“The Sun” :Rrëfimet sekrete të Michael Jackson-it: Hitler-i ishte një gjeni... Madonn

fshatari

Anetar
michael-jackson_1441720c.jpg
Vetëm pas vdekjes së Michael Jackson-it duket se është gjetur momenti për të publikuar të plotë një rrëfim prej 30-orësh të marrë në intimitet e që sipas autorit rrëfen shpirtin e vërtetë të mbretit të popit.
Intervistat që janë bërë në një dhomë të shtëpisë dhe që janë krejt intime, zbulojnë një burrë naiv, që besonte sidoqoftë se edhe një njeri i keq si Hitleri mund të ndikohej nga muzika dhe të kthehej në një gjeni të mirë. Më poshtë do të gjeni pjesëza nga libri dhe disa nga rrëfimet më interesante të tij, që nga dashuria sekrete për Lady Diana-n, deri tek xhelozitë me Madonna-n.

Dëshmitë janë marrë 8 vjet më parë. Atëherë Jackson i besoi një miku, Rabbi Shmuley Boteach dhe vendosi të ndante me të mendimet e tij më intime, në mënyrë që ato të sqaronin dyshimet që kishte për të në publik. Me një zemër krejt të pastër dhe të ndershme, ai u rrëfye, ai u rrëfye për problemet e famës kur ishte i vogël, frikën nga babai i dhunshëm dhe dashurinë pa kufij për fëmijët. Por pjesët më të çuditshme të rrëfimit përfshijnë tre momente: admirimin për aftësitë e Hitler-it si drejtues spektakli, dëshirë për të përqafuar dhe për t’u shprehur dashurinë dy fëmijëve 10-vjeçarë që ishin dënuar në Britani për vrasjen e një të treti vetëm 2 vjeç në 1993, adhurimin për Princeshën Diana dhe faktin se ishte i turpshëm e nuk mundi t’i kërkonte të dilnin dhe besimin se Madonna kishte rënë në dashuri me të.

Kasetat janë regjistruar me miratimin e Michael në gusht të vitit 2000 dhe në prill të vitit 2001 dhe tani janë publikuar në një libër të ri që shitet edhe “online”.

"Ai ishte një njeri që kohët e fundit po vuante shumë nga mungesa e dashurisë dhe vetmia, të cilat e konsumuan në mënyrë të tmerrshme”, - thotë shkruesi i librit. Intervistat duhej të ishin publikuar para vdekjes, për të sfiduar njerëzit që kishin filluar ta urrenin, por për probleme të njëpasnjëshme të Michael, ato u shtynë dhe po publikohen vetëm pas vdekjes së tij. Bëhet fjalë për një seri rrëfimesh me zemër në dorë, që tregojnë një anë krejt tjetër të gjeniut të popit.

I pyetur se si mendonte se do të priteshin këto rrëfime, intervistuesi dhe njeriu që po i publikon ato, Rabbi Shmuley, thotë: "Ka pasur gjithmonë dy Michael Jackson-ë. Djali i bukur që vinte nga një shtresë e nëpërkëmbur, i cili ishte i përulur, i turpshëm dhe i dashur dhe “Mbreti i Popit”, i cili mbulohej me adhurim si një idhull. Shpresa ime e sinqertë është që ky libër do të tregojë më shumë pafajësinë dhe atë fëmijë special që ishte brenda tij dhe që nuk e braktisi kurrë".



Diskutimet për Hitler-in



“Ishte orator gjeni, mund ta bëja njeri të mirë”



"Hitler-i ishte një orator gjeni", - thotë Jackson. "Ai ishte i aftë që të kthente mendjet e aq shumë njerëzve drejt urrejtjes. Ai duhej të kishte qenë një showmen dhe ishte i tillë. Ai e dinte çfarë duhej të bënte për audiencën e tij. Do t’i godiste ata fort me fjalët e tij”.

Rabbi Shmuley e pyet më vonë nëse Michael besonte që kishte talent për të nxjerrë të mirën nga ky njeri. “E besoj këtë”, - thotë Michael. “Ti mund t’i ndryshosh ata, sepse vetë pjesëmarrja në një spektakël timin është si një eksperiencë fetare, ti futesh një tjetër person dhe del prej aty një tjetër”. Biseda vazhdon me pyetjen e Shmuley: "Beson se nëse do të kishe qëndruar një orë me Hitler-in do të kishe prekur diçka brenda tij dhe se mund ta kishe ndryshuar?”. Dhe Jackson përgjigjet: "Absolutisht, e di që mundja".

Shmuley: "Me Hitler-in? Lëri këto Michael! Ti duhet të besosh vërtet që dikush është thjesht i keq dhe që nuk ka mundësi që ta prekësh".

Jackson: "Jo unë besoj që duhet t’i ndihmosh, t’u japësh terapi. Duhet t’u mësosh se diçka në jetën e tyre vërtet shkoi keq dhe që është e mundur që ata ta ndryshojnë këtë, të shohin atë që bëjnë.

Rabbi Schmuley shpjegon se Michael e urrente dhe kishte neveri për atë që kishte bërë Hitler-i, por ai besonte se mostra Hitler ishte vetëm një produkt i një fëmijërie të keqe.





