The New York Times: Leksioni nga tërmeti në Shqipëri, Ballkani nuk është gati për ‘të madhin’

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
1577994081145.png

Media amerikane The New York Times ka publikuar një artikull ku paralajmërohet se shtetet e Ballkanit nuk janë gati për të përballuar pasojat e një tërmeti të madh. Sipas kësaj media, leksioni u mor nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, që shkaktoi 51 viktima.






“Ndërtimi shpesh kompromentohet nga korrupsioni, një model i përsëritur në të gjithë Shqipërinë, një komb i vogël ballkanik. Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri vrau 51 njerëz, dërgoi qindra në spitale dhe la mijëra të pastrehë. Ndërsa tronditja bie, tragjedia ofron një paralajmërim të zymtë për një rajon që është shkatërruar nga tërmetet shumë më të fuqishme në të kaluarën dhe që ekspertët paralajmërojnë se është i papërgatitur për një tjetër të madh”, shkruan The New York Times.

Nga Bukureshti në Rumani deri në Sofje në Bullgari dhe në mbarë vendet e Ballkanit në Evropën juglindore, vijon NYT, qeveritë e njëpasnjëshme nuk kanë arritur të adresojnë rreziqet që paraqesin ndërtesat e vjetra.

Duke udhëtuar nëpër zonat më të goditura pas tërmetit të fundit në Shqipëri, shkalla e sfidës ishte e dukshme. Tërmeti i kishte bërë godinat e ndërtuara dobët edhe më të rrezikuara, duke ekspozuar dhjetëra mijëra të tjera në rrezik të mundshëm në të ardhmen, thuhet në artikull.

“Vendi nuk ka mjaftueshëm inxhinierë dhe ekspertë për të vlerësuar të gjitha pronat që janë dëmtuar dhe madje edhe kur rreziku dihet, kostoja e kryerjes së riparimeve të nevojshme është shpesh e pamundur në një nga vendet më të varfëra të Evropës”, shkruan NYT.

Në Rumani, ndërtesat më të vjetra shpesh paraqesin rrezikun më të madh. Por në vendet e tjera, si Shqipëria, janë ndërtesat e reja që shqetësojnë shumë ekspertë, shkruan NYT, duke theksuar se ‘boom’-i i ndërtimeve pas rënies së komunizmit ka ndikuar negativisht në standarde.

Top-Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top