Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në këmbim të..

Mbrëmjen e kaluar, “Fiks Fare” denoncoi një rast korrupsioni në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Në emision u transmetua një video, në të cilën shfaqej sekseri Besim Nasufi, i cili bënte pazaret për sigurimin e një note kaluese në këmbim të një shume prej 12 mijë lekësh, të cilat më pas i ndante, pjesën më të madhe për pedagogun, ndërsa pjesën tjetër për vete.

Por ku sekseri i denoncuar në emisionin e mbrëmshëm, veçse merr para në këmbim të një note kaluese, kërkon dhe favore seksuale.

Gjatë bisedave në vazhdimin e videos, ku premton vazhdimisht notë kaluese në këmbim të lekëve, vazhdimisht tregon se është i trembur, pasi “Fiks fare” mund ta denoncojë. Ai i çon gazetarët në atë që e prezanton si zyrën e tij në katin e parë të fakultetit dhe u tregon se ka frikë, pasi është vënë në dijeni që studentët e Zooteknikës dhe Pyjores janë ankuar për dhënie parash në provime dhe ata kanë shkuar për verifikim. "Para dy ditësh ka ardhur “Fiksi” se i kanë lajmëruar që ne marrim lekë e duhet pasur kujdes", u thotë Besim Nasufi gazetarëve, duke mos e ditur se janë të tillë.

Ndërkohë, pas bisedave me sekserin, në emisionin e dytë të këtij sezoni të ri, “Fiks Fare” transmetoi blerjen e disa provimeve të tjera. Fillimisht, gazetarët e paguan lëndën "Prodhim bimor", me profesor Bardh Sallakun dhe gjatë bisedës ata pyetën sekserin nëse e ka takuar profesorin, por ai refuzon të përgjigjet dhe u kërkon gazetarëve që të mos përmendin emra. Pas realizmit të pagesës, studenti hyn në provim dhe merr notën kaluese 5.

Po ashtu, gazetarët paguan 24 mijë lekë për dy provime të tjera, pikërisht "Marketing Agrar" dhe "Administrim publik". Në bisedat kur bëhet pagesa, sekseri Nasufi garanton që nëse studenti mbetet vetëm në një provim, ai do ia marrë pa hyrë fare. Në një nga provimet, " Administrim publik" studenti nuk kaloi, kështu që sekseri pagesën që gazetarët bënë për këtë lëndë i kaloi për provimin tjetër si parapagim, pra për lëndën "Drejtim i fermave", me pedagog Maksim Meço. Edhe për këtë provim, sekretarja konfirmon që është marrë nota kaluese 5.

Por, sekseri nuk u mjaftua vetëm me paratë, pasi ai kërkonte dhe favore seksuale në këmbim të notës kaluese dhe gjetjes së një pune. Pas disa takimesh me gazetarët, Nasufi kërkon që njëra nga bashkëpunëtoret e emisionit investigativ të bëhet e dashura e tij. "Pse të thashë nga ora 9 unë? Që të rri pak qetë. Të rri pak qetë me ty. Se tashi unë ty të kam shoqe. Me vete nuk do ta marr ty unë plaçkën. Aty e ke. Edhe burri për shembull, s'ka për ta marrë vesh burri, në punë është ai. Se mos ka për ta marrë vesh burri, aty e ke", i drejtohet ai bashkëpunëtores së “Fiks Fare”, duke shtuar se nuk ka rëndësi nderi pasi me të do të shëtisë botën. "Unë kam qenë në Francë. Njësoj është gjithandej. Burri është në punë, burri është atje, ti këtu. Kush do ta marrë vesh? Pastaj është një orë e caktuar. Për shembull nuk është një orë që ka shumë, nuk ka njerëz. Ne s'kemi për të ndenjur 4 orë, 5 orë", vijon ngacmimin përgjegjësi i fakultetit. Më tej, ai thotë se një të dashur që ka pasur në fakultetin ku është përgjegjës, e ka futur në punë te Zooteknika dhe një tjetër e ka çuar në Gjermani nëpërmjet universitetit, pasi është i vetmi që njihet në disa vende të botës.
Shekulli.
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

e cte thuash....kur e pashe me erdhi ndot , me erdhi per te vjell.....
mosha e atij zoterie .......tmerr !!!!
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

Te ikin dhe ne Shkoder nje here , mire do benin :P
 
po ajo te pakten 100euro nota dhe kaq e mbyllte

po ky pervec lekeve donte edhe asojshe ......behu dashnorja ime se vetem perfitime ke!

