The Economist: SIGURIA ENERGJETIKE E EUROPثS

Bilderberg

Anëtar i ri
SIGURIA ENERGJETIKE E EUROPثS

“The Economist”

Zyrtarisht, Bashkimi Europian nuk është më aq i shqetësuar në lidhje me mbylljen e dy naftësjellësve që kalonin në territorin gjeorgjian, sesa janë tregtarët e mëdhenj të naftës, që i kanë mbledhur supet pas marrjes së këtyre lajmeve. Pas së gjithash, më pak se 3 për qind e importeve të naftës në Europë vijnë nga Azerbajxhani nëpërmjet Gjeorgjisë, sipas Komisionit Europian, dhe aspak prej gazit të saj. Komisioni nuk planifikon të bëjë më shumë sesa thjesht "të monitorojë situatën nga afër". E megjithatë, eurokratët, ankohet një diplomat, nuk po i shohin me vëmendje të veçantë ngjarjet e fundit në Kaukaz, si dhe spektaklin e energjisë që përfshihet aty. Disa prej kolegëve, natyrisht dyshojnë se një motiv themelor rus për të pushtuar Gjeorgjinë, ishte të vinte në dukje brishtësinë e saj si një pikë tranziti e gazit dhe naftës. Vendet evropiane, për një kohë të gjatë kanë ëndërruar të sigurojnë burimin e gazit nga Kazakistani apo Turkmenistani nëpërmjet një naftësjellësi që kalon në Gjeorgji. Kjo rrugë e anashkalon Rusinë, që kontrollon të gjithë naftësjellësit ekzistues mes Azisë Qendrore dhe BE-së, duke e lënë më pak se gjysmën e Europës në mëshirën e Rusisë për sa i përket furnizimit me gaz. Në fund fare, lufta në Gjeorgji e ka vënë në dukje edhe më shumë situatën e pastabilizuar në vend dhe vështirësinë e realizimit të këtij plani. Rusia mbetet furnizuesja më e madhe me naftë dhe gaz e Bashkimit Europian. Ajo i siguroi BE-së 38 për qind të importit të gazit dhe 33 për qind të importit të naftës. Disa vende europiane, veçanërisht nga republikat ish-sovjetike dhe satelitët e tyre varen nga Rusia për energjinë. Varësia e BE-së vetëm do të rritet, pasi prodhimi i saj po bie ashtu si edhe ai i furnizueses së dytë më të madhe, Norvegjisë. Deri në vitin 2030, parashikon Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, importet e gazit të Europës me Rusinë do të trefishohen. Rusia ka shfaqur vullnetin e saj për të përdorur gazin dhe naftën për qëllime politike në disa raste. Në fillim të vitit 2006, ajo i ndërpreu gazin Ukrainës, e cila përdori në vend të kësaj disa prej rezervave që ishin planifikuar për Hungarinë dhe Italinë. Rusia i ndërpreu furnizimin me naftë edhe Lituanisë dhe atë me gaz Bjellorusisë e Gjeorgjisë. Së fundmi, ajo e përgjysmoi sasinë e naftës që duhej t‘i dërgonte Republikës اeke, gjë që u interpretua si një ndëshkim për gatishmërinë çeke, për të vendosur një bazë radarësh për mbrojtjen anti-raketë të SHBA-së.