Debati për dy fëmijët vrasës: U mungon dashuria



Gjatë një debati për dashurinë dhe marrëdhëniet, ai rrëfehet se ka pasur një debat me gruan e tij të parë, Lisa Marie Presley, mbi planin që ai kishte bërë për të vizituar vrasësit e një foshnje 2-vjeçare, që ishin dënuar me burgim të përjetshëm. Vrasësit në fakt ishin dy fëmijë 10-vjeçarë.

"Patëm një sherr dikur, kur dy fëmijë të vegjël në Londër vranë këtë foshnjën dhe unë doja që të shkoja t’i vizitoja sepse “mbretëresha u kishte dhënë fëmijëve dënim të përjetshëm” (Burgimi që ata kryen ishte 15 vjet)", - thotë Jackson. "Këta ishin dy fëmijë 10, 11 vjeç dhe unë doja të shkoja në burg t’u bëja një vizitë. Ajo më tha: “Ti idiot, ti do që t’i shpërblesh ata për atë që bënë”. Unë i thashë: “Si guxon ta thuash këtë?”. Unë thashë, që po të gjurmosh në jetën e tyre do të shohësh se ata nuk kanë pasur prindër rreth e rrotull, ata nuk kanë pasur dashuri. Askush nuk ka qenë atje t’i shihte në sy dhe t’u thoshte “ju dua”. Ata ndoshta e meritojnë dënimin që do të vuajnë për gjithë jetën, unë dua që të shkoj atje dhe t’u them që ju dua dhe t’i përqafoj".

Rabbi Shmuley shpjegon se ai i kishte përmendur disa herë dy fëmijët e dënuar për vrasje dhe kishte thënë se ai nuk besonte që te fëmijët kishte ndonjë gjë të keqe. Ai besonte se faji ishte i prindërve që i kishin neglizhuar të vegjlit dhe që ata vetëm kishin nevojë për dashuri.





Për Princeshën Diana: Ajo ishte tipi im, do më bënte të lumtur



Duke e mbajtur diktofonin afër gojës, Michael Jackson hap zemrën edhe mbi një subjekt që gjatë gjithë kësaj kohe e kishte mbajtur të groposur thellë si dashuria dhe gratë. Ai pranoi se do të kishte dashur t’i kishte kërkuar Princeshës Diana të dilnin bashkë, sepse ajo ishte “tipi im”.

"Unë mendoj se ajo ishte shumë speciale. Shumë femërore dhe klas njëherësh. Jam i sigurt që ishte tipi im, dhe mua nuk më pëlqejnë pjesa më e madhe e vajzave. Vetëm pak mund të pëlqej, pak që plotësojnë kushtet. Ka ca kushte speciale që të më bësh mua të lumtur dhe ajo i kishte", - rrëfehet Michael. Kur Rabbi Shmuley e pyet nëse i kishte kërkuar ndonjëherë Diana-s të dilnin Michael përgjigjet: "Absolutisht jo".

Jackson: "Nuk i kam kërkuar që të dilte me mua asnjë vajze në jetë. Ato më kanë kërkuar mua".

Shmuley: "Vërtet?".

Jackson: "Unë nuk mund t’i kërkoj një vajze që të dalim."

Shmuley: "Po nëse ajo do të të kishte kërkuar të dilnit bashkë?".

Jackson: "Sigurisht që do të kisha shkuar".

Ai gjithashtu rrëfehet se Cindy Crawford kishte flirtuar me të në një darkë për njerëzit me ngjyrë, dhe që kishte marrë në konsideratë të dilte me miken e tij të ngushtë Elisabet Tailor.





Jackson për Madonna-n:

“Ajo më do, por nuk është fare seksi”



Në kaseta ai është rrëfyer gjithashtu edhe për ndjenjat e Madonna-s ndaj tij, duke rrëfyer për herë të parë se besonte që mbretëresha e pop-it ishte e dashuruar pas tij.

"Unë mendoj që ajo i njeh dhe e pëlqen tronditjen dhe di si ta shtypë këtë buton te njerëzit", - thotë ai. "Unë mendoj që për ca kohë ajo ishte seriozisht dhe sinqerisht e dashuruar pas meje, por unë nuk isha i dashuruar me të. Ajo bëri mjaft gjëra të çmendura për mua, por unë e di që nuk kishim asgjë të përbashkët".

Më tutje ai vazhdon: "Ajo nuk është fare seksi. Unë mendoj që të qenit seksi vjen nga zemra dhe ka të bëjë me mënyrën se si e prezanton veten".

Gjithmonë është thënë se Michael dhe Madonna ishin miq për kokë, por nga këto intervista del që nuk ishte kështu dhe për më shumë Jackson beson se Madonna ishte xheloze për suksesin e tij.

“Ata të admirojnë dhe e dinë që ti je i mrekullueshëm dhe i madh sepse ata janë ziliqarë ndaj teje, ata do donin të ishin në vendin tënd”, - thotë ai. “Madonna është një prej tyre. Ajo është xheloze. Ajo është një vajzë një grua, dhe unë mendoj se ajo që e shqetëson atë është se vajzat nuk klithin e qajnë për gratë e tjera. Ndërkohë që burrat janë shumë krenar që të ulërasin apo qajnë për gratë. Unë marr nga publiku adhurimin që ajo nuk e merr dot”, - thotë Michael, duke iu referuar faktit që mijëra fanse të tij qanin, ulërisnin dhe madje shkulnin flokët ndërsa ai ishte në skenë, në atë gjendje adhurimi për këngëtarin qindrave u binte të fikët.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top