E une ne ato momente mendoja, o zot me mire qenit se ketij
 
Po se mos do ia leshonte ne toke, si ben robi aman
prap aty do ia linte pffff
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

Per Zotin s'ka me keq se degjenerimi moral, imoraliteti, korrupsioni, krimet. Kjo bote po shko per poshte cdo dite e me shume. Gjynah, gjynah kush perballet me keto gjera :(. Mjere per ata femij e grua te tij(nqs ka), mjere per ata te rinj qe u duhet te perballen me perversitete te tilla.
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

po tamam....edhe qeni aty ta le , po robi ka i cik sqime edhe kur e lesho hahahaha
te rrofte diploma pastaj , dhe gjithe jeten jeto me traume. lol
 
po te tjeret si e moren ee?
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

po sipas atij SEKSerit....po mos te lije kete te votonte te kutia jote e votes, sikur skishe fort shance ......se di jo duhet me pyt
pjesa dyte vjen sot thane
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

Mbaje mend dikur me ka pase thene nje presor qe;
Mire qe s"ta jap une filan lende,se sdo merrje kurre. hahahahahah
Eh degradime.
 
Kur kujtoj ato rregullat e shkollave ketu,qe shume mire benin edhe pse nganjehere me dukeshin kot...shkoje per nje leter tek zyra e drejtorit dhe nese ishte vetem te linte jashte te prisje,ose dhe kur qellonte ndonjehere ishte nje nxenes per mesim,gjithmone linin deren pak te hapur ne oren e mesimit...as ne makine sna fusnin kur ishte koha e prishur psh,meqe kishin rrugen te na percillnin...Cneee
Cfare profesore kishim...njerez per tu admiruar ne cdo drejtim,me vjen keq qe kete vit detyrimisht do u ndahem edhe pse afer do i kem por seshte njejte! :(

Thone frika e ben njeriun,por tek ne as frika as ligjet ste bejne..!
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

Mbaje mend dikur me ka pase thene nje presor qe;
Mire qe s"ta jap une filan lende,se sdo merrje kurre. hahahahahah
Eh degradime.

Nev behet fjale per nje sekser dhe jo profesor universiteti...
Jo se ata jane me te mire , por ne kete rast ska lidhje.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

Ka plot pedagog qe thojn "Nese se merr vet apo sta jap un , ka plot menyra te tjera "
 
denonncoji....dhe jetmira ku e ke pedagogun ketu?
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

Sta lyp njeri aq hapur jo , leket ti kerkon hapur po per mardhenie po si dhe shkas ska shance, do ken hik kto baxhellat qe nxjerr fiksi duke u sperdredh e tu u ferku me ket matufin e ky ska rrezistu e ja ka lyp me stil :P. fundja nese ske mend o hap portofolin o shalet esht ligji fizikes.
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

Nev behet fjale per nje sekser dhe jo profesor universiteti...
Jo se ata jane me te mire , por ne kete rast ska lidhje.

Mon pash vetem titullin,se jam informuar per kete situat qe ka plase andej dhe jo nga artikulli.
Ndersa ajo qe thash une ne fakt ka qene dicka shoqerore dhe thash ne sens shakje,dhe pse se sqarova me gjate; pasi nje shoku im dy vjet para meje,mbaroje studimet , dhe hyri direkt ne pune ne universitet.
Dhe pinim kafe nganjehere e bente shaka.

Por qe ka degradu shume sistemi arsimor dhe eshte korruptuar ,kjo ka arrite kulmin.
Ama ne lidhje me ngacmimet seksuale ne universitet,mendoj qe me shume provokojne studentet se sa ka provokime nga Profesorat.
Jane raste te rralla shume te rralla kur nje presor rrezikon pozicionin ,vendin e ti she statusin e punes per te bere seks me nje studente.
Biles shumica e rasteve ne kete drejtim te "dhunaurit" jane"profesorat,qe duhet te bejen qorrin dhe heshtin perballe cdo dekolteje apo zhgarravine qe i provokon me rripa tangash jashte pantallonave.
 