Pavarësisht nga rëndësia, Europa i është përgjigjur këtyre ngjarjeve me pavendosmëri dhe përçarje. Firmat e mëdha të energjisë në Francë, Gjermani dhe Itali, kanë nxituar të nënshkruajnë kontrata afatgjata me "Gazprom"-in, gjigandin rus të kontrolluar nga shteti, në mënyrë që të sigurohen furnizimet dhe rezervat. Ka edhe konkurrencë të pazakontë për të nënshkruar skemat e naftësjellësve të "Gazprom"-it, ndërsa planet për alternativat që shmangin Rusinë janë të vogla. Irani dhe Iraku, të dyja këto vende kanë burime gazi, por BE heziton të bëjë biznes me të parin, për shkak të ambicieve bërthamore të tij dhe nuk mund të bëjë biznes me të dytin, për shkak të destabilitetit. Për të tejkaluar ngurrimin e kompanive të gazit për të investuar në naftësjellës apo gazsjellës që do t‘i vendosin ata përballë një konkurrence më të madhe, Komisioni ka sugjeruar t‘i detyrojë ato të shesin rrjetet e shpërndarjes. Qeveritë europiane e kundërshtuan një kompromis të tillë, ndërsa firmat do të vazhdojnë të blejnë dhe të shesin gaz për sa kohë që dy bizneset janë të drejtuara në mënyrë të ndarë nga njëri-tjetri. Por, Parlamenti Europian e hodhi poshtë këtë plan. Ndërkohë, po zhvillohen edhe bisedime për rritjen e importeve të gazit të lëngët. Por, kostoja e ndërtimit të infrastrukturës së nevojshme është rritur në mënyrë dramatike dhe shumë kompani kanë nisur të merren me këtë çështje. Qeveritë europiane duhet të shpluhurosin idetë e tyre pas luftës në Gjeorgji. Analistët kanë nisur të shohin tani më shumë seriozitet për të zgjidhur problemet me Rusinë se më parë. Ka edhe një mendim tjetër që të bën të ndihesh i sigurt dhe që është fakti se Bashkimi Sovjetik kurrë nuk e ndërpreu furnizimin e Europës me gaz, edhe gjatë Luftës së Ftohtë. Rusia, pas së gjithash, është po aq sa BE-ja në mëshirë të naftësjellësve dhe gazsjellësve, për sa i përket faktit se ajo nuk mund të shesë gaz lehtësisht kudo.
 
yyyyyyy cfar materiali, vallai tani per momentin jam shum e lodhur ta lexoj , por e le per nje dite tjeter qe te jap dhe nje mendim . mbi kete ceshtje.
 
tani e lexova materialin te tere, rusia e ka pajisur europen me gaz dhe mendoj se vazhdoj ta pajis akoma, pasi dhe fitimet e saj nuk mendoj se mund te ti largoj aq kollaj, gjithesesi kur disa vende po marrin iniciativen per tu bashkuar (Francë, Gjermani dhe Itali) qe të nënshkruajnë kontrata afatgjata me "Gazprom"-in, gjigandin rus të kontrolluar nga shteti, në mënyrë që të sigurohen furnizimet dhe rezervat. do kisha shum deshire qe ne mes tyre te ishte dhe shqiperia.
 
tani e lexova materialin te tere, rusia e ka pajisur europen me gaz dhe mendoj se vazhdoj ta pajis akoma, pasi dhe fitimet e saj nuk mendoj se mund te ti largoj aq kollaj, gjithesesi kur disa vende po marrin iniciativen per tu bashkuar (Francë, Gjermani dhe Itali) qe të nënshkruajnë kontrata afatgjata me "Gazprom"-in, gjigandin rus të kontrolluar nga shteti, në mënyrë që të sigurohen furnizimet dhe rezervat. do kisha shum deshire qe ne mes tyre te ishte dhe shqiperia.
:eek:hh:

Nuk jam dakord me ty ne keto pika:
1) Shqiperia ka naften e saj te cilen nuk po e shfrytezon ajo per nevojat e saj, por po e shfrytezojne korporatat nderkombetare private per interesat e veta duke ia rishitur shqiperise menje çmim te lart.

2) Gjigandi rus "Gazprom" nuk eshte shteteror faktikisht por eshte me shumice aksionere prone e privateve dhe jo e shtetit. Ne kete aspekt nuk jane shtetet Francë, Gjermani dhe Itali qe kane bere marreveshjen me ruset por jane kompanite me maxhorance aksionere private te ketyre steteve qe kane bere kete marrveshje (shtetet e ketyre veneve kane vetem nje % te parendesishme ne keto kompani)

3) Shqiperia nuk mund te beje nje marreveshje me ruset pasi Shteti Shqiptar nuk ka aksione/ nuk eshte aksioner ne asnje kompani nafte ne vend, dhe ate qe pati (ARMO) e privatizoi dhe ua shiti te huajve!!

Shqiperia ka vetem nje rruge dhe ajo quhet ENERGJI ALTERNATIVE siç po bejne shumica e shteteve te zhvilluara ne bote, dhe ashtu siç kane bere prej vitesh (qe prej viteve '70) shtetet Skaninave qe jane me te civilizuarat dhe me te pasurat e Europes.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top