke. Edhe burri për shembull, s'ka për ta marrë vesh burri, në punë është ai. Se mos ka për ta marrë vesh burri, aty e ke", i drejtohet ai bashkëpunëtores së “Fiks Fare”, duke shtuar se nuk ka rëndësi nderi pasi me të do të shëtisë botën. "Unë kam qenë në Francë. Njësoj është gjithandej. Burri është në punë, burri është atje, ti këtu. Kush do ta marrë vesh? Pastaj është një orë e caktuar. Për shembull nuk është një orë që ka shumë, nuk ka njerëz. Ne s'kemi për të ndenjur 4 orë, 5 orë", vijon ngacmimin përgjegjësi i fakultetit. Më tej, ai thotë se një të dashur që ka pasur në fakultetin ku është përgjegjës, e ka futur në punë te Zooteknika dhe një tjetër e ka çuar në Gjermani nëpërmjet universitetit, pasi është i vetmi që njihet në disa vende të botës.
Shekulli.
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

Nuk po behem as militant e as po mbroj njeri. E thashe qe ne postimin e pare ne kete teme, une kam kete kendveshtrim. Nuk po diskutojme mbi Historine, ku e kane shkruar kronologet, e ste lene te diskutosh.

Per mua eshte vetem nje ilustrim i perdhunimit te miletit nga politika dhe pushteti.

hajduti
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

Tentativa e Reaa te provokoje provokime me ato qe thote :P
HA.
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

Nuk po behem as militant e as po mbroj njeri. E thashe qe ne postimin e pare ne kete teme, une kam kete kendveshtrim. Nuk po diskutojme mbi Historine, ku e kane shkruar kronologet, e ste lene te diskutosh.

Per mua eshte vetem nje ilustrim i perdhunimit te miletit nga politika dhe pushteti.

hajduti

Ath hajde flasim mbi ate cka ndodh ne universitet shqiptare.
Une kam qene pjese e tyre , nuk kam paguar as leke dhe asnje pedagog sme ka kerku favore seksuale per note.
Jam vleresuar per ate qe kam qene pergatitur.
Por sa raste flagrante di une nga te tjere? PLOT
Per mua nuk ben diferencen koha e djeshme me sot, por individi qe sa vjen e shperfytyrohet!
Rasti ne fjale , me duket menxyre ...Ai zoteria duhet te jete im ate per nga mosha , por jo nga shija!
Si duhen denuar keto raste? Une them duke u degjeneruar pikerisht ne kete forme , dhe sa per familjen sme vjen keq , Opinioni ska pse i vret sepse ne fund zbuluan llojin e monstres qe mbanin ne shpi.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top