jo mi shoqe jo...se jane degjeneru te gjithe , por tema thote per nje rast konkret.....si rrjedhoje skemi pse hapim te gjitha plaget e nevojshme,

Pa raste kur femrat provokojne (se jane trung e dune diplome) , dhe rastet kur profesorat kerkojne favore seksuale sepse i shohin sa japin keto tipologji femrash...ka plot!
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

Ne kete bote nuk mund te gjesh nje njeri me pushtet qe mos te kerkoj shperblime te ndryshme!
Kritikoni dhe gjykoni sa te doni,,,jemi nje shoqeri e kalbur individualisht!
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

Hmmm ky stili prosorave: Kush e jep e jep :tulp: provimin demek :teleskop:
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

Sot ishte seks-er,mbreme ishte profesor,parmbreme ishte nje kryetar bashkie e kshu me rradhe...Mos kapemi ne fjale kot tani se ska lezet...jo thua po patkua
Nevi te shpetojne ndonjehere disa fjale ty apo i beson ato qe thua ahaha :P ...tani vertet se eshte degjuar qe ndodhin provokime edhe nga studentet por te thuash qe rralle shume rralle mund te ndodh e kunderta, ehh...... ndoshta dhe ke te drejte!
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

Ne Bageti e Bujqesi ka ndodhe kjo? :teleskop:

Nona vet, more na eshte perzi se meq jem ne kohe vjeshte mos kan qene duke be praktike ne lerimin e ceeket dhe te thelle te ares :P::cool::
 
Thash edhe une si te pat shpetu ty ky detaj lol
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

Si ka mundesi qe me #Rilindjen po na degjojne veshet dhe po na shikojne syte skandale dita dites: trafikante droge, trafikante prostitutash, gangstere, trafikante ilacesh, punesime nepotike, punesime te paaftesish , ministre me diploma fallco, njerez te paafte ?!?

Kushedi sa viktima tani rrine ne heshtje!

hajduti
 
Keto gjera kane ndodhur edhe vite me pare kur kam qene student,por atehere nuk egzistonin keto lloj formash denoncimi,keshtu qe nuk merej vesh asgje.Turp e faqe zeze si perfiojne keta njerez ne forma te tilla,ku disa nga keta kane femijet ne te njejten moshe me keto vajza.
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

Si ka mundesi qe me #Rilindjen po na degjojne veshet dhe po na shikojne syte skandale dita dites: trafikante droge, trafikante prostitutash, gangstere, trafikante ilacesh, punesime nepotike, punesime te paaftesish , ministre me diploma fallco, njerez te paafte ?!?

Kushedi sa viktima tani rrine ne heshtje!

hajduti

A thu se u krijuan me rilindjen?
I gjeti te krijuara.
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

A thu se u krijuan me rilindjen?
I gjeti te krijuara.

Kur Rama shpalli ne fushate slloganin "rilindje", 1 milion shqiptare e besuan dhe ja dhane voten , por nuk e dinin qe do i kerkonin edhe gocen. Kur fjales rilindje u qendis me fjale me te bukura, menduan se ishin ndryshe sepse vet Rama ish nudist kishte veshur rroba e dukej ndryshe, por ishte thjesht "maske", mbrapa fjales rilindje fshihej pedofilia si rrobave te tij ku fshihej nudizmi. Rreth vetes ka mbledhur te gjithe qelbesirat e sojit te tij. Rama ka pasur te drejte kur u shpreh ne fillim ne parlament: s'keni pa asgje akoma .. dhe pedofiline se kishim pare kurre.
Rilindja na doli RILINDJE E PEDOFILISE

Kjo rilindje e krimit te organizuar, e droges, e pedofilise eshte pasqyra me e mire qe buron nga fytyra e Edi Rames. Hstoria deri tani ka treguar qe keto kane ndodhur por nuk mbaron ketu, te tjerat faktet do vijne.

hajduti
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

Tashi te pakten emrin vendosja sakte , se nga te gjitha rastet Pedofili ska patur!
E sa per denoncimet mendoj se eshte rruga me e mire te nxirren ne pah, e jo te fshihen si ne kohe te meparshme!

Ylli Pango ne kembim te nje vendi pune , kerkonte te mira seksuale
Profesori Nezir Balla, seks në shkëmbim të një note kaluese, etj etj

Raste te tilla sdua ti ndaj hic si partiake, sepse ne fund asnje parti nuk te orienton ty drejt kurverise mentale dhe fizike.
Moralin gjithkush e ka per vete....

Bashkohem me Jonio kur thote se raste ka patur ne cdo kohe e ne cdo sistem , dje nuk kish kush i denonconte...sot po.
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

Per mua eshte "Pedofili".

E kemi sterdiskutuar rastin e Pangos, ku e kam denuar aspersisht, edhe pse per te qene te sinqerte ajo iu vardis vete per ato pune.

Kur e politizoj dicka e kam nje arsye.
Cfar mund te pritet tjeter kur ne krye te qeverise kemi nje nudist, rrahes grash dhe njeri qe ka mohuar femijen e tij? Si thonin kta rilindasit kur ishin ne opozite? PESHKU QELBET NGA KOKA!

hajduti
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

Kur Rama shpalli ne fushate slloganin "rilindje", 1 milion shqiptare e besuan dhe ja dhane voten , por nuk e dinin qe do i kerkonin edhe gocen. Kur fjales rilindje u qendis me fjale me te bukura, menduan se ishin ndryshe sepse vet Rama ish nudist kishte veshur rroba e dukej ndryshe, por ishte thjesht "maske", mbrapa fjales rilindje fshihej pedofilia si rrobave te tij ku fshihej nudizmi. Rreth vetes ka mbledhur te gjithe qelbesirat e sojit te tij. Rama ka pasur te drejte kur u shpreh ne fillim ne parlament: s'keni pa asgje akoma .. dhe pedofiline se kishim pare kurre.
Rilindja na doli RILINDJE E PEDOFILISE

Kjo rilindje e krimit te organizuar, e droges, e pedofilise eshte pasqyra me e mire qe buron nga fytyra e Edi Rames. Hstoria deri tani ka treguar qe keto kane ndodhur por nuk mbaron ketu, te tjerat faktet do vijne.

hajduti

Hajduto,fol te pakten njehere si jo "militant" i PD-se.
ti flet sikur nuk e kemi njohur/provuar ndonjehere qeversjen e PD-se.
nuk e di ku e ke mbaruar shkollen,ne shqiperi apo jashte..por te siguroj qe ne kohen e berishes ishte akoma me keq.me "Rilindjen" te pakten do marresh provimin me leke pa mesuar fare,ne kohen e te djathtes,mesoje apo nuk mesoje,leket do jepeshin sepse nuk ta jepte provimin.po i ben sikur ka qene pa korrupsion,pa pedofili, pa asgje,edhe erdhi rilindja i solli me vete te gjitha.ah po,tani ka nje ndryshim,cdo rasti mund t'i besh denoncim.
 
Titulli: Thellohet skandali në Universitetin e Kamzës, përveç parave, edhe seks në kë

Per mua eshte "Pedofili".

E kemi sterdiskutuar rastin e Pangos, ku e kam denuar aspersisht, edhe pse per te qene te sinqerte ajo iu vardis vete per ato pune.

Kur e politizoj dicka e kam nje arsye.
Cfar mund te pritet tjeter kur ne krye te qeverise kemi nje nudist, rrahes grash dhe njeri qe ka mohuar femijen e tij? Si thonin kta rilindasit kur ishin ne opozite? PESHKU QELBET NGA KOKA!

hajduti

Hajduto ke marre cik kot.
Ti fol si ta ndjesh se kush ste ndalon
Po me kto akuza nuk daravit problemin real por e justifikon ate.
Pastaj po i hyme librit te familjes ...plot material ka kudo.
Dua te ndalem tek fenomeni e jo individi.
Individ si pango, bata ,shukriu e te tjere ka kudo dhe do te mbeshtesja nese do vije e te thoje se shteti duhet te bej kete apo ate per te ulur kete lloj pislliku...po te vish e te thuash se fajin e kane votuesit e majte ath justifikon dhe legjitimon keto lloj fenomenesh.
Ata tipat ti solla per te te bere nje paralele se individe te tille ka ne cdo kohe...e per me teper Pango nuk ishte risi..mjaft te pyesesh studentet e sociologji-psikologji dhe do i marresh pergjigjet. Pangos po ti fiksoheshe ste jepte peovimin po mos i jepje ate qe donte...gjithsesi
Ne thelb keto raste te bejne te vjellesh
